Berisha: Rama po përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama po përdor teknologjinë e ngritur për mbrojtjen nga sulmet kibernetike për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit.
Reagimi i Berishës vjen pas deklaratave të kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se Shqipëria ka ndërtuar një sistem të avancuar mbrojtjeje kundër sulmeve digjitale, veçanërisht pas kërcënimeve të vazhdueshme nga Irani.
Sipas Ramës, ky sistem mundëson monitorimin e aktivitetit në rrjet, duke evidentuar raste të pazakonta të përdorimit të rrjeteve sociale.
“Dihet botërisht, nuk është sot, u bënë vite që ne jemi shënjestër e Iranit.
Për këtë arsye kemi ndërtuar një sistem mbrojtjeje që është nga më të mirët në Evropë sa i përket sulmeve që godasin infrastrukturën digjitale. Por kemi mundësi edhe të shohim aktivitetin.
Ditën e parë kur ka shpërthyer gjëja ka pasur 5 herë më shumë përdorues të rrjeteve sociale që lidheshin me Shqipërisë sesa çka pasur gjatë gjithë viteve të fundit. 5 herë më shumë në një ditë kur u shpërnda ajo gjëja”, është shprehur Rama.
Berisha e quan këtë veprim një skandal, duke shtuar se është një krim anti-kushtetues.
“Skandal, pranon me gojën e tij se po përdor DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim anti-kushtetues. Çmenduri”, shkruan Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
VIDEO- “Shqipëria nuk shitet”/ Emigrantët shqiptarë protestë në Londër

“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/ Berisha për deklaratat e Ramës: Mendësi enveriste për armiq të jashtëm e të brendshëm!...

Gazeta spanjolle: Rama i zhytur në skandale, krimi kontrollon vendin, droga gjeneron mbi 4.5 miliardë euro në vit

Diaspora ngrihet kundër qeverisë, pamje nga tubimi në Firence, protestuesit: Rama ik, kriminel...

Profesori i njohur austriak: Rama si Vuçiçi, të dy janë autokratë, arrogantë dhe të korruptuar





