POLITIKE

Berisha: Rrugë tjetër për largimin e kësaj qeverie nuk ka, përveç protestës së vazhdueshme

Piranjat Përditësimi i fundit 3 January 2026, 13:09

Berisha: Rrugë tjetër për largimin e kësaj qeverie nuk ka,

“’Lubi’ Balluku dhe Edi Rama po bën gjithçka për të intimuduar dëshmitarët dhe manipuluar dosjet. Ndaj dhe reagimi për të larguar Ramën nga pushteti është kusht domosdoshëm”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët.


Më tej Berisha tha se një nga problemet më madhore në vend është edhe moszbatimi i ligjit antimafia.

“Një nga problemet më madhore sot është moszbatimi i ligjit Antimafia. Në qoftë se në Shqipëri janë miliarda euro të organizatave kriminale dhe të organizatës kriminale Rilindja, të qeverisë, të investuara, sot janë gjithsej 60 milionë të sekuestruara.  Ju garantoj se do bëhet gjithçka për zbatimin me zero tolerancë të ligjit Antimafia dhe të gjitha asetet do t’i kalojnë shqiptarëve, popullit shqiptar, shoqërisë shqiptare”, tha ai.

Gjithashtu Berisha paralajmëroi se misioni i vetëm i opozitës është përmbysja e regjimit.

Pjesë nga fjala e Berishës: Me keqardhje duhet t’ju përgjigjem se nuk ekziston absolutisht asnjë mekanizëm tjetër përveç protestës. Sepse siç e patë ju, Rama edhe pezullimin e anuloi nëpërmjet gjykatës politike kushtetuese apo organizatës së Partisë Socialiste.
Kështu që, Rama nuk do i heqë imunitetin as të vetes, as Lubi Ballukut. Rama dha mesazhe shumë të qarta. Madje ai kërkoi deputetëve të tij që të përzënë nga mbledhja prokurorët për Lubi Ballukun. Mos harroni që ky armik i votës së lirë, s’po hyj t’i jap shumë epitete të tjera, është pasardhës i një njeriu që ka firmosur varjen e kundërshtarit politik.

Në rastin e Sali Berishës, procedurën e ka kryer brenda dy orëve, ndonëse prokurorët politikë nuk sollën fare dosje, po sollën pretendimin se ka kundërshtuar vendimin e gjykatës.
Ky tani, që e ka të qartë si drita e diellit se dosja Balluku është dosja Rama.
Se dosja Balluku në tunelin e Llogarasë është dosja Rama.
Se dosja Balluku në aeroportin e Vlorës është dosja Rama.

Se dosja Balluku në unazën e Tiranës, 13 km të ndarë në 14 tendera është dosja Rama.

Se dosja Rama është dosja më e madhe, më e tmerrshme.
E ka shumë të qartë se dosja se dosja e inceneratorit të Tiranës është dosja Rama, para së gjithash. Se sterilizatorët dhe check-up-i janë dosja Rama para së gjithash.
Ky e di këtë punë. Ndaj dhe ky s’do pranojë kurrë, kurrë të zbatojë urdhrat e prokurorisë dhe gjykatave. Kështu që varet nga ne.

Do pranojmë ne një diktaturë të plotë ku nuk ka më asnjë lloj shprese, përveçse një njeri që do përcaktojë fatin tonë? Apo do ngrihemi në një betejë përfundimtare kundër tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?