POLITIKE

Berisha: Shqiptarët në agresion barbar mediatik, mediat sulmojnë opozitën sepse qeveri u fal toka dhe u jep koncesione

Piranjat Përditësimi i fundit 20 January 2026, 19:16
Berisha: Shqiptarët në agresion barbar mediatik, mediat sulmojnë

Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës së tij, ka akuzuar mediat e kapura nga pushteti se kanë vendosur shqiptarët në një agresion barbar mediatik.

Berisha u shpreh se, këto media paguhen nga pushteti, i cili u jep toka dhe koncesione.

‘A e dini ju se jo në një, por në tre bordero firmosin mashtruesit profesionistë që kalojnë nga një studio në studio tjetër, banalistët, vetëm e vetëm se si të mashtrojnë qytetarët, vetëm e vetëm si t'i thurin lavdi qeveritarëve hajdutë’, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ju keni qenë, në tërësi shqiptarët, dhe jeni në një agresion barbar mediatik. Barbar! Imagjinoni ju. Pronari i mediave, t'i marrim t'i analizojmë. Pronari i mediave merr tokën që pronar fisnik, pronar fisnik tiranas, ja kanë lënë komunitetit për të ndërtuar gjimnaz. 50 mijë banorë lagjja pa gjimnaz. Dhe ata ja dhurojnë, bëhen disa së bashku, ja dhurojnë.

Në planin e kryeqytetit, në planin urbanistik përcaktohet gjimnaz. Këtë tokë, me katër vendime nominale me emër, i jepet Carlo Bolinos në mënyrë që ai, nga mëngjesi gjer në darkë, të fabrikojë gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra për ju.

Është kjo e tëra? Jo. Keni dëgjuar ju një Llagami në aty, që ishte kryetare e KLGJ-së. Familja e saj kishte një copë të asaj toke. Po familje të tjera, s'ishte e vetme. Dëgjoni se është interesante. Nuk ishte e vetme ajo, ishin 5-6 familje, aty ishin 4 mijë e sa metër tokë. Ajo, zonja patronazhiste, zonja rilindase, merr kompensimin e tokës 3 milionë euro.

Po nga i mori? Nga paratë tuaja. Taksat tuaja. Merr 3 milionë euro. Kurse Carloja e merr tokën me 1 euro. E merr tokën me 1 euro. Pse? T'ju mashtrojë, t'ju mashtrojë dhe vetëm t'ju mashtrojë ju. Të glorifikojë të keqen. Të sulmojë gjithë ditën opozitën. Në fakt, kjo është 90% e mediave.

A e dini ju se jo në një, por në tre bordero firmosin mashtruesit profesionistë që kalojnë nga një studio në studio tjetër, banalistët, vetëm e vetëm se si të mashtrojnë qytetarët, vetëm e vetëm si t'i thurin lavdi qeveritarëve hajdutë.

Në këto kushte jemi ne. Në një situatë dramatike. Por, thashë dhe njëherë, ne ja dolëm ta nxjerrim atë para të gjithë botës se çfarë përfaqëson ai. Një armik i votës. Ja dolëm të faktojmë me dokumente se hajdut si ky nuk ka toka. Miq, ju keni dëgjuar këto djegësin e Tiranës 130 milionë, tuneli i Llogarasë 190 milionë është në fakt, aeroporti i Vlorës 140 milionë, e të tjera e të tjera.

Po a e dini ju që porti i Durrësit shkon 4 miliardë? Porti i Durrësit ju them unë ju, ishte pasuria publike më e çmuar e shqiptarëve. Më e çmuara. Porti i Durrësit nuk ishte vetëm një pasuri të themi e patundshme, jo. Ai ndikonte në kuletën, në xhepin, në konton e gjithsecilit prej jush. Pse? Sepse ai është në një pozicion ideal për vendin. Ai port, nga Fieri gjer në Lezhë, ka distancat më të shkurtra në shpërndarjen e mallrave. Çmimet më të ulëta pra në transport.

Çfarë ndodh? Ai port tani bëhet porti i kriminelit Edi Rama. Ai port, vetëm trojet, toka truall 1 milion e 200 mijë metër katror, i shkon të paktën 3 miliardë euro. 12 mijë apartamente ndërtohen aty. Gjashtë hotele me 5 dhe 6 yje. Marina më e madhe në rajon.

Kush i ndërton ato? Ai arabi i përrallave të 1001 netëve? Ai ka thënë unë do investoj 70 milionë. Gjithsej. Po të tjerat kush i investon? Të tjerat i investon Edi Rama me kartelët e drogës. Dhe e vërteta është, një kurrë ndonjëherë në histori, një kurrë besoj s'mund të ketë vjedhur një vend siç po e vjedh ky me portin.

Pastaj, porti i ri do ndërtohet i tëri me taksat tuaja. Deklarojnë me dhjetëra herë se do e ndërtojë privati. Asnjë privat! Do ndërtohet me buxhetin e shtetit, me taksat tuaja.  

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?