POLITIKE

Berisha: Rama po bën një grusht shteti, qytetarët do t'i përgjigjen me një reagim më 22 dhjetor

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 14:11

Berisha: Rama po bën një grusht shteti, qytetarët do t'i

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se Edi Rama po përgatitet për një grusht shteti, teksa shtoi se 22 dhjetori do të jetë fillimi i një beteje dhe përgjigja që qytetarët do t’i japin kreut të qeverisë.

Duke folur në konferencën me gazetarët këtë të mërkurë, 17 dhjetor, Berisha tha se sepse marrja ose bllokimi i pushtetit të drejtësisë, është në vetvete grusht shteti brenda shtetit.

‘Do bëjë një studim të thelluar si udhëheqësi i reformës në drejtësi. Edhe populli do bëjë një reagim të thelluar. Ndaj dhe përballu me popullin’, ishte paralajmërimi i Berishës për pasardhësin e tij, Edi Rama.

Fjala e plotë

Data 22 është fillimi i një beteje, të cilën do ta fitojnë qytetarët.Kjo ngrehinë e kalbur, e ngritur mbi vjedhjen e shqiptarëve, mbi drogën, krimin, po shpërbëhet dhe ne do i japim shtytjen e fundit.

Kjo ngrehinë e kalbur nuk ka më të ardhme.

Pritet vetëm guximi ynë për ta arkivuar në honet e turpit të historisë.

Kjo është e vërteta.

Nuk ndodh...

Kjo që po bën Edi Rama mban erë si një lloj grushti shteti sepse marrja ose bllokimi i pushtetit të drejtësisë, marrja përsipër e pushtetit të drejtësisë, shënon në vetvete grusht shteti brenda shtetit.

Ne po e ndjekim, por në mënyrë absolute do i përgjigjemi me të gjithë forcën tonë.

Drejtësia nuk mund të pengohet.

Jo!

Ne kemi dhënë shembuj, kurrë ne nuk kemi bërë përpjekjen më të vogël.

Kur ne ishim në pushtet, zëvendëskryeministri për këta çakenj që dalin në studio dhe mohojnë çdo gjë, dhe mbrojnë problemet e tyre me Skapin, zëvendëskryeministri dha dorëheqjen pa ardhur nga prokuroria kërkesa. Pa ardhur. Më 14 janar Ilir Meta.

Bazuar në një dokument të manipuluar fund e krye nga Edi Rama dhe Filip Çakulli.

Ministrat dorëzuan imunitetin, dhanë dorëheqjen.

Këto ishin standardet e një vendi demokratik.

Kurse ky lë të kuptohet se nuk ka ndërmend.

Do bëjë një studim të thelluar si udhëheqësi i reformës në drejtësi.

Edhe populli do bëjë një reagim të thelluar.

Ndaj dhe përballu me popullin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?