POLITIKE

''Demokratët s’u bënë plaçkë tregu, qëndruan të pamposhtur''/ Berisha: Rama donte të korruptonte opozitën e të kapte kreun e saj!

Piranjat Përditësimi i fundit 18 January 2026, 19:20

''Demokratët s’u bënë plaçkë tregu,

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të korruptonte opozitën dhe për të kontrolluar kreun e saj. 

Sipas tij, Rama ka lobuar edhe me George Sorosin për të minuar ndikimin e Sali Berishës, duke e mbajtur pa funksion për 8 vite.

“Secili nga ne, ka firmosur një akt madhor, në një kohë kur Edi Rama, në mënyrë më makabre kishte vendosur ta kapte tërësisht këtë opozitë, nga kreu, ta korruptonte, ta shndërronte në një fasadë opozitë, në një vegël të tijën, loboi me Xhorxh Sorosin, etj., kundër Sali Berishës që kishte 8 vite pa asnjë funksion”, tha ai.

Berisha shtoi se demokratët, pavarësisht privacioneve, mashtrimeve dhe shantazheve, nuk pranuan që idealet e tyre të tregtoheshin dhe të bëheshin plaçke tregu.

“Pavarësisht nga privacionet, mashtrimet, shantazhet që bëheshin ndaj jush. Ju nuk pranuat, që idealet tuaja, të dinjitetit, lirisë të tregtoheshin, të bëheshin plaçke tregu”, tha Berisha.

Sali Berisha: Partia Demokratike është parti që ndau epokat, është parti që ndau sistemet, është parti e interesit kombëtar. Për një moment, çështja kombëtare shqiptare në një moment kishte ardhur si një çështje e tradhëtuar, kurse ne guxuam që në themelimin e kësaj partie të shpallim çështjen kombëtare si yllin polar të PD.

Të shpallim dinjitetin njerëzor dhe liritë e të drejtat e qytetarit si themelin e programit tonë. Ne u përmbajtëm. Askush, përveç nesh nuk donte që të merreshim me çështjen kombëtare, por ne e morëm dhe e vumë atë të parën, se pa interes kombëtar nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë, as zhvillim dhe as njerëz të qytetëruar. Dhe e vërteta është se, pikërisht ne, kemi të gen, se mbrojmë interesin kombëtar dhe mbrojmë dinjitetin njerëzor, ne ngrihemi sa herë të rrëzohemi, ne ngrihemi fuqishëm, ne nuk mposhtemi kurrë.

Secili nga ne, ka firmosur një akt madhor, në një kohë kur Edi Rama, në mënyrë më makabre kishte vendosur ta kapte tërësisht këtë opozitë, nga kreu, ta korruptonte, ta shndërronte në një fasadë opozitë, në një vegël të tijën, loboi me Xhorxh Sorosin, etj., kundër Sali Berishës që kishte 8 vite pa asnjë funksion. Dhe kjo, vetëm e vëtëm të shuante zërin e vërtetë të opozitës.

Ju, njerëz të idealeve, në një moment kritik bëtë një zgjedhje epike. Ju u rreshtuat me të vërtetën, pavarësisht se kush qendronte në krahun tjetër. Pavarësisht nga privacionet, mashtrimet, shantazhet që bëheshin ndaj jush. Ju nuk pranuat, që idealet tuaja, të dinjitetit, lirisë të tregëtoheshin, të bëheshin plaçke tregu. Ndaj dhe, haptas, me ballin lartë dhe me kurajë pranuat të hyni në kalvarin më të pamerituar, por qendruat të pamposhtur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?