Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi akuzat e forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Foltore, duke deklaruar se Partia Demokratike e nxori Shqipërinë nga grupi i vendeve më të varfra dhe e renditi mes vendeve me të ardhura të mesme të larta, ndërsa sot vendi, sipas tij, ndodhet nën sundimin e “partisë së krimit”.
Berisha theksoi se, ndonëse PD humbi zgjedhjet, ajo pranoi rotacionin dhe kaloi në opozitë, duke qëndruar besnike ndaj vlerave dhe parimeve demokratike. Në kontrast me këtë, ai e cilësoi pushtetin aktual si një forcë politike të lidhur me krimin dhe përgjegjëse për, sipas tij, shtypjen dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Berisha: Mbi të gjitha, Shqipërinë që renditej në vendet, në grupin e vendeve më të varfra, e nxorrëm të renditur në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Besnikë të idealeve tona, ne humbëm zgjedhjet, pranuam rotacionin, dolëm në opozitë. Pra, u qëndruam vlerave dhe parimeve. Sot, çfarë ka ndodhur? Sot, në pushtet, partia e krimit. Nuk mund të ketë emër tjetër partia në pushtet përveçse parti-krimi. Në fakt ajo ka lidhje me krimin. Në fakt ajo është rritur me gjakun e shqiptarëve të ndershëm, në luftë civile. Në fakt ajo ka mbijetuar në shtypjen më të egër të shqiptarëve. Dhe sot, sot ajo më shumë se kurrë në historinë e saj, vjedh shqiptarët dhe poshtëron kombin shqiptar.
Miq, në diktaturën e narko-horrave votohej me dajre dhe daulle, dihet. Frika që kishte mbjellë patronazhisti që shpërndante tre muaj para zgjedhjeve, nga pallati në pallat, mbi terror, dhe njerëzit shkonin votonin automatikisht për kandidatin që s'duhej. Po sot? Ku jemi? Sot ne jemi përsëri një diktaturë. Një diktaturë e cila dallon nga e para. Ku dallon? E pranon pluralizmin. E para e kishte të ndaluar me kushtetutë. Kjo nuk e ka të ndaluar me kushtetutë, përkundrazi, kushtetuta sanksionon rend demokratik. Por kjo e shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet. E shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet dhe pluralizmin e shndërron të pavlerë, e shndërron në fasadë.
Edi Rama realizon këtë nëpërmjet, nëpërmjet shndërrimit të zgjedhjeve në farsë. Nëpërmjet propagandës së tij, se farsat janë votë, se farsat janë zgjedhje. Nuk ka demokrat e demokrat. Sot forca jonë politike ndodhet në një moment jashtëzakonisht të vështirë, por përcaktues për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pra, nga njëra anë, nga njëra anë ky armik i votës së lirë zgjedhje nuk bën, ose bën zgjedhje farsë një lloj si paraardhësit e tyre. Nga ana tjetër, të gjithë altoparlantët e mediave, 42 mercenarë të fjalës së lirë, shpërndahen çdo natë për t'u thënë shqiptarëve se Edi Rama fiton zgjedhjet, se opozita humbet zgjedhjet. Për të mbrojtur një mashtrim të pa, të pakufijshëm.
Por, kësaj here nuk eci. Kësaj here falë punës që u bë nga ju, qëndrimit që u mbajt, jo. Ai u sul si bandit dhe donte me çdo kusht të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Dështoi me turp. Përkundrazi, ato raporte do t'jua mbledh vetëm me dy fjali. Në Këshillin e Europës rekomandimi ishte që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që zgjedhjet në Shqipëri janë si në monizëm. Shteti me të gjithë fuqinë e tij në garë, partitë me mundësitë dhjetëra herë më të pakta në garë. Kurse në Parlamentin Europian, kryevëzhguesi i zgjedhjeve nga ai parlament deklaroi se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.
A i keni dëgjuar ju këto media të shpërfytyruara të flasin një herë për ndërhyrje, për rolin e tmerrshëm të krimit të organizuar? Tepër rrallë. Nuk mund të mohohet. Por kartelet e drogës nuk kanë si mision kryesor fushatë farse elektorale të qeverisë së krimit. Kthehem dhe njëherë, ne, parti e të vërtetave. Kësaj here, pavarësisht nga kalvari që kaluam, më i pamerituari, më qesharak, ai kalvar që kaloi Partia Demokratike ia vlen të bëhet, të bëhet skenari i një prej filmave më oruellian që mund të dalë. Po pse? Se mbronim të vërtetën.
Sipas dispozitës ligjore të miratuar, “një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës nga Foltorja në Tiranë, bëri një retrospektivë të gjatë të ngjarj...
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën me disa ndryshime propozimet e deputetit socialist, Olsi Komici për dy nga ligjet e pake...
Partia Demokratike ka vijuar turin e Foltores me Degën 2, në Tiranë. Kreu i PD, Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët tha ...
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj të mbajtur në takimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të de...
Kryeministri Edi Rama do të takojë në Vlorë, vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump. Vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka, d...
Prania e Kryeministrit Edi Rama në Forumin Ekonomik të Davosit është shoqëruar me debate të shumta, lidhur me natyrën e fte...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se deri në orën 16:40 të ditës së sotme nuk ka marrë...
Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet gjatë së enjtes për të ratifikuar nismën për marrëveshjen e pranimit të ...
Qeveria ka liruar nga detyra disa prefektë si ai i Durrësit dhe Korçës. Emërimet dhe shkarkimet: - Z. Erlind Sulo emërohet z&e...