Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
POLITIKE

Berisha: Qeveria përdor mediat për të përcjellë ‘të keqen banale’! Për këtë kam keqardhje

P
Piranjat29 May 2026, 23:35 · 4 min lexim
Berisha: Qeveria përdor mediat për të përcjellë

Kryetari i PD-së Sali Berisha në një intervistë publikuar në youtube për një student të Departamentit të Gazetarisë në Tiranë shprehu keqardhjen për  përdorimin e medias nga qeveria, duke fshehur realitetin për të përcjellë atë që ai e quajti ‘e keqja banale’.

Berisha u ndal tek referendumi i votëbesimit ndaj tij mbajtur më 23 maj, të cilin mediat pranë qeverisë u përpoqën ta demonizonin, ndërsa mbyllën sytë dhe veshët përballë dekorimit që Rama i bëri babait të Ergys Agasit.

“Kam një dhimbje të madhe për dominimin e mediave nga qeveria dhe përdorimin e tyre për infiltrimin, përcjelljen e së keqes banale.

Po marr referendumin. Nuk mund ta shumëzosh kurrë me zero demokracinë direkte. Dakord që nuk është garë por  çdo njeri që voton ka të drejtë të vendosë kryq, dhe ai e di që me kryq nuk zgjidhet. Si mund të demonizosh një proces. Është rast tipik që në kuadër të së keqes banale ti i transformon kuptimin asaj. Ajo është forma më demokratike që nga Greqia gjer sot.

Shkon dekoron Bardhyl Agasin. Asnjë media nuk reagon. Tmerr. Çfarë është ai? I ati i një njeri që ka koordinuar një nga kartelet më të egra në Europë. Në vend që të paraqesë këtë akt të papërgjegjshëm, e paraqesin si ai që nuk është. Për këtë kam keqardhje.”

Dukeu ndalur tek referendum, dhe fakti pse nuk pati një garë, Berisha kujtoi se nga PS ka 17 vite që nuk votohet, përkundrazi në PD me referendum anëtarësia kishte të drejtë të votëbesonte liderin e tyre.  Një reagim kishte dhe për Ervin Salianjin ‘i cili për hir së vërtetës u fut si hero në burg e doli i klonuar me një mision të caktuar”

“Unë nuk pranoj të zgjedh rivalin

E vërteta është se referendumi i së shtunës është forma më përfaqësuese, është demokraci direkte ndërkohë që krahu tjetër ka 17 vite që nuk voton një herë dhe kjo deformohet nga propaganda e kontrolluar nga qeveria se nuk ishte garë.

Një gjë duhet të jetë e sigurtë. Kandidatët nuk duhet të krijohen kurrë. Vendimi për të marrë pjesë në garë duhet të jetë I individit. Kishte njerëz që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në garë por ata ishin njerëz që kishin qenë në PD dhe themeluar parti të tjera. Vetëm qënie primitive politike mund ti lejojnë vetes vendime të tilla. Po krijove parti ndiq partinë tënde. Nuk mund të imagjinohesh të kthehesh. Ose tjetri i cili për hir së vërtetës u fut si hero në burg e doli I klonuar me një mision të caktuar, absolutisht.

Ai bënte xhiro me ndihmën e klaneve të fuqishme të karteleve të drogës dhe i është thënë që është vetëpërjashtim. Nëse ti bën një garë dhe kërkon ndihmën e vrasësve dhe ata dërgojnë mesazhe tek anëtarët e partisë tënde, dil se përndryshe, e ke parasysh çfarë çmimi kërkojnë, çdo kryetar i partisë është I detyruar të mbrojë anëtarët e vet. Dhe atij i është thënë që je vetëpërjashtuar nga partia qëkur more këtë ndikim.

Në  70 – 75% të rasteve në të gjithë botën kryetari i partisë zgjidhet me demokraci direkte me referendum, në praktikën një anëtar një votë janë votëbesime”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.