Berisha: ‘Shtetëzimi’ i tregtisë së ilaçeve, Rama do të përdorë modelin e punëve të pista KAYO

I pyetur mbi koncesionin e hemodializës dhe akuzat për abuzim me fondet publike, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi rastin si një tjetër shembull të modelit klientelist të qeverisë.
Ai akuzoi qeverinë se përmes koncesioneve po favorizon kompani private dhe po përdor fondet publike për garantimin e fitimeve të tyre. Berisha ngriti gjithashtu akuza lidhur me planin për “shtetëzimin” e tregtisë së ilaçeve, duke pretenduar se pas këtij procesi mund të fshihet një tjetër skemë përfitimi.
Berisha theksoi se, importi i ilaçeve rrezikon të kalojë nën kontrollin e subjekteve të përzgjedhura nga qeveria, duke përfshirë sipas tij edhe modelin KAYO.
Fatmir Myrta: Doktor, si është e mundur që një koncesion 10-vjeçar i hemodializës me vlerë rreth 75 milionë euro të fitohet nga një kompani, që sipas denoncimeve të PD, nuk kishte ofertën me të ulët dhe mori pikët maksimale për eksperiencën, ndërsa KLSH ka konstatuar edhe pagesa për shërbime të pakryera. A nuk kemi edhe këtu një shembull tjetër të një modeli klientelist, ku paratë publike përdoren për të garantuar fitime private?
Berisha: Kryekëput kjo është. Para se të shpallet tenderi, çohet valixhja me miliona apo bëhen transfertat në kontot offshore të tyre. Dhe ky është një krim. Dhe monopolizimi i dializës është një goditje e rëndë edhe për spitalet e tjera. Aq më tepër, kur oferta nuk është më e lirë, është qartësisht flagrante si akt korruptiv. Por ju keni dëgjuar besoj se, Edi Rama kërkon të ‘shtetëzojë’ të gjithë tregtinë e ilaçeve në Shqipëri, por burime të mirëinformuara njoftojnë se pas krijimit të ndërmarrjes shtetërore për importin e ilaçeve, atëherë do përdoret modeli KAYO apo modeli i punëve të pista të qeverisë. Rama ka përzgjedhur KAYO-n e radhës për t’ia kaluar importin e ilaçeve, natyrisht për të ndarë paratë me të. Kështu që, kemi të bëjmë me një hap tjetër, akt tjetër madhor të duarve të zeza mbi qindra e qindra milionë euro importe të ilaçeve për shqiptarët.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Zjarret i dikton betoni, edhe te godina e televizionit publik ra zjarr, duket se edhe aty do të ndërtohet ndonjë kullë

Protestat kundër Ramës/ Gazeta italiane: Roma nuk duhet të heshtë për shkak të kampeve të refugjatëve

Berisha flet për median britanike: Kauza e protestës është edhe kauza jonë, Rama sillet si një sulltan

FOTOLAJM/ “Zemra e Shqipërisë” në protestë, diaspora mbush Tiranën

“Përqafon Soros, i puth duart Vuçiçit! Tirana dhe Kruja digjen, ti në plazh!”/ Protestuesi mesazh Ramës: Kjo rini në shesh ka për ta sjel...

Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë

“Sheshi merr nur kur vini ju!”/ Aktivisti Edison Lika: Rroftë Diaspora! Do t’i largojmë ata që ju larguan! Dorëheqje

Pankartat në protestën e 76-të/ “Koha nuk na hesht”, qytetarët “shuplakë” me mesazhe Ramës





