POLITIKE

Berisha: Përpjekja jonë është vetëm një, t'i përvishemi dhëmb për dhëmb Edi Ramës. Revoltë në fitore

Piranjat Përditësimi i fundit 12 December 2025, 18:55
Berisha: Përpjekja jonë është vetëm një, t'i

Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ në Elbasan, kryetari i PD-së Sali Berisha, bëri thirrje për revoltë kundër Edi Ramës dhe qeverisë. Siaps tij, situata aktuale është një nga momentet më kritike të historisë së vendit.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës për thellim të ‘farsës zgjedhore’ dhe theksoi se opozita duhet të organizojë një përballje të vendosur dhe të pandalshme për mbrojtjen e votës së lirë.

Berisha theksoi se, çdo veprim i opozitës është i ligjshëm dhe i dëgjuar ndërkombëtarisht, duke iu referuar 7 rezolutave globale të miratuara gjatë 14 muajve të fundit. Sipas tij, opozita duhet të angazhohet me vendosmëri, ‘dhëmb për dhëmb’, deri në arritjen e fitores.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Pse u ndala në këto unë? U ndala këto sepse tani jemi në një nga momentet më kritike të historisë sonë.

Si njerëz politikë, ne duhet të realizojmë se pa votë të lirë ne të ardhme s'kemi. Absolutisht.

Ne jemi njerëz edhe me eksperiencën tonë, edhe me njohuritë tona, me leximet tona, ne e dimë që farsa, jo që nuk zbutet, por shkon duke u thelluar.

Në këtë farsë Edi Rama fitoi 52, në tjetrën do të fitojë 63. Nuk do japë më 100 euro, do japë 200 euro. Ne nuk kemi ç't'i bëjmë. Kur po hyjmë në zgjedhje, s'kemi ç't'i bëjmë.

Por ne duhet të betohemi, duhet të zotohemi, të bëjmë atë që bënë 35 vite më parë, djemtë, vajzat, gratë, burrat, guximtarët e Elbasanit, u përleshën dhëmb për dhëmb me diktaturën.

Çfarë na shërben ne, do thoni ju, ky raport?

Ka shërbimin më të madh. Sepse çdo përpjekje e jona është e ligjshme. Sepse çdo zë i ynë është i fuqishëm. Sepse çdo gjë që të bëjmë për votën e lirë, do dëgjohemi në gjithë botën.

Mos harroni një gjë. Dy vite më parë na izoluan në thellësitë më të mëdha.

Nga tetori i vitit 2024 gjer në 5 dhjetor të 2025, në 14 muaj, janë 7 rezoluta botërore të cilat sanksionojnë një për një të gjitha këto që ne themi këtu.

A duhet të them me këtë unë se, ne nuk duhet të analizojmë veten tonë?

Jo, absolutisht. Jo. Përkundrazi, ne duhet të analizojmë, ne duhet të jemi krenarë me ato që arritëm, por duhet të analizojmë gjer në nji problemet që patëm gjatë këtyre zgjedhjeve.

Jo se ne do fitonim zgjedhjet. Në kushte të partisë-shtet, zgjedhjet nuk fitohen. Askush nuk duhet të jetë naiv. Sepse me 2 miliardë euro, rrëzon një mal. Sepse me 100 euro për 60% të zgjedhësve, nuk kapërcehen.

Dhe çdo përpjekje e jona në këtë drejtim do të jetë vetëshkatërruese për ne. Do të jetë vetëshkatërrim. Përpjekja jonë duhet të jetë një dhe vetëm një, T'i përvishemi dhëmb për dhëmb Edi Ramës. Revoltë, revoltë, revoltë deri në fitore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?