Berisha: Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një deklarate për shtyp tha se Shqipëria ka nevojë për vendosjen e një minimumi jetik.
Gjatë fjalës së tij, ai i cilësoi të dhënat e fundit mbi kërcënimin e urisë si 'këmbana alarmuese' të cilat kërkojnë domosdoshmërisht vendosjen e minimuit jetik dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë.
Berisha kërkoi njëkohësisht edhe dorëheqjen e kryeministrit të vendit Edi Rama, duke e akuzuar atë për mbrojtje të korrupsionit, mungesë legjitimiteti dhe instalimin e një 'narko-shteti' në Shqipëri. Në deklaratën e tij, ai nuk ngurroi të kritikonte gjuhën e përdorur nga kryeministri në lidhje me protestën qytetare që po zhvillohet në vend.
"Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik. Të dhënat e fundit mbi kërcënimin e urisë janë kambanat më alarmuese, të cilët kërkojnë para së gjithash vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha ushqimet bazë.
Kërkojnë subvencionimin e qirave strategjike nga narko-eurot dhe narko-dollarët. Kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i cili ka humbur çdo legjitimitet.
Nuk është legjitim për shkak të farsës elektorale. Nuk është legjitim për shkak të mbrojtjes së korrupsionit dhe vjedhjeve që ka bërë.
Nuk është legjitim për shkak të instalimit të narko-shtetit në Shqipëri dhe diktaturës autoritare. Nuk mund të ketë një fjalim të tij, në qoftë se, ose nuk fillon me hale, ose nuk mbyllet me hale. E ka të pamundur! Ky ka ngelur në fazën e kompleksit anal. Si mund ta shpjegoj ndryshe? Sulmon me fjalë të tilla protestën, zërin e fuqishëm," tha Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale: Të dëgjohen komunitetet!

Rezerva valutore i afrohet 8 mld eurove, Tabaku: Rritje në statistika, dobësi në ekonominë reale

“Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama ka humbur çdo legjitimitet”/ Berisha: Takimet në Pogradec? Aheng dhe mashtrime, nuk ia mban të dal...

“Shteti bektashi pa hapa konkretë”, NRC: Rama zhvendos fokusin nga problemet e brendshme

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër shkrirjes së bashkisë Klos: Largohen shërbimet





