POLITIKE

Berisha: Protestat e opozitës, zëri më i fortë i Shqipërisë në botë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 May 2026, 20:13

Berisha: Protestat e opozitës, zëri më i fortë i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në njësinë nr. 5 në Tiranë, ka vënë në qendër rolin e protestave të opozitës, duke i cilësuar ato si faktor kyç në përfaqësimin e zërit të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Berisha deklaroi se pa këtë qëndresë, sipas tij, pushteti i kryeministrit Edi Rama do të ishte konsoliduar pa kundërshtim. “Në qoftë se ne nuk do kishim qëndruar, sot nuk do ishim opozitë. Pushteti absolut i Edi Ramës do të mbillte terror në të katërta anët e vendit,” u shpreh ai.

Ai shtoi se protestat kanë shërbyer edhe si kundërpeshë ndaj narrativave ndërkombëtare që, sipas tij, dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Berisha përmendi raste që i cilësoi si akuza të padrejta ndaj shqiptarëve, duke i lidhur ato me përpjekje për të justifikuar problemet e brendshme të vendit.

Duke folur për zhvillimet politike, ai u ndal edhe tek çështjet e imunitetit parlamentar dhe vendimmarrjet e mëparshme politike, duke pretenduar se në të kaluarën janë ndjekur standarde të ndryshme nga ato aktuale.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Jemi në prag të një proteste jashtëzakonisht të rëndësishme.

Jemi të lodhur, po, pa diskutim.

Jemi të rraskapitur, po, nuk them se jo.

Shtrojmë pyetjen: këto protesta çfarë po sjellin?

Ah, këtu qëndrojmë. Këto protesta u bënë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën.

Në qoftë se ne, nuk do kishim qëndruar, sot nuk do ishim opozitë.

Në rast se ne nuk do të kishim qëndruar, pushteti absolut i Edi Ramës do të mbillte terror në të katërta anët e vendit.

Në rast se ne nuk do kishim qëndruar, do flitej ashtu siç folën lobistë racistë antishqiptarë para një muaji, të paguar nga Edi Rama, sipas të cilëve, AKSHI, ndërmarrje shtetërore ku merren peng biznesmenë që paraqesin oferta, qenka kulturë shqiptare kjo.

Se ne shqiptarët e paskemi kulturë t’i zgjidhim problemet duke marrë peng njëri-tjetrin.

Nuk ka akuzë më raciste.

Pse bëhej kjo akuzë nga ky person?

Kjo akuzë bëhej për të mbrojtur Edi Ramën, për t’i thënë asaj audience të mbyllur, të rëndësishme se lëre, nuk ka faj Edi këtu, këtu e kanë kulturë, nuk ka çfarë u bën ai, është çështje kulturore e shqiptarëve.

Por kjo mbetej në një rreth të mbyllur dhe aty nuk e besonte njeri këtë dogmë sepse ne ishim në këmbë.

Ne po protestonim dhe ishim zëri i vërtetë i shqiptarëve.

I moralit. I të drejtës. Por edhe i besimit tek Shqipëria dhe tek e ardhmja.

Po në atë mbledhje, imuniteti i Ballukut. Lobisti i korruptuar i Edi Ramës, po, qëndrimi ndaj Ballukut është interpretimi shqiptar i imunitetit. Pra, ne kështu e kemi, ne imunitetin nuk e heqim në këto raste.

Paçka se na ndaj Ilir Metës e kishim hequr me datën 14 dhjetor në vitin 2011. Dhe e dha vetë dorëheqjen dhe imunitetin, sepse Edi Rama fabrikoi një regjistrim të faktuar me falsifikim në 28 vende.

Por kishte një moral, kishte një etikë ajo qeveri, një përgjegjësi para jush.

Duhet të jepte dorëheqjen, të sqaroheshin problemet.

Imuniteti i është hequr dy herë ish-kryetarit të partisë, Lulzim Basha, në atë kohë ishte ministër.

Iu është hequr ministrave të tjera.

Nuk na ka shkuar kurrë në mendje që të mos heqim imunitet ministrash. Jo.

Dhe atë, pavarësisht nga çmimi që do paguante, drejtësia do bëhej.

Kurse këtu thoshte se këta shqiptarët kanë këtë interpretim për imunitetin.

Por ishit ju që u ngritët, që protestuat. Dhe sot, falë qëndresës tuaj, protestës tuaj, në fakt jeni zëri më i fuqishëm që ka pasur Shqipëria. Zëri më i dëgjuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, avoketërit më të pamposhtur të dinjitetit kombëtar. Të dinjitetit individual.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?