Berisha niset drejt Vjenës, do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të PPE-së

Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një reagimi në rrjetet sociale se është nisur drejt Vjenës, ku do të marrë pjesë në punimet dyditore të Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane (PPE).
Sipas tij, në rendin e ditës së Asamblesë është parashikuar diskutimi i raportit të misionit faktmbledhës të përfaqësuesve të 30 partive anëtare të PPE-së, të cilët vizituan Shqipërinë disa muaj më parë me kërkesë të Partisë Demokratike për t’u njohur nga afër me situatën në vend.
Gjithashtu, në axhendën e punimeve do të jetë edhe çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Postimi i Berishës
Miq, sot udhëtova për në Vienë për të marrë pjesë në punimet dy ditore të Asamblesë Politike të EPP
Në rendin e ditës të punimeve të Asamblesë është dhe diskutimi i Raportit të Misionit Faktmbledhës të përfaqësusve të 30 partive anëtare të EPP që erdhën para disa muajve në Shqipëri me kërkesë të Partisë Demokratike për t’u njohur me gjendjen në vend.
Në rend dite është edhe çeshtja e zgjerimit të BE.
Lexo edhe
POLITIKE
“F*ck you”/ Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk ua thashë shqiptarëve, u keqinterpretova

Rama: Nuk jap dorëheqjen, kam firmosur me popullin deri në vitin 2029

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

“Parlamenti vulos vendimet e Ramës”, Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?





