POLITIKE

Berisha: Rama dhe Soros donin një Shqipëri pa opozitë, diplomati i njohur i tha Yuri Kim se, nuk keni asnjë fakt kundër Berishës

Piranjat Përditësimi i fundit 12 December 2025, 18:32
Berisha: Rama dhe Soros donin një Shqipëri pa opozitë, diplomati

Nga Elbasani në ndalesën e radhës së foltores, kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama, që së bashku me Sorosin, dëshironin një Shqipëri pa opozitë.

Akuzën lideri demokrat, e përforcoi me deklaratën e një diplomati të njohur, që sipas Berishës i kishte thënë ish ambasadores amerikane, Yuri Kim se, nuk keni asnjë fakt kundër Berishës.

‘E vërteta është se kjo platformë u zbatua në mënyrën më të pamëshirshme mbi ju, mbi demokratët që guxuan edhe njëherë të ngriheshin me forcën më të madhe ndaj kësaj padrejtësie që nuk kishte përjetuar ndonjë forcë politike në histori’, theksoi Berisha para demokratëve të Elbasanit.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju qytetarë dhe qytetarëve të Elbasanit, në Elbasan dhe kudo që janë sonte.

Dhe një ndjesë për vonesën, por atë avantazh që krijoi tuneli që bashkoi Elbasanin me Tiranën, e humbet, e zhduk mungesa e bypass-it që duhet të ishte vepra e parë që duhet të ndërtohej pas tunelit të Elbasanit.

Sonte është një ditë e veçantë në historinë e demokracisë, në historinë e lirisë së shqiptarëve. Revolta e qytetarëve të Elbasanit 35 vjet më parë në qytet, në kombinatin metalurgjik, revoltë në të cilën as tanket, as autoblindat dhe asgjë nuk mposhtën burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat guximtarë, por përkundrazi data 12 gjer në 14 u shndërrua në një arenë të madhe përleshjesh, në të cilat regjimi shpalosi të gjithë dhunën e tij, por Elbasanin dhe elbasanllijtë nuk i mposhti.

Dua të shpreh nderim më të madh për të gjithë ata guximtarë që në fakt me guximin e tyre themeluan këtu në Elbasan Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Të dashur miq, vitet e fundit siç jeni vetë në dijeni, ishin vitet më të vështira.

Ishin një kalvar i paparë në historinë e Europës, që forca jonë politike, forcë e lirive dhe dinjitetit njerëzor, forcë e vokacionit e shpirtit perëndimor të kombit tonë, forcë e interesit kombëtar të shqiptarëve, forcë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO, u përball me një agresion si asnjë forcë tjetër politike, me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë. Sepse pasardhësi i xhelatit të intelektualëve shqiptarë, Kristaq Rama, kërkon një Shqipëri si etërit e tij.

Shqipëria pa opozitë apo me një fals opozitë ishte një vendim makabër jo vetëm i Edi Ramës, por dhe i George Soros dhe mafies ndërkombëtare.

Mirëpo ne demokratët jemi njerëz të idealeve.

Në 1990-ën ne u ngritëm për idealet e lirisë.

Në 1990-ën ne u ngritëm për interesin kombëtar.

Ne u ngritëm për integrimin e Shqipërisë në Europë.

U ngritëm pra për besimin tek Zoti, tek familja, dhe këto vlera janë sa hyjnore, aq dhe tokësore. Është një krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që u përmbahet parimeve më të larta njerëzore. Por kjo ndodhi.

Çfarë nuk u bë ndaj nesh.

Do të citoj këtu një diplomat të shquar, i cili u ftuar nga Yuri Kim, pas sanksionimit tim, 4 ambasadorët kryesorë dhe ajo kërkon që të solidarizohej me vendimin tonë, të diktuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros.

Ky diplomat i thotë jo. Nuk solidarizohem. Pse i pyet ajo? Nuk solidarizohem, thotë, së pari, sepse ju nuk na pyetët kur e morët këtë vendim.

Së dyti, se nuk keni absolutisht asnjë fakt. Jo tha, kemi, jo s'keni. Edhe në mënyrë asgjësuese, në prani të 4 të tjerëve i tha, jo s'keni asnjë fakt. Por tha, ju ja ktheu, por më e keqja dhe që s'e pranojmë ne kurrë, se ju e bëtë këtë për të ndihmuar qeverinë dhe godit opozitën.

Dhe ne besojmë që vendi duhet të ketë qeveri dhe opozitë, dhe jo vetëm qeveri.

E vërteta është se kjo platformë u zbatua në mënyrën më të pamëshirshme mbi ju, mbi demokratët që guxuan edhe njëherë të ngriheshin me forcën më të madhe ndaj kësaj padrejtësie që nuk kishte përjetuar ndonjë forcë politike në histori.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?