POLITIKE

Berisha: Rama nuk është më kryeministër, por një kapobandë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 January 2026, 13:39

Berisha: Rama nuk është më kryeministër, por një

“Edi Rama nuk është më kryeministër, por një kapobandë”. “Agasi kishte vjedhur të dhënat e shqiptarëve, për qëllimet e familjes Rama”.

Kështu deklaroi kreu i PD gjatë një konference shtypi.

Berisha: "Thirrja që anëtarët e Këshillit të Mandateve, deputetë të PD-së, po e bëjnë mbledhjes së këtij forumi parlamentar, kërkon që të zhbllokojë me çdo kusht parlamentin e bllokuar nga Edi Rama dhe të marrë fund një grusht shteti që ai po zhvillon, për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të lubi ballukut.

Edi Rama e ka shumë të qartë se, çdo akt i asaj dosje ka dy autorë. Ka Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Ndaj dhe ai nuk e lëshon Lubi Ballukun.

Edi Rama e ka shumë të qartë se, prapa Lindës së AKSHI-t, qëndron Linda e Surrelit. Po, e sigurtë. Me regjistrim ambiental dhe me dëshmira të dëshmitarëve autentik.

E ka shumë të qartë se, të dy pengjet e ndërmarrjes së tij, kopësht privat, si Geron Meçe i datës 12 gusht dhe Daniel Shima i datës 18 gusht janë porosi të Edi Ramës, për llogari të baxhanakut apo kunatit të florinjtë të Linda Ramës.

Edi Rama pra, është i vendosur të shkelë çdo ligj, të dhunojë, të shkelmojë kushtetutën, të marrë të gjithë pushtetin gjyqësor në duart e veta, ta bllokojë, paralizojë atë në mënyrë që ligji të mos veprojë mbi Edi Ramën, mbi Armando Frangun. Por e vërteta është mbi Linda Ramën.

Se edhe ajo i ka përzier urët shumë, sipas atyre regjistrimeve që ekzistojnë në SPAK. Ekzistojnë regjistrime.

Pra është në betejën e tij për të mbrojtur kufomën e tij politike, sepse ai faktikisht nuk është kryeministër, por është kapobandë. Është kryetar i një organizate kriminale, e faktuar tashmë para të gjithë shqiptarëve.

Mos harroni një gjë. Kur për herë të parë Arben Ahmetaj denoncoi me emër dhe mbiemër, Ergys Agasin si koordinatorin e Edi Ramës për bandat dhe mafien, shumë pak njerëz kishin dëgjuar emrin e këtij mafiozi.

Çfarë tregoi hetimi? Hetimi tregoi se, Ergys Agasi koordinatori i Edi Ramës, ishte mafiozi më i sofistikuar, më i rrezikshëm i Europës. Ishte kryemafiozi që kishte vjedhur të dhënat e çdo qytetari shqiptar, për qëllimet mafioze të familjes Rama.

Është kryemafiozi që ka vjedhur të dhënat personale të shqiptarëve. Që ka vënë në përgjim telefona, kompjutera, të të gjithë ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj.

Që ka eksportuar tek armiqtë e NATO-s, të dhënat e NATO-s që i janë besuar Shqipërisë. Që ka eksportuar të dhënat më sekrete tek kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.

Ja pra, kush na doli Ergys Agasi. Rama është i pashpresë, sepse ai paska patur maninë të regjistrojë me zë dhe figurë çdo gjë.

Nuk kishte dëgjuar kurrë ndonjëherë kështu, regjistrim me zë dhe figurë çdo gjë.

Ministra, gjykatës, gazetarë, prokurorë, të regjistrojë edhe gjërat që tregojnë se çfarë përfaqëson vetë Edi Rama në rrafshin si njeri, dhe të tjerë.

Ndaj dhe nuk mund të pritet që ai, të bëjë gjë tjetër përveç se të mbrohet me çdo kusht dhe të bllokojë ligjin dhe drejtësinë, por do të flasin qytetarët me të.

Qytetarët do ti japin përgjigjen e merituar."

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 6 January22:59

Xhixh Merimanga si dëshmi e korrupsionit

Nga Klodian Tomorri Per ta kuptuar se cfare qeverie sharlatanesh jane keta, mjaftojne vetem pamjet e ministrit te Drejtesise qe kishte veshur brekushet sot per...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?