Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klien... I akuzuar për kultivimin e mbi 24 kg kanabis, arrestohet 57-vjeçari në Vaun e Dejës Shpërthimi në Elbasan me dy viktima dhe 10 të plagosur, Policia jep detajet nga operacioni prej 17 orësh kë... Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja arsyeja Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja ... Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me r... EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i...
POLITIKE

Berisha: Shtresa e mesme është shtylla e shoqërisë. Ne do bëjmë gjithçka për begatimin dhe prosperitetin e saj

P
Piranjat 8 August 2026, 13:07 · 2 min lexim
Berisha: Shtresa e mesme është shtylla e shoqërisë. Ne do

Kreu demokrat u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bisedë në rrjetet sociale.

G. N. Grimci: Përshëndetje doktor. A po e pret Rama në besë shtresën e mesme se i ka dhënë besën krimit? Sot zoti Berisha, Shqipëria është një parajsë për të kriminalizuarit, pasi askush nuk u kërkon llogari për miliona euro që qarkullojnë. Nga ana tjetër vendi është kthyer në ferr financiar për shtresën e mesme. Çfarë do të bëni ju përballë këtij realiteti?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen.

Edi Rama, betejën me shtresën e mesme dhe përpjekjen e tij për dëbimin e shtresës së mesme nga Shqipëria, e filloi me taksën 23% që u vuri profesioneve të lira, të cilat duhet ta pranojmë, përbëjnë pjesën më vitale të shtresës së mesme dhe të shërbimeve në Shqipëri.

Nuk janë vetëm profesionet e lira, por të njëjtin fat ai po i rezervon me çdo kusht kësaj shtrese në mënyrë që në Shqipëri të mbeten ai, oligarkët e tij dhe punonjës skllevër të cilët nuk votojnë por, marrin rrogat dhe të shtypur qëndrojnë në punë, njëlloj si në vende të tjera pa të drejta, nga vendet e Azisë, Afrikës e të tjerë. Unë garantoj shtresën e mesme, garantoj profesionet e lira, se politika fiskale e kësaj partie do t'u krijojë atyre mundësi të shpalosin të gjitha aftësitë dhe të gëzojnë prosperitetin që meritojnë.

Shtresa e mesme është shtylla më kryesore e shoqërisë, është promotori i zhvillimit të saj. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka për begatimin, prosperitetin, zhvillimin e saj, por do bëjmë gjithçka të rikthejmë sa më shumë shqiptarë nga Shqipëria, me qëllim shtimin e kësaj shtrese dhe rritjen e numrit të popullatës.

Politika e ripopullimit do të jetë një nga linjat më kryesore të politikës sonë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.