POLITIKE

Berisha nga Foltorja në Tiranë: Që në themelim morëm përsipër misione të mëdha

Piranjat Përditësimi i fundit 21 January 2026, 19:06

Berisha nga Foltorja në Tiranë: Që në themelim morëm

Partia Demokratike ka vijuar turin e Foltores me Degën 2, në Tiranë. Kreu i PD, Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët tha se opozita u krijua në terrenin më armiqësor dhe se ia arriti që të mbrojë dhe të krijojë një demokraci.

Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, demokrateve e demokratëve të lagjes 2. Të gjithë demokratëve e demokratëve të Tiranës, qytetareve e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Të dashur drejtues, të degës së Partisë Demokratike numër 2, Jorida, zonja kryetare, Belind, Enri, Mimoza, të gjithë sa jeni këtu. Është kënaqësi e veçantë të takohem me ju dhe takohem me ju me shpresë dhe besim të plotë. Sepse, në 35 vite, kur ndalim dhe vështrojmë pas, ne vijmë këtu si njerëz të idealeve.

Si njerëz që sakrifikuam për idealet më të larta, më fisnike të njeriut. Për lirinë e individit, për votën e lirë, për iniciativën e lirë, për atdhedashurinë, për Shqipërinë. Sakrifikuam për familjen. Pra, ne jemi njerëz të cilët jemi udhëhequr dhe kemi mbrojtur të vërtetat më të mëdha të një shoqërie, të vërtetat më të mëdha të një individi.
Ky është realiteti, kjo ka qenë përcaktuese në mbijetesën tonë. Ne u krijuam në një terren më armiqësorin që mund të ishte. Në një terren që opozita ishte një mallkim. Por ne ia dolëm. Ia dolëm jashtë çdo parashikimi.

Që në atë terren, në vendin e diktaturës më ekstreme, hiperkolektivizmit më ekstrem, të ndërtojmë rendin demokratik, institucionet e shtetit demokratik, ekonominë e tregut. Dhe ajo që është shumë e veçantë në këtë arritjen tonë: ne ia dolëm në një kohë kur, në agun e këtyre ndryshimeve, ne pothuaj nuk dinim asgjë për to. Por ne mësuam. Ne të vendosur të kthejmë në jetë idealet tona, ne arritëm në katër vite një transformim epokal të Shqipërisë. Me idealet tona, ne ndamë epoka. Përmbysëm epoka, sisteme.

Dhe mbi të gjitha, ne çështjen kombëtare shqiptare, një çështje e tradhtuar në mënyrë më antishqiptare, një çështje që përbënte një nga padrejtësitë më të mëdha historike të Europës, ne guxuam. Javën e parë, ne u thamë shqiptarëve dhe botës, se për ne, çështja kombëtare do të jetë Ylli ynë Polar. Në rast se ne nuk do thonim, nuk do shpallnim këtë, ne nuk duhet të ekzistonim, nuk meritonim të ekzistonim. Pra, që në themelim, ne morëm përsipër mision, misione të mëdha. Dhe e vërteta është që ka qenë misioni ynë. Ka qenë misioni ynë për Shqipërinë, ka qenë misioni ynë për lirinë.

Ajo bën që sa herë menduan që ne u zhdukëm, të ngrihemi si feniksi nga hiri. Ajo që bën që ne të transformojmë në mënyrë epokale Shqipërinë. Miq, ne u përmbajtëm këtyre të vërtetave, nuk i lëshuam ato. Të shpallje ti në vitet '90 se çështja kombëtare është Ylli ynë Polar, në një kohë kur fqinjët tanë kishin kthetrat të gjithë në çështjen shqiptare, automatikisht shpallje një armiqësi me të gjithë ata që i kishin kthetrat në këtë çështje.
Po ne do ta bënim atë. Sepse në qoftë se, thashë edhe njëherë, ne do përfaqësonim interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pra, këto të vërteta që mbrojtëm, ky mision, u shndërrua dhe në forcën jetike të Partisë Demokratike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?