I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites, Nikola Kedhi, këshilltar i Grupit Parlamentar të PD, i konsideron zhvillimet e fundit politike në vend, si fundin e një beteje për ekzistencën e opozitës shqiptare.
Sipas tij, rezistenca e vazhdueshme politike shihet si një faktor kyç që ka rikthyer dinjitetin e së djathtës, duke e mbrojtur atë nga përpjekjet e asgjësimit gjatë viteve të fundit. Për Kedhin, qasja e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë ka ndryshuar rrënjësisht. Ndërsa më parë vihej re një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të huaj, si në rastin e ish-ambasadores Yuri Kim, diplomacia e atëhershme theksoi Kedhi u ka shërbyer më shumë interesave personale apo atyre të OJQ-ve të lidhura me Sorosin, sesa interesave reale amerikane.
Raportet e fundit ndërkombëtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe institucionet evropiane, shtoi ndër të tjera ai, paraqesin një tablo të zymtë të qeverisjes aktuale.
U provua e tillë nga zoti Berisha vetë me rezistencën e tij, me luftën, me betejën, me shembullin që tregoi për betejën që duhet të bëjë çdonjëri prej nesh për dinjitetin e vet. Një padrejtësi shumë të madhe për demokratët, për të djathtët në përgjithësi, sepse i pëlqen apo jo shumëkujt, zoti Berisha është pjesë e pandashme e historisë së të djathtës shqiptare, e ka formësuar atë, e ka drejtuar atë për një periudhë të konsiderueshme dhe në njëfarë mënyre çdo sulm që i bëhet atij në mënyrë direkte ose indirekte, është një sulm që i bëhet dhe të djathtës shqiptare.
Dhe në thelb, në këndvështrimin tim, ajo që u mundua të bëhej në këto vitet e fundit, sidomos në pesë vitet e fundit, është një sulm për asgjësimin e të djathtës shqiptare dhe të Partisë Demokratike në veçanti. Ndaj është zhbërje e kësaj padrejtësie dhe shënon dhe fundin e një kapitulli ku e djathta shqiptare, Partia Demokratike, luftonte për ekzistencën e vet. Tani natyrisht hapet një kapitull i ri, kjo për fat, për koincidencë përkon dhe me hapjen e kapitullit të ri në Partinë Demokratike për ri-përtëritjen e saj, ndaj ky është njëri aspekt.
Ndërsa aspekti tjetër është që në Shqipëri sot jemi në një pikë të rëndësishme. Këtë e shikojnë qytetarët shqiptarë që janë ngritur në shesh, e shikojnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Dhe nuk është rastësi, mendoj unë, heqja e këtij dizenjimi të padrejtë pikërisht në këtë moment ku qytetarët shqiptarë më në fund janë ngritur për të drejtat e tyre, për pasigurinë në këtë vend, pasigurinë e jetës, pasigurinë ushqimore, pasigurinë juridike, fiskale, arsimore apo shëndetësore. Ndaj unë i shikoj të lidhura së bashku. Është një mesazh i qartë që jepet me pak fjalë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Departamenti i Shtetit në veçanti, që këtu në këtë vend i dizenjuar duhet të jetë tjetërkush: personi që ka dëbuar shqiptarët, personi që ka bërë Shqipërinë një vend të paqëndrueshëm për partnerët tanë, të pabesueshëm për partnerët tanë, sidomos ata brenda aleancës së Atlantikut të Veriut, brenda NATO-s, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Ndaj, ka shumë mesazhe dhe me këtë lajm të ditës së sotme.
Tani, këtu ka një ndryshim thelbësor. Zonja që ju përmendët, unë mendoj që nuk duhet të jetë fare në një fjali me diplomacinë sepse nuk kishte lidhje. Ishte një individ që nuk i shërbeu Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shërbeu interesave të saj dhe të sponsorizuesve të saj, shoqërisë së hapur, Sorosit e ku di unë, të gjithë këtyre që nuk kanë të bëjnë me Amerikën reale, nuk kanë të bëjnë me interesat amerikane, sepse ajo nuk i shërbeu interesave amerikane në Shqipëri. Të paktën personalisht ishte le të themi, nivel të ulët të diplomacisë. Ajo ishte një shërbëtore e disa interesave të caktuara dhe thjesht kaq domethënë.
I çoi ato interesa deri aty, dhe demokratët i dhanë një mësim jashtëzakonisht shumë të madh asaj, atyre që ajo i shërbente, dhe gjithë shoqërisë shqiptare, sepse treguan një nivel shumë të lartë emancipimi. Që jo çdo gjë që na vjen në anglisht duhet dëgjuar, por qytetarët shqiptarë duhet të mësojnë që janë interesat e tyre primarë, janë interesat e Shqipërisë primare. Dhe në qoftë se vjen dikush që i shërben disa interesave të caktuara edhe pse mund të flasi anglisht, nuk duhet dëgjuar në qoftë se nuk na shërben interesave tona si qytetarë shqiptarë. Ky ishte mesazhi shumë i fortë i emancipimit që dhanë demokratët me procesin e Foltores, rithemelimit e të tjerë me radhë, procese që pasuan.
Ndaj mendoj që shoqëria shqiptare ka shumë për të mësuar nga demokratët, dhe demokratët duhet të ndihen krenarë për betejën që kanë bërë në këto pesë vitet e fundit në interes të tyre, në interes të shoqërisë shqiptare. Dhe mendoj që historia një ditë do të jetë shumë e ndershme dhe shumë e qartë për të treguar pikërisht këtë në vitet, në dekadat në vijim. Ndërsa për sa i përket mënyrës se si vepron komuniteti ndërkombëtar sot, sërish kemi një ndryshim shumë të madh nga disa vite më përpara. Në qoftë se këtu shikonim ndërkombëtarë, emisarë, të dërguar, ambasadorë të cilët vinin dhe talleshin me shqiptarët, sepse ndërkohë që shqiptarët vuanin këtu, vuanin nga ana ekonomike, nga ana arsimore, nga ana shëndetësore, nga ana juridike, këta ndërkombëtarë që vinin flisnin anglisht na thoshin që Shqipëria po shkëlqen, Shqipëria është nuk e di, shembulli më i mirë, avancimi i drejtësisë e të tjerë, marrëzira të tilla.
Ndërkohë sot kemi një situatë ndryshe, edhe falë punës që ka bërë Partia Demokratike, ndërgjegjësimit që ka bërë Partia Demokratike, misioneve faktmbledhëse që kanë ardhur këtu dhe kanë parë realitetin, situatën siç është. Dhe sot kemi këtë ndërgjegjësim, ku i cili shprehet ose manifestohet në raportin e DASH-it, në raportin, në rezolutën e kaluar në Parlamentin Evropian, në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, në raportet e Departamentit të Shtetit, ku janë shpalosur të gjitha problematikat që ka Shqipëria. Në Shqipëri sot nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo pranohet në të gjithë raportet që unë citova.
Në Shqipëri ka një model ekonomik oligarkik që i shërben një pakice të vogël të lidhur me kryeministrin. Në Shqipëri kemi një korridor të trafikimit të kokainës dhe të heroinës dhe të drogërave sintetike që nuk ka qenë më përpara, dhe që pengon ose ndihet, impakton vendet e Bashkimit Evropian dhe shkon deri në brigjet amerikane. Kemi probleme me prokurimet, me PPP-të, kemi një korrupsion galopant, Transparency International thotë që kemi rënë 11 vende vetëm në vitin 2025, në një vit të caktuar. Dhe plot probleme të tjera të cilat qytetarët shqiptarë i ndjejnë përditë, nuk është se kanë nevojë t'jua thotë dikush, po mirë është që të përputhen me realitetin dhe ato që thonë ndërkombëtarët.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
11 Qershor16:50
Ministri Malaj vjen në Kuvend me listën e kompanive/ Shehaj: Kë kërcënon ti mor maskara?
Tension në seancë plenare mes ministrit të Financave Petrit Malaj dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, të cilin e p&e...
POLITIKE
11 Qershor16:27
“Je maskara, palaço, hajdut”/ Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca e stome plenare. Përjashtimi i tij erdhi pas disa paralajm...
POLITIKE
11 Qershor16:15
Skandal/ Rreshteri i Ramës, Taulant Balla tenton t’i ndërhyjë agjencisë Reuters
Taulant Balla ka pranuar me gojën e tij në parlament atë që në çdo vend të botës do të konsiderohej një skan...
POLITIKE
11 Qershor15:04
Ministri refuzon parlamentin, Bardhi: Interpelanca urgjente pas vrasjes së policit është në rend dite, nuk e shtyni dot...
Një përplasje e ashpër ka përfshirë seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita ka lëshuar ...
POLITIKE
11 Qershor14:40
Elisa Spiropali i bën “karshillëk” Taulant Ballës nga Bundestagu gjerman
Elisa Spiropali duket se ka zgjedhur t’i japë një përgjigje të tërthortë Taulant Ballës, pas debatit të ditëv...
POLITIKE
11 Qershor14:03
‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha në Kuvend se politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare “janë arsyeja pse Shqipëria sot ësht&...
POLITIKE
11 Qershor13:22
Petro Koçi shpërtheu kundër Ballukut, Balla: Ditë të nxehta, secili ka këndvështrimin e vet
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur sot në lidhje me deklaratat e bëra dje nga socialisti Petro Ko&cc...
POLITIKE
11 Qershor12:52
“Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës
Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Sali Berishës, duke theksuar se është zhbërë nj...
POLITIKE
11 Qershor12:45
Protestat, Alizoti-qeverisë: Partinë nënë tuaj e hoqi rruga, asnjë lider nuk sillet si Rama
Nga Foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, komentoi protestat e qytetarëve kundër qeverisë, duke thën&eu...