POLITIKE

Berisha: PD do ketë përparësi vendosjen e minimumit jetik. Në Shqipëri nuk do të ketë varfëri ekstreme

Piranjat Përditësimi i fundit 7 May 2026, 19:51
Berisha: PD do ketë përparësi vendosjen e minimumit jetik.

Në tryezën ekonomike për pensionistët, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se përparësia e Partisë Demokratike do të jetë vendosja e minimumit jetik.

Me ardhjen e PD në pushtet, Berisha tha se në vend nuk do të ketë më varfëri ekstreme.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Dhe së fundi, dhe së fundi, ligji s'mund të veprojë për kryeministrin dhe ministrat, siç ishte rasti i Ballukut.

A mund të imagjinoni ju një njeri të papërgjegjshëm, njeri të pangopur, që së bashku me Ramën kanë administruar 12 miliardë euro vetëm në portofolin e asaj ministrie gjatë viteve?

Ku janë? Pothuaj pa përjashtim, të gjitha rrugët u shembën. U shembën rrugët e ndërtuara gjatë këtyre 12 viteve.

Po pse? Më tha njëherë një biznesmen, e sulmoja unë atë, edhe erdhi më tha, ti ke të drejtë tha, që më sulmon. Po unë tha, sepse i çoja dhe këta bashkëpunëtorët e mi dhe ja masnin thellësinë e asfaltit Koço Kokëdhimës, në Tiranë. Ja jepte Edi Rama të gjitha. Ke të drejtë tha, po problemi është se këta më marrin 20% mua.

Dhe kur ma marrin 20%, atëherë unë, krejtësisht pa fitim s'mund të dal. Kështu që ajo që bie viktimë bie rruga. Dhe këta, mirëpo këta kanë tejkaluar çdo lloj limiti, çdo lloj kufiri. Ndaj dhe rrijnë pensionistët me këtë pension. Në një farë mënyre, është absolutisht krim.

Ndaj dhe, në çdo aspekt, asnjë përkujdesje.

500 milionë euro jep qeveria greke vetëm për popullatën, jo vetëm fermerët, fermerët po e po, për të lehtësuar pasojat e rritjes së çmimit të naftës gjatë kësaj periudhe. Rriten biletat, rriten çmimet e tjera, pensionisti s'ekziston. 

Ndaj dhe ju siguroj se përparësi absolute, Partia Demokratike do të ketë minimumin jetik, pensionet, rrogat e ulëta si fillim.

Ne do e nisim aty. Ne do vendosim minimum jetik. Është thënë 200 $, do rillogaritet. Se ecën. Po, po do e shpërndajmë. Shpërndarja është drejtësi sociale. Dhe nuk mund të ndërtosh një sistem të tillë të pabarabartë në shkallë ekstreme.

Nuk është barazi e madhe ajo. Por shqiptarët që të mbetet në varfëri ekstreme nuk do ketë. Jo, nuk do ketë. Dhe është varfëri ekstreme ai shqiptar që nuk ka 5 euro në ditë. Ai është varfëri ekstreme.

Dhe kjo, mbi këtë bazë do jenë pensionet. Mbi këtë bazë do fillojë rritja e fuqishme e pensioneve. Shqipëria nuk ka asnjë vend më të pasur. Asnjë vend. Në 28.000 km2 nuk ka pasuri të përrallore që ka Shqipëria. Jo. Nuk i ka tokën, detin, nëntokën, çdo gjë. Ujërat dhe çdo gjë tjetër.

Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen se jetojnë në një vend me pasuri të mëdha dhe të jenë ata që të përfitojnë prej tyre. Ishte qëllim. Jua them këtu. Ishte qëllimi bazuar në këtë, në këtë nocion, në këtë realitet që po them, që shqiptarët ishin më të mirë të paguarit.

Dhe arritëm, se arritëm gjë të madhe. Se ato prapë të ulëta ishin. Po, më të mëdha se të tjerëve. Dhe do ta vazhdonim ne atë. Ne do ta vazhdonim me çdo kusht.

Dhe sot do ishim përsëri me distancë të madhe me, me serbët, maqedonasit, shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi e të tjerë. Askush s'ka pasuritë tona. Asnjë nga këto vende.

Askush nuk ka tokë qiellore si Shqipëria. Absolute. Askush nuk ka potenciale të jashtëzakonshme hidrike që ka Shqipëria. Nuk ka rezerva botërore të kromit, nikelit, hekurit, siç i ka Shqipëria.

Nuk ka naftën që ka, siç ka Shqipëria.

Nuk ka brigjet e saj fantastike, që e bëjnë nga vendet më të, më, më, më të bukura. Të gjitha këto për pensionistët dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve, kanë vlerë pothuajse zero.

Nuk ndjejnë asgjë, nuk përfitojnë asgjë. Është bërë debat këto ditë për naftën.

Ne prodhojmë deri 1 milion ton naftë. Ne kemi portet, e marrim direkt në porte. Ne shesim 2.2 euro, Maqedonia pa porte, Maqedonia pa naftë, Maqedonia e shet 1.5 euro. Sepse taksa që vendos qeveria mbi naftën është ndër më të lartat në botë. Po.

Për një litër naftë në kosto pune, në Shqipëri është 8 herë më e lartë se në Gjermani. Është 8  herë më e lartë se në Holandë dhe vende të tjera, çfarë fiton me njësi pune me orë pune.

Pra është ndjekur një politikë që çdo sistem kolonial do ta kishte lakmi. Këta nuk janë të huaj, po këta janë më të këqij se të gjithë të huajt që kanë shkelur në këtë tokë, sepse janë vendas dhe e vjedhin vendin në këtë mënyrë të pamëshirë, të pandalshme, të çmendur.

Nuk ndalen kërkund. Natyrisht, nuk ka diskutim që skema e pensioneve, skema është burimi bazë. Po flasim për informalitetin.

Informaleti diktohet nga korrupsioni, diktohet nga taksat e larta, diktohet nga i gjithë mjedisi i krijuar. Ndaj dhe ne, në një luftë të egër me informalitetin, do bëjmë gjithçka të rrisim kontributet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?