Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
POLITIKE

Berisha: SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama! Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

P
Piranjat 6 July 2026, 11:26 · 3 min lexim
Berisha: SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama! Pse e fsheh Dumani emrin e

“SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama”, kështu deklaroi para gazetarëve paraditen e sotme kreu demokrat Berisha.

“Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba”, bëri pyetjen kreu i opozitës.

Zoti Berisha, sa herë paraqiteni për të zbatuar vendimin e gjykatës, ju përherë përmendni emra duke nisur nga Dumani e të tjerë, dhe sot Belinda Balluku, e të gjithë të tjerët. Kjo është simbolikë apo ju doni të thoni se ka një SPAK paralel, e nëse ka një SPAK paralel, kush e drejton këndvështrimin tuaj këtë SPAK paralel?

Sali Berisha: SPAK-un real dhe SPAK-un paralel e drejton vetëm një njeri, kreu i meduzës Edvin Kristaq Rama.

Këtu nuk ke, nuk mund të bësh një aluzion, të mendosh se jo.

Si mund t'i fshehësh publikut emrat e qeveritarëve që shkuan dhe u takuan me trafikantët e drogës për të bërë marrëveshje për investimet e parave të tyre?

Kjo nuk ndodh në botë kund, përveçse në Shqipërinë e Edi Ramës që kontrollon këtë institucion në çdo qelizë.

Vërtet Dumani e mban sekret sepse e urdhëron Rama, po ai kryen një krim para popullit shqiptar.

I vetmi që nuk mund të përbënte asnjë lloj problemi, është qeveritari që në shkelje të çdo ligji u bë ushtari i bandave dhe trafikantëve dhe arriti me ta marrëveshjen për investime në Tiranë.

Pra mund të thuash se X apo Y trafikant ka dhe çështje të tjera që po hetohen e të tjerë e të tjerë, prandaj s'po ia them emrin e të tjerë e të tjerë, por qeveritari që i ka hipur avionit për të shkuar në Aruba dhe për t'u takuar me trafikantët bashkë me biznesmenët, dhe për t'i dhënë kullat e Tiranës atyre, ai është kryekriminel, është më kriminel se trafikantët, se të gjithë të tjerët.

Dhe këto i mban të fshehtë Altin Troplini. Si iu duken ju këto?

Ju si gazetarë mendoj unë, ju çdo ditë në ekranet tuaja duhet të vinit një alarm për këtë.

Se nuk ka akt më flagrant të varësisë totale të verbërisë së plotë të këtij institucioni nga Edi Rama. Kë mbrojnë ata? Çfarë mbrojnë ata? Ata mbrojnë ose vëllanë e Edi Ramës për Edi Ramën, ose sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë po për Edi Ramën, ose Ergys Agasin, po për Edi Ramën.

Thuhet dhe për Gjiknurin, po ai e bën be rrufe, po kur i thashë që hajde betohu në Bibël, nuk ia mbajti. Ishte i gatshëm të betohej në Kushtetutë, se për Kushtetutën s'pyesin fare ata, po jo në Bibël.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.