Berisha: Protestuesit të mos ndikohen nga një slogan i opozitës, Rama duhet të gjykohet për gjenocid

Kreu i opozitës shqiptare ka reaguar pas pyetjeve të gazetarëve edhe për protestën që po zhvillohet kundër Edi Ramës.
Gazetarja: Zoti Berisha, meqë ishim te protestuesit, kanë thirrur në ditën e tyre të 15 me pankartën "Rama në burg, Berisha në burg". Si e vlerësoni ju këtë?
Sali Berisha: Kjo është opozita e opozitës që mendon tani se në këtë mënyrë, duke luftuar opozitën e vërtetë, do mund të zëvendësojë atë, por opozita s'i ka zënë vendin askujt.
Ndaj dhe i ftoj qytetarët, të rinjtë, demokratët të marrin pjesë sa më masivisht në këtë protestë, të mos ndikohen nga një slogan i opozitës së opozitës, e që është e vërteta dy tre sorosianëve. Të jemi të mirëkuptuar.
Jo, s'ka nevojë t'i them unë, i gjeni vetë aty.
Ndaj dhe unë përshëndes shumë përzemërsisht ata qindra, mijëra qytetarë dhe të rinj të cilët në fakt po çlirojnë këtë vend nga diktatura më e shëmtuar, në disa aspekte edhe më e dëmshme sesa ajo e totalitarizmit, sepse kjo ka përzënë 1 milion e 300-400 mijë shqiptarë në 10 vite.
Dhe ky është një dëm i tmerrshëm, që do të paktën në një kurs normal 40 vite, minimumi 40 vite për t'u kompensuar.
Dhe për këtë Edi Rama, ky është një genocid i mirëfilltë. Genocid i mirëfilltë sipas konventës së OKB-së dhe Edi Rama meriton të gjykohet për genocid.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kush i çoi protestuesit dje në Rinas për t'i larguar nga Tirana dhe për t'i lodhur rrugëve!

Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Protestat masive për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Vetëm kështu do ta mposhtni Piktorin

Koçeku largohet nga PS, mblidhet me urgjencë kryesia dhe grupi parlamentar socialist





