Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
POLITIKE

Berisha: A e dini ju që Aeroporti i Vlorës, është krim më i madh që ka ndodhur?

P
Piranjat 1 June 2026, 18:09 · 4 min lexim
Berisha: A e dini ju që Aeroporti i Vlorës, është krim

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi deklaratën e Kryeministri Edi Rama lidhur me situatën në Zvërnec. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se Rama po fliste si të ishte ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. Lidhur me çështjen e Zvërnecit, Kryedemokrati tha se PD është pro investimeve të huaja në vend pasi janë jetik, por në 13 vite i vetmi investim i huaj është ky që po përflitet në Zvërnec, të cilin sipas tij Rama dhe PS po e përzënë.

"Foli sikur të ishte Lubia. Se do shkonte në katund. Në katund jo, por në qeli po. Thuajuni. Tani po largohem për mëkate, një zinxhir i pafund hipokrizie si hajduti i kapur në qark. Në qark. Erdhi sot ku është? I dha një të fortë këtij tjetri këtu dhe vazhdoi mashtrimin e tij. Por në gjithë këtë histori çfarë ka? Investitori i vetëm në 13 vite i huaj si ta largojmë dhe atë nga Shqipëria. Po u them unë ju. 13 vite nuk ka asnjë investitor të huaj në tokën shqiptare. 13 vite thotë Europe tender. Asnjë tender në Shqipëri nuk është fituar nga kompani europiane. Një nga kompanitë që po investonte në Lalëz 1.5 mld.

Rumi pritej në zyrën e tij. Edhe ai nga Katari ishte. Asnjë investitor i huaj. Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i PD? ne besojmë se investimet e huaja janë të një rëndësi jetike për zhvillimin e Shqipërisë. Sikundër gjatë periudhës që qeverisëm në Shqipëri u garantuan investimet më të mëdha vetëm në fushën e energjitikës 12 mld euro. Projekti i TransAdriatik, Kaskada e Devollit, kaskada e Fanit. Nga 2008 në 2013 investimet u variuan nga 1.2 në 1.4 mld euro.

Ça ndodh tani? Tani, u them prapë ju, PD mbështet investimin e huaj. Dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Mbajeni shënim. Po e largoni. Vetë tha. Ju më votuat mua. E hoqi maskën. E hoqi maskën. Britma për çështje pronësie. PD qëndron për respektin e plotë absolut të të drejtës së pronës.

Shihni ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës. A ka shqiptar që nuk e di që po bëheni copa t’ja merrni aksionet. Po më po. E dini mirë. Bëni sikur ça po flet ky. Absolut po. Doni t’ja merrni aksionet, se janë në lojë 130 mln euro. 10 mln në vit bileta të munguara. Ministri del e thotë gjeni zgjidhje tani. A foli GJL? Zbato vendimin. Jeni shtet xhepi.

Rrëmbimi i qytetarit që po protestonte i qetë. Absolutisht pa asgjë. Prisni. E rrëmbyen barbarisht, dhe tani komunikatat e Skënder Ballukut se ishte futur në territor, kur dolën videot e aktivistëve ishte jashtë. Doli video që ishte larg telave. E rrëmbyen. Atëherë reagoi Skënder Balluku. Po sa herë e keni bërë me protestuesit paqësorë në Tiranë? A e dini ju që Aeroporti i Vlorës, është krim më i madh që ka ndodhur. Ishte habitet i dhjetëra specieve të rralla. I asgjësuat," tha Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.