Polici humbi jetën në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore. Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si antikushtetuese dhe antiligjore mos pjesëmarrjen e Ramës në Kuvend. Në fjalën e tij në foltore, Berisha tha se ka një mungesë transparence për investimin disamiliardësh në Vlorë.
Sipas tij, kur një qeveri pranon një projekt ide të një investitori të huaj, nuk mund t’i japë kurrë leje zhvillimi pa qartësuar pronësinë në çdo metër katror.
Berisha: Është antikushtetuese, antiligjore fshehja që i bëni kreut të Meduzës, Edi Ramës, që nuk guxon të vijë këtu në parlament të mbajë përgjegjësi për të gjitha aktet katastrofale të qeverisjes së tij.
Fshihet prapa, të më falni zonjat, në kuptimin absolutisht jo të keq, prapa fustanit të grave. Një herë rri peng i Belindës, tani i thotë kësaj zonje që do më përfaqësosh mua. Dhe betimi i saj se mua nuk më shkruan njeri fjalimin, pak se po nuk foli urtësia artificiale dy fjali nuk i lidh bashkë. Ndaj që të mos themi “cherchez la femme”, hiq dorë nga përfaqësimi antikushtetues i kreut të Meduzës. Thuaji që nuk më lejon kushtetuta. Nuk mundem. Kam ligj. Morali i shtetit është kushtetuta. Neni 110 nuk thotë se kur mungon kryeministri e zëvendëson Erjona. Jo. Ndaj dhe hiqni dorë nga këto skema.
Silleni këtu, jeni mësuar këtu flisni nga 4 orë, të mos guxoni të nxirrni një fjalë nga goja.
Të nxirrni fjalët e këqija që po i bëni këtij vendi nuk kanë fund. Merrni pak revoltën qytetare.
Çfarë qëllon në bazë? Në bazë të saj qëllon pa asgjë... mungesa absolute e transparencës. Zero transparencë. Në një aferë e cila siç e shihni është bërë botërore, botërore. Si ka mundësi që asnjë deputet, asnjë qytetar i Vlorës apo i Shqipërisë nuk dinë absolutisht asgjë për këtë investim disa miliardësh. Po le të marrim pak nga ana qeveritare, shtetërore. Kur një qeveri pranon një projekt ide të një investitori të huaj, nuk mund t’i japë kurrë leje zhvillimi pa qartësuar pronësinë në çdo metër katror. Dhe çfarë del tani? Qartësimi i pronësisë.
Nga koskat mafioze... fjala e keqe... Pirin Ndreu... Po, po, e sheh si të them unë ty. A të kujtohet kur dilte thoshte ka ardh Gjoni, Gjoni nga Mirdita, dëgjo, dëgjo këtu. Ka ardh Gjoni nga Mirdita thoshte dhe na i ka marrë kaq hektarë në Karaburun. Ja kush i ka. E di cili është Gjoni nga Mirdita? Është Pirini nga Lezha. Është Agaçi nga Berati. Po, po. Mos u... çfarë të them unë ty, shko gjeji.
Shko te Pëllumb Petriti pak, merru me të. Prandaj dhe ja dalin këto. Pse nuk i bëni, pse i fshihni këto ju? Kur një qeveri vendos për të mbështetur një investim në një zonë të mbrojtur, qeveria shpall parimet. Shpall parimet mbi të cilat e bazon mbështetjen. Dhe ato parime janë të stipuluara në direktivën e Komisionit Europian Natura 2000.
Dhe pastaj nën direktivat që kanë ardhur në vite. A din... a ka një zotim? A keni parë ju ndonjë studim të mjedisit? Ndonjë studim strategjik të mjedisit? Zero keni parë. S’ka transparencë, zero.
Keni parë ju një direktivë çfarë do ndërtohet, sa kate do jenë ato që do ndërtohen, me çfarë materiale do ndërtohet, çfarë habitati do preket, si ky habitat do kompensohet? Dhe a lejohet apo s’lejohet nga direktiva Natura 2000? Se në qoftë se s’lejohet, absolutisht do t’i vësh drynat Brukselit se nuk pranohesh. Sepse pasuria natyrore e një vendi është pasuri e Europës.
Zonat e mbrojtura të një vendi janë për vendin por për mbarë Europën. Dhe ato kanë një ligj shumë të fortë. Ku i keni këto ju? Asnjë. Asnjë, zero. Deklaroi se është bërë një konsultë me profesorë, me akademikë, me ekspertë. Dakord. Nuk them që s’është bërë, mund të jetë bërë. Po e dini ju që krahas profesorëve, krahas akademikëve, janë dhe ca të tjerë aty që kanë akademinë e shekujve. Janë ca banorë aty, janë ca fshatarë, që i kanë mbjellë rrënjë për rrënjë ato ullinj.
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u është drejtuar socialistëve, duke u shprehur se intimidohen nga kreu i PS Edi Rama dhe se keqp&e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryeministri Edi Rama në “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që ka mbledhur në Tiranë arkitektë...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për CNN International, ku është pyetur për projektin e shumëdiskutuar n...
Në një reagim në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se Edi Rama është sot...
Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë, e nisur fillimisht kundër projektit në Zvërnec, si një ...