POLITIKE

Berisha: Rama i ka shpallur luftë drejtësisë! Do t’i përgjigjemi me protesta të fuqishme me moton 'ja vdekje, ja liri'

Piranjat Përditësimi i fundit 3 January 2026, 12:49

Berisha: Rama i ka shpallur luftë drejtësisë! Do t’i

Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka shpallur luftë sistemit të drejtësisë. Berisha paralajmëroi protesta të reja të fuqishme të opozitës, duke theksuar se beteja do të zhvillohet nën moton “ja vdekje, ja liri”.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Viti i ri në Shqipëri nis në një kohë kur, në prag të tij, Edi Rama, apo “Ramaduro”, i ka shpallur luftë të hapur sistemit të drejtësisë dhe ka pranuar të gjithë fajësinë e tij. Cilido që ndoqi monologun e tij treorësh kuptoi dy gjëra: se ai pranon të gjitha vjedhjet që u ka bërë shqiptarëve, por në një gjuhë oruelliane nuk i konsideron vjedhje, por veprimtari të ligjshme të tij si kryeministër. Për këtë arsye ai mori në mbrojtje të paskrupullt dhe të hapur Belinda Ballukun, si dhe Mirlindën e AKSHI-t, për të cilën deklaroi se kishte respekt maksimal.

Natyrisht, njeriu që ka drejtuar qindra milionë euro në arkat dhe kontot e familjes Rama nuk ka si të mos ketë respekt maksimal nga Edi Rama. Por ajo që spikati në këtë fjalim dhe që përbën një zhvillim dramatik për vendin është lufta e hapur kundër sistemit të drejtësisë. Rama u zotua se nuk do të pranojë vendimet e prokurorisë dhe gjykatave për rrethin e tij familjar, për veten dhe ministrat e tij.

Në këtë kontekst, mbetet vetëm zëri i opozitës. Po shkohet drejt një grushti të plotë shteti, ku pushteti ekzekutiv paralizon dhe merr nën kontroll pushtetin gjyqësor.

Atëherë fjalën e ka populli dhe vetëm populli. Kjo situatë na fton dhe nuk na gjen aspak të papërgatitur. 22 dhjetori provoi se ku ishim dhe ku jemi si opozitë, si Partia Demokratike. Provoi se jemi një shumicë politike në Shqipëri, të gatshëm për t’u përballur me Edi Ramën në një betejë përfundimtare për rikthimin e votës së lirë. Të gjitha të dhënat tregojnë se Edi Rama nuk do të pranojë verdiktin e organeve të drejtësisë dhe, në këtë mënyrë, de facto merr edhe atë pak pushtet të pavarur që kishte mbetur në sistem, duke u shndërruar në një diktator të pushtetit absolut.

Ndaj edhe përgjigjja jonë do të jetë absolute. Do të përgatitemi për protesta të reja, të fuqishme, nën moton “ja vdekje, ja liri”. Dhe ne do të fitojmë.Sa herë që kemi përdorur këtë moto, kur liritë tona janë kërcënuar për vdekje, kemi triumfuar. Ka ndodhur në vitin 1991, 1998, 1999 dhe po ndodh edhe tani, në mënyrën më të paimagjinueshme, pas 35 vitesh pluralizëm.

Duke uruar edhe një herë Vitin e Ri, i ftoj qytetarët të betohemi për misionin tonë të ri: largimin e “Ramaduros” nga pushteti, zgjedhje të lira dhe opozitën në pushtet.

Rilindja është në vdekje klinike, një kalbësirë që kundërmon në mbarë vendin, në Europë dhe në botë. Edi Rama është një kufomë politike që kundërmon në Europë dhe në botë. Na takon ne t’i groposim në banesën e turpit të historisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?