Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Enrik Mehmetit: Avokat i interesit publik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën në moshën 40-vjeçare në një aksident rrugor në Vlorë. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë dhe kolegët e gazetarit, duke vlerësuar kontributin e tij profesional dhe përkushtimin ndaj qytetit të Vlorës.
“Nderim për gazetarin e mirënjohur Enrik Mehmeti.
Miq, ditë zije për familjen Mehmeti, për gazetarinë dhe mediat e vendit, por edhe Vlorën e banorën e saj gazetari i mirënjohur Enrik Mehmeti mbylli në moshën 40 vjeç tragjikisht sytë përgjithmonë.
Enrik Mehmeti do të mbahet mend gjithmonë nga familja dhe qyteti i tij si bir, bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor, si një gazetar i talentuar, i guximshëm, dhe avokat i vërtetë i interesit publik të qytetarëve të Vlorës.
Me këtë rast i shpreh familjes Mehmeti, miqve, të afërmëve dhe kolegëve te Enrikut ngushëllimet më të ndjera dhe lutem së bashku me ata që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin!”, shkroi Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
“Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel

Bojkotoi dy seancat e fundit / PD njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar një orë para seancës së radhës plenare

VIDEO/ Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Belind Këlliçi: 50 ditë protestë, largimi i Ramës është bërë tema kryesore e çdo tryeze dhe çdo ambienti

10 Bashki që shkrihen përballë 10 arsyeve pse bashkitë duhet të shtohen

Ina Zhupa kundër planit për shkrirjen e Delvinës dhe Konispolit: Nuk mund të bëhen lagje të Sarandës, historia dhe identiteti nuk duhet t...

Si projektet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për investime në pasuri të paluajtshme nxitën një revoltë në Shqipëri

Gazetari Stafa ironizon qeverinë: Onkologjiku është spitali më kriminal i mundshëm. Mungojnë medikamentet





