Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm
POLITIKE

PD: Stop terrorit dhe dhunës së Padrinos ndaj protestuesve paqësorë!

P
Piranjat 1 September 2026, 22:58 · 2 min lexim
PD: Stop terrorit dhe dhunës së Padrinos ndaj protestuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama ka provokuar rëndë protestuesit paqësorë dhe ka urdhëruar, narko-policinë t’i sulmojë ata.

Berisha thekson se disa protestues kanë mbetur të plagosur si pasojë e dhunës policore, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në polici. Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar.

“Stop terrorit dhe dhunës së Padrinos ndaj protestuesve paqësorë!”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e Partisë Demokratike.

 Stop terrorit dhe dhunës së Padrinos ndaj protestuesve paqësorë!

Sonte, Edi Rama provokoi rëndë protestuesit paqësorë nga zyra e tij dhe urdhëroi narko-policinë t’i sulmonte ata pa asnjë motiv, me shkopinj, shkelma, topa uji dhe mjete të tjera. Disa protestues u lënduan me plagë nga dhuna policore, të tjerë u morën forcërisht pa asnjë shkak në rajonin e policisë.

Partia Demokratike, duke shprehur solidaritetin e saj me protestën rinore-qytetare, dënon me forcën më të madhe dhunën e egër të urdhëruar nga Padrino ndaj protestuesve dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar në polici.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.