Berisha: Sondazhet e fundit tregojnë rënie katastrofike të PS në 29%, vetë Rama është nën partinë

Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendshme të PS-së tregojnë një rënie katastrofike të mbështetjes për mazhorancën, duke pretenduar se partia ka zbritur në 29 për qind.
Berisha tha se edhe Edi Rama renditet nën nivelin e mbështetjes së PS-së, duke e cilësuar këtë si shenjë të alarmit dhe të përshpejtimit të shkërmoqjes së mazhorancës.
Fjala e Berishës:
Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon!
Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind.
Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë.
Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit.
Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm.
Lexo edhe
POLITIKE
Dizdari: Qeveria Rama mashtroi për fondet IPARD, PD angazhohet për rikthimin dhe pesëfishimin e granteve për fermerët

“Rama jep dorëheqjen”/ Sot dita e 74-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Lura po digjet!”, këshilltari i PD ngre alarmin: Rrezikohen banorët dhe Fushë-Lura

"Poshtë diktatura"/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Kryeqytetit: Shqipëria kërkon revolucion

‘40 hektarë tokë për ‘fituesin e paracaktuar’?/ Këlliçi denoncon aferën: Njoftim fiktiv dhe pjesë e farsës





