Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ka deklaruar se për shkak situatës së jashtëzakonshme dhe emergjente politike pas skandaleve të qeverisë Rama, kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut dhe operacioni në AKSHI, agjenda e parashikuar e mbledhjes do të shtyhet.
Sipas tij, fokusi i plotë i partisë do të përqendrohet në përgatitjen e një përgjigjeje të fortë ndaj asaj që ai e cilëson si një regjim kriminal dhe antikushtetues.
Gjatë fjalës Berisha e përshkroi momentin aktual si ‘provën më të madhe’ për PD-së, për demokratët dhe për vetë vendin, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për kapje totale të pushteteve, përdorim të institucioneve kundër pluralizmit dhe përpjekje për të neutralizuar drejtësinë përmes presionit politik dhe kriminal.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Pra, ne vijmë sot në provën tonë më të madhe para vetes tonë, para fëmijëve tanë, para shqiptarëve, para kombit, para vendit.
Jo të paktë janë ata që nuk e kanë realizuar se kjo është një diktaturë, e cila e shtyp pluralizmin.
Këtë tashmë e thonë 7 rezoluta ndërkombëtare.
Jo të paktë janë ata që nuk e kanë realizuar se kjo është një diktaturë që përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.
Këtë e konfirmojnë 7 rezolutat ndërkombëtare.
Por, në të gjithë këtë situatë, PD qëndroi.
Qëndroi dhe do qëndrojë fuqishëm.
Kjo mbledhje, që të jemi të sinqertë me ju, duhej të ecte në këtë drejtim, detyrohemi për shkak të situatës emergjente të krijuar, një agjendë të parashikuar për sot, ta shtyjmë për një mbledhje tjetër të afërt dhe të përqendrohemi të tërë në përgatitjen e përgjigjes që duhet t’i japim ne kësaj kalbësire që kundërmon në të gjithë botën.
Kësaj organizate kriminale, që nuk ka Kushtetutë, ligj as moral dhe e cila është e aftë të bëjë çdo gjë.
Edi Rama është i aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet.
Tani është radha jonë.
Është ora jonë.
Ora e demokratëve gjer në largimin e tij.
Nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Shikoni si doli. Njeriu që e nisi qeverinë duke dalë nga ekrani në ekran me hekura në duar, u tregonte qytetarëve hekurat se nuk kishin paguar një faturë dritash apo uji.
Njeriu që çirrej nga ekrani në ekran të arrestohet Sali Berisha, Ilir Meta, etj, tani i kapur në flagrancë, përdor të gjithë pushtetin e tij të krimit për t’u mbrojtur.
Edi Rama është i aftë për grusht shteti.
Ai ka të gjitha pushtetet, por është i aftë që edhe këtë përpjekje që po bën drejtësia, t’ia asgjësoje.
Në qoftë se e dëgjuat, çfarë tha: nuk do e kalojmë këtë si rastet e tjera, por do bëjmë një analizë të thelluar, e them këtë si udhëheqësi i reformës në drejtësi.
Edhe ne do i themi, guxo.
Në mënyrë absolute do bëjmë gjithçka që vend mbi tokë të mos të të lëmë që ti të marrësh atë pushtet minimal të drejtësisë.
Nuk mundet që ne të pranojmë një bandit, një hajdut, një njeri, i cili iu ka bërë shqiptarëve më të zeza se asnjë pushtues tjetër.
Se asnjë pushtues tjetër i egër.
Dhe tani, kur kërkohet të japë hesape, se ato, duhet të jemi të sinqertë, aty në rastin e tunelit të Llogarasë, Lubia që nuk ka pasur kombi një të dytë si ajo përveç Edi Ramës, aty ajo është një shërbëtore e tij.
Ajo ka firmosur ato që i ka thënë ai.
Ndaj dhe ky është kaq i angazhuar për mbrojtjen.
U them unë ju, kur i thanë asaj, u ofrua, do u ndihmoj, do ndërhyj pak në Gjykatë Kushtetuese, jo, tha, ta zgjidhë ai vetë.
E ka kapur për fyti ai atë.
Kështu që, tani ajo masa ishte lehtësim. Por ata e gjykuan në atë mënyrë.
Ishte traumatike, po në vitin 2011, kur Ilir Meta, për një regjistrim të manipuluar 29 herë nga Edi Rama dhe Filip Çakulli në zyrë, as priti kërkesën e prokurorisë, as 21 janarin, më 14 janar më erdhi në zyrë, më tha unë do jap dorëheqjen, unë nuk shkoj në prokurori si zëvendëskryeministër, por do shkoj si qytetar i thjeshtë.
Ky ishte standardi.
Kush mund të mendonte të mbronte një njeri në një rast të tillë.
Kurse këtij i ka dalë fatura 97 milionë euro e tunelit të Llogarasë dhe nuk e lëshon, sepse ajo e merr me vete.
Ajo i ka thënë unë të marr me vete ty.
Dhe e merr me vete.
Koha do e provojë se ajo e merr me vete atë.
Sot nxora vetëm një mesazh, jo për Llogaranë, por për këto lotet. Aty thoshte e ka urdhëruar Rama, ia ka dhënë Rama atij.
Prandaj shkonte Unaza, lotet që kemi ndërtuar ne janë me 4 milionë euro dhe janë 8 km, lotet e tyre janë me 17 milionë euro.
Partia Demokratike ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku në fillim të nisjes, kryetari i PD, Sali Berisha, ka sqaruar zërat kritikë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti pasditen e sotme fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar dem...
TIRANA- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka nisur me fjalën e kryetarit të partisë, Sali Berisha, nd&e...
Firma e tij u tërhoq nga një hotel luksoz i planifikuar në Serbi pas protestave antiqeveritare, ndërsa një resort në Shqipë...
Prokurori i Gjykatës së Apelit me Pesë Anëtarë të Athinës për Çështjet Penale në Greqi, kërkon s...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kuvendi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të Imunitetit provat p&...
Deputeti i PL-së, Tedi Blushi, ka depozituar një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, duke denoncuar pu...
Kuvendi ka reaguar pasi kreyparlamentari Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të Mandateve materialet e SPAK për Belind...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se Edi Rama po përgatitet për një grusht shteti, teksa shtoi se 22 dhjetori do të jet&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ka informacione se takimi i një ditë më parë i Ervin Salianjit në Elbasan &e...