Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Berisha: Shqipëria nën thundrën e drogës, narko-euro po shkatërron ekonominë dhe po rrit çmimet

P
Piranjat27 June 2026, 13:11 · 4 min lexim
Berisha: Shqipëria nën thundrën e drogës, narko-euro po

Berisha, ka folur për situatën ekonomike dhe atë që ai e konsideron ndikim të drejtpërdrejtë të trafikut të drogës në ekonominë shqiptare.

Ai u ndal te kursi i euros dhe efektet e tij në tregun vendas, duke e lidhur rënien e monedhës europiane dhe rritjen e çmimeve me praninë e kapitaleve, që sipas tij, vijnë nga aktivitete kriminale.

Gjithashtu kreu i PD-së theksoi se këto zhvillime kanë dëmtuar rëndë eksportet dhe bizneset shqiptare, ndërsa akuzoi qeverinë për mosndërhyrje dhe për përfshirje në këtë situatë që ai e cilëson si problem të madh ekonomik dhe institucional në vend.

Aleks Kapllanaj: Mirëdita Doktor Sali Berisha. Pyetjet e mia janë: Deri kur SPAK do të vazhdojë të jetë zyra avokatisë e qeverisë së korrupsionit të Edi Ramës? 
Vetëm akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj janë të mjaftueshme për t'u arrestuar. Prokurorët e antimafias italiane gjithashtu kanë deklaruar se mafia shqiptare është shumë e fortë sepse investon në Shqipëri në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve shqiptare. Pra, kemi të bëjmë me një narko-shtet. 
Njëkohësisht a duhet ta përshkallëzoni dhe ju si opozitë goditjen me fakte kundër organizatës kriminale të qeverisë Rama, meqenëse sot Shqipëria është në vëmendje të mediave ndërkombëtare? Faleminderit.

Ju falënderoj shumë për pyetjen. Ju garantoj se kemi bërë përpjekjet më të jashtëzakonshme për t'i faktuar shqiptarëve dhe botës se Shqipëria është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Evropë. Dhe kjo ka qenë një rrugë shumë e vështirë, me një oponencë të egër për shkak të lobimeve korruptive të Edi Ramës. 
Por, janë disa rezoluta ndërkombëtare të partive politike që tani flasin për Shqipërinë narko-shtet. Ne nuk tërhiqemi. Jo se duam kurrë ta quajmë këtë vend ashtu siç ai nuk është, por sepse pa deklaruar realitetin, duke fshehur realitetin, ti nuk e lufton dot kurrë atë, nuk e ndryshon dot kurrë atë. 
Dhe gjithnjë e më shumë, miqtë tanë, partnerët tanë, po binden në vërtetësinë e atyre që kemi deklaruar ne.
Ne do të vazhdojmë këtë betejë si një betejë jetike vendimtare pas votës së lirë për shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e krimit.
Ndaj dhe nuk mund të ketë asnjë kompromis, por mund t’u them se gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohen për pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit në Shqipëri.
I dashur mik, tre ditë më parë euro u kthye me 93 lekë kundrejt 135 deri 140 lekë që kthehej pak vite më parë.
Kjo shkatërroi eksportet.
Kjo mbylli qindra dhe mijëra ndërmarrje eksporti.
Kjo rriti çmimet në stratosferë.
Kjo vuri Shqipërinë në thundrën e drogës sikur të ishte një pushtues i egër.
Thundrën e Edi Ramës sepse drogën e bën, e mbron, e investon Edi Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.