POLITIKE

Berisha: Partia Demokratike ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj

Piranjat Përditësimi i fundit 13 January 2026, 18:19

Berisha: Partia Demokratike ka treguar një besnikëri të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pranishëm në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, që përkon dhe me 35 vjetorin e themelimit të kësaj dege të PD, pasi ka përshëndetur të gjithë qytetarët dhe demokratët, u shpreh se, analiza e këtyre 35 viteve, çdo demokrati dhe demokrateje, duhet t’i shërbejë para së gjithash si një përgjegjësi, si një barrë e re për misionin e madh, misionin e ri që kemi.

Sipas tij, Partia Demokratike ndër vite, ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj.

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe një mirënjohje të pakufishme për ju dhe të gjithë qytetarët e qarkut të Lezhës për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Partisë Demokratike. Mirënjohja jonë është e pakufishme, nderimi ynë është më i madh se kurrë për ju.

Të dashur miq, ne sot mblidhemi në një datë, 35-vjetorin e themelimit të PD, ndaj dhe unë duhet të përulem me nderimin më të madh para atyre djemve dhe vajzave, djemve dhe vajzave të këtij rrethi që 35 vite më parë, në kushtet e terrorit të vërtetë komunist me vendosmëri dhe guxim themeluan këtu në Lezhë, PD-në, themeluan pluralizmin politik, ndanë epokat, përmbysën sistemin më çnjerëzor që shqiptarët kishin provuar në tërë historinë e tyre, sistemin komunist, dhe çelën dyert e lirisë, demokracisë në këtë qark dhe mbarë Shqipërinë.

Nderimi më i madh për ta.

Ne festojmë këtë 35-vjetor natyrisht me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë për detyrimet që kemi. Kjo analizë e këtyre 35 viteve, secilit prej ndesh, çdo demokrati dhe demokrateje, duhet t’i shërbejë para së gjithash si një përgjegjësi, si një barrë e re për misionin e madh, misionin e ri që kemi. Në vitet ’90, ne, njerëz qenë tërësi nuk kishim asnjë dijeni se çfarë është rendi demokratik, por që lirinë e kishim aspiratë të brendshme shpirtërore, por jo diçka të përjetuar, sistemin dhe vlerat e demokracisë i kishim tërësisht të panjohur, ne me guxim përmbysëm rendin dhe ndërtuam sistemin e idealeve dhe aspiratave tona, Shqipërinë e lirë, qytetarëve të lirë dhe dinjitozë, lirisë së besimit, lirisë së pronës, iniciativës së lirë, Shqipërisë së hapur ndaj miqve dhe e rreshtuar në anën e drejtë të historisë, Shqipërisë së vokacionit perëndimor, integrimit të saj në institucionet euroatlantike.

Pra, njerëz, të cilët pa asnjë lloj praktike siç ishim ne, realizuam gjëra shumë të mëdha.

Justifikuam plotësisht atë përpjekje të madhe që u bë nga shqiptarët dhe ne si PD, me programin tonë, krijuam ekonominë e tregut. Me programin tonë krijuam institucionet e demokracisë.

Siç është e pashmangshme, ne bëmë edhe gabimet tona, por ne vazhduam të mbrojmë vlerat që besojmë. Ne, pasi njohëm gabimin tonë, bëmë zgjidhjen më të drejtë ligjore, u dhamë problemeve të krijuara në mënyrën më të drejtë, më të ndershme. Nuk pranuam që me ndërgjegje të kryenim veprime amorale, të merrnim paratë e atyre që nuk kishin vendosur asnjë qindarkë në skemat piramidale dhe t;ua jepnim atyre që i kishin humbur, jo, ne ndoqëm standarde morale, pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim.

Dhe përsëri, shqiptarët e vlerësuan këtë.

Shqiptarët panë tek ne një forcë politike me moral. Një forcë politike që e lëshoi karrigen, doli në gjuqin publik, mori përgjegjësitë, por mbeti e ndershme në moralin e saj.Nuk mashtroi qytetarët.Mos harroni, rivali im u tha qytetarëve do u rikthejmë çdo qindarkë.Unë thashë asnjë qindarkë nuk mund të kthej sepse një borxh që nuk është marrë, nuk mund të njihet kurrë.

Qeveria juaj atë borxh nuk e kishte marrë. Kjo ishte e vërteta.Në krye të katër viteve, shqiptarët votuan në shumicë PD-në.E votuan pavarësisht na gabimi që kishte bërë, por e votuan për parimësinë që ajo tregoi, për guximin që ajo tregoi.

Ajo u ngrit si Feniksi nga hiri dhe fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, të cilat e dinë shqiptarët se si u grabitën me fenomenet e Dushkut, etj, etj.Përsëri ne qëndruam, e gjunjëzuam pushtetin, mbrojtëm votën, u shndërruam në mbrojtësit më të sigurt, më të vendosur të votës së shqiptarëve.Nuk ka ndodhur kurrë që ata, të cilët vëzhguan zgjedhjet, të shkruajnë në raportin e tyre se ne e ndryshuam raportin pasi opozita solli prova të pakundërshtueshme.

Raporti ndryshoi, zgjedhjet u damkosën. Faktikisht, qeverisë së asaj kohe, ne i hoqëm legjitimitetin.Dhe ashtu siç jemi ne Parti Demokratike e vlerave, e përcaktuar në rrugën tonë për realizimin e qëllimeve me mjete demokratike, ne vazhduam betejën dhe fituam në mënyrë plebishitare në vitin 2005. Vite të qeverisjes, të cilat sollën ndryshime që Shqipëria nuk i ka pasur kurrë.

Sollën ndryshime thelbësore.

Shqipëria nga honet e mjerimit dhe varfërisë që ishte, ndoshta edhe shekuj, në grupin e vendeve me të ardhura më të ulëta, u ngjit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.Shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre ishin njerëzit më të paguar në rroga dhe pensione në rajon.U transformua infrastruktura.U anëtarësua vendi në NATO.Arsimi mori një pamje tjetër. Shqipëria ecte me hapa të sigurta drejt integrimit në BE. Dhe ne në vitin 2013, humbëm zgjedhjet, pranuam rotacionin, dolëm në opozitë duke treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?