Kështjella, apartamente e llogari bankare/ Zbulohet pasuria marramendëse e Ermal Beqirit në Francë
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHI-t kishte blerë pasuri marramendëse jo...
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHI-t kishte blerë pasuri marramendëse jo...
Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti...
Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shp...
Pozitat e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duket se janë lëkundur pas polemikave të fundit që kanë përfshirë q...
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të dhjetë organizatave më të rëndësishme evropian...
Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është regjistruar në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, k...
Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët nisën fillimisht në ...
Disa herë gjatë kësaj vere në Angli temperaturat kanë shkuar mbi 35 gradë, dhe imagjinoni për një moment vapën dh...
Mirlind Daku ka vijuar me ritmin e lartë të golave në kampionatin rus, duke gjetur rrjetën edhe në javën e dytë të sez...
Pushimet e gjashtë 20-vjeçarëve nga Venosa e Italisë (Potenza) në Shqipëri u shndërruan në një makth dhe zgjat&eu...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën territoriale të vitit 2014. Berisha deklaroi se reduktimi i bashkive dhe komunave nga 410 në 61 nuk kishte vetëm qëllime elektorale, por synonte atë që ai e cilësoi si “dëbim të butë” të shqiptarëve përmes ndërprerjes së investimeve dhe shërbimeve në zonat rurale.
Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, ai theksoi se gjatë dekadës së fundit mbi 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar vetëm drejt hapësirës Schengen, shifër që sipas tij arrin në 47% të popullsisë po të përfshihen edhe destinacionet e tjera.
“Zvogëlimi me reformën territoriale të vitit 2014 i numrit të bashkive dhe komunave nga 410 në 61 kishte qëllimin më madhor, përveç atij elektoral, dëbimin e butë të shqiptarëve nga Shqipëria.
Zhdukja nga harta e qeverive vendore të komunave bëri që në atë që quhet Shqipëri rurale, dhe që ishte rreth 49% e popullatës, të ndërpriten të gjitha investimet. Të ndërpritet çdo investim në infrastrukturë, në rrjetin e kanalizimeve, rrjetin e ujësjellësve, në mbështetjen e fermerëve.
Dhe kjo politikë antishqiptare ka pasur pasojat më katastrofale në rrafshin demografik mbi kombin shqiptar që nga viti 1913, viti i mortajës së zezë apo vdekjes së zezë, gjer sot.
Kurrë ky komb nuk ka humbur në 10 vite, siç ka humbur nga viti 2015 në vitin 2024, vetëm në hapësirën e Shengenit, sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Dhe në qoftë se shtojmë statistikën e atyre që shkuan në Shtetet e Bashkuara, atyre që shkuan në Kanada, Norvegji, Lindjen e Mesme, Afrikë, Australi, vende të tjera, e vërteta është që 47% e shqiptarëve në 10 vite janë larguar nga Shqipëria.
Mendoj se kjo është goditja më e rëndë në vetë ekzistencën e kombit shqiptar.
Çfarë po ndodh? Po ndodh boshatisja e pamëshirë e Shqipërisë nga shqiptarët. Vetëm për këtë, gjenocid të butë, gjenocid të krijuar për kushtet e kalkuluara. U hoqi shërbimet, komunat, u hoqi investimet, hoqi mbështetjen për bujqësinë, përgjysmoi ndihmën ekonomike.
Ndaj dhe çdo shqiptar, që e ndjen veten, duhet të japë kontribut për largimin e tij sa më të shpejtë dhe gjykimin për gjenocid ndaj shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Deputeti Marjana Koçeku ka njoftuar organizimin e një proteste në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe në k&eu...
Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, ka reaguar këtë të shtunë përmes një deklarate në rrjetin s...
Reforma e re territoriale ka shkaktuar përplasje edhe brenda radhëve të socialistëve. Kryetari socialist i Bashkisë Divjakë, Jo...
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi arrestimin në Francë të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet sot nga qytetarët në lidhje me veprimtarinë e vëllait të kryeministrit Edi R...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast ku, sipas saj, një qytetar është detyruar t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, si për çdo javë, u nd...
“Populli i Fushë-Arrëzit do të shkojë në referendum, kundër shkrirjes së bashkisë”. Kështu shprehet ...
Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës miraton projektvendim kundër shkrirjes dhe bashkimit të kësaj bashkie me atë të Kavajë...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar lidhur me debatin për ndarjen e re territoriale dhe kalimin e Aeroportit Ndërkombëtar të R...