POLITIKE

Berisha: Ramës i është thënë se mund të zhbëhet i gjithë procesi i integrimit! Raporti i PE, mbështetje për opozitën e shqiptarët

Piranjat Përditësimi i fundit 9 May 2026, 12:55
Berisha: Ramës i është thënë se mund të

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi për zhbërjen e të gjithë procesit të integrimit, gjë që sipas tij është njoftuar edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Në komunikimin online me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se raporti i Parlamentit Europian është një mbështetje e madhe për opozitën dhe shqiptarët në veçanti.

‘Ky raport bën diagnozën e problemeve madhore të krijuara nga Rama, Balluku dhe hajdutët e tjerë në Shqipëri’, u shpreh Berisha.

Albanian Americans: Doktor, Rama tha se nuk është e vërtetë se negociatat me BE janë bllokuar. Nuk po e marrim vesh, këndej BE nxjerr raportin ku i cilëson këta hajdutë e kaluar hajdutit, këtej vazhdon negociatat. Nuk merren vesh edhe këta zyrtarët e BE, si mund të ulesh në një tryezë me një hajdut që vjedh popullin e tij?

Sali Berisha: Tani, cili është realiteti? E vërteta është, i dashur mik, raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Ai raport ka një histori, e cila bazohet në qëmtimin, në verifikimin e të vërtetave në vend nga një komision faktmbledhës që erdhi në Shqipëri me kërkesën e opozitës shqiptare.

Unë duhet të informoj shqiptarët se mund t’u duket çudi, por një nga vështirësitë serioze tonat në diskutimet tona me miq dhe partnerë është se kur ne tregojmë ndodhitë në Shqipëri, ata na i besojnë, por na thonë se këto duken të pabesueshme.

Ne i kishim paraqitur këto në Parlamentin Europian, ne i kishim paraqitur këto në të gjitha forumet e organizatave tona, por siç e patë ju, Parlamenti Europian vendosi të sjellë një mision faktmbledhës të përbërë nga deputetë të 9 grupeve parlamentare që formojnë këtë parlament.

Partia Popullore Europiane solli një mision faktmbledhës të përbërë nga përfaqësuesit e 30 partive të qendrës së djathtë në Europë.

Pra, gjërat u konstatuan në vend dhe unë mund t’u them se në atë raport, që ju e cilësoni me të drejtë dhe që është radiografia reale e situatës në Shqipëri, janë bërë 300 e sa ndërhyrje dhe amendime.

Keni të drejtë. Raporti konstaton një mori të pafundme problemesh që ekzistojnë dhe bën thirrje të adresohen.

Përndryshe, mosadresimi i tyre ka pastaj raport tjetër në të cilin i thuhet që të ndërpritet të gjitha bashkëpunimet me Shqipërinë.

Dhe unë u them se është konsideruar. Edi Ramës i është thënë se një variant është të zhbëjmë të gjithë procesin e integrimit që nga fillimi me Shqipërinë.

Por ky variant është rezervë, nuk është vënë menjëherë në lëvizje.

Është vënë ky raport, i cili përfaqëson Parlamentin Europian.

Ky raport do të kalojë në seancë plenare në qershor dhe ky raport është një mbështetje e fuqishme për popullin shqiptar, për qytetarët shqiptarë dhe opozitën shqiptare në rrugën e integrimit.

Ky raport bën diagnozën e problemeve madhore të krijuara nga Rama, Balluku dhe hajdutët e tjerë në Shqipëri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?