Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e djeshme në selinë e PD-së një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Berisha e cilësoi narkoshtetin si problemin kryesor të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Reagimi i plotë:
Dje prita në një takim në selinë e PD-së eurodeputetin Marco Tarquinio, Kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Zoti Tarquinio është një mik i Shqipërisë, që i përket grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.
E informova eurodeputetin Tarquinio se për Shqipërinë sot problemi më madhor me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë është narkoshteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi në Evropë. Në këtë kuadër, sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe ndër aksionerët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri, ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën.
Kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe në Amerikën Latine kanë lidhje direkte jo vetëm me policinë, gjykatat e prokurorinë, por kanë lidhje direkte të faktuara edhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, i cili pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe, në kundërshtim me ligjin, u jep licencë për kazino dhe hotel me pesë yje. Dosjet gjyqësore kanë faktuar se zyra e kryeministrit organizon takime trilaterale, si për shembull në Aruba, mes trafikantëve të drogës, ndërtuesve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tij direktë.
Pasojat më të rënda të narkoshtetit janë në ekonominë e vendit. Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë zhvlerësuar euro dhe dollari. Monedhat më të fuqishme në planet janë zhvlerësuar përkatësisht me 32% dhe 35%, e po aq janë zhvlerësuar edhe eksportet e vendit. Për rrjedhojë, prodhimi industrial në Shqipëri, sipas Eurostat-it, ka rënë me 15.3%. Kurse treguesi i ndërtimit, sektor ku lahen paratë e drogës, është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së.
Pasojat më të rënda të narkoshtetit pasqyrohen me shokun demografik të pashembullt në historinë tonë. Po sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1,099,000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë nën nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë.
Problemi madhor lidhur me narkoshtetin qëndron te mohimi i tij, dhe në fakt ky mohim është mbështetje e tij, me dashje apo pa dashje. Po kështu, ideja se narkoshteti në Shqipëri mund të çmontohet nga dy apo tre prokurorë nuk është aspak realiste. Qëndrime të hapura politike kundër tij dhe masa të tjera ndaj regjimit janë të domosdoshme.
Duke pasur parasysh kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare dhe gjetjet e raporteve ndërkombëtare, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi nevojën për krijimin e një qeverie teknike si kusht i domosdoshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
22 Shtator17:01
“Garanci për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, prezantimi i bujshëm i Vlora Hysenit në krye të SHISH nga kryeministri
Dikur e prezantonte si një “garanci për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, ndërsa sot emri i Vlora Hysenit ësht&...
POLITIKE
22 Shtator16:48
Rama njoftoi shkarkimin e Vlora Hysenit, Bardhi: Zgjidhja është doreheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për largimin e Vl...
POLITIKE
22 Shtator16:20
Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet janë më të sigurta
Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje dhe detaje nga Sesioni i 42-të i Trajnimit t...
POLITIKE
22 Shtator15:56
Tabaku kërkon transparencë për projektet në Zvërnec: Ligji për Investimet Strategjike duhet anuluar
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kërkuar transparencë për projektet në zonën e Zvërnecit, duke kundërshtuar ndryshimet n&eum...
POLITIKE
22 Shtator13:54
REL: Kurti e shkarkoi nga AKI, Rama e solli në krye të SHISH-it! Sot Vlora Hyseni nën arrest shtëpie
Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka kërkuar që drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, t&eum...
POLITIKE
22 Shtator13:32
Berisha: Haram Begaj është anëtar vullnetar i kësaj organizate kriminale. Nuk ekziston Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Sipas kreut të opozitës edhe Presidenti i Republikës është anëtar vullnetar i kësaj organizate kriminale.
“Nuk ekzis...
POLITIKE
22 Shtator13:15
Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me tone të forta pas urdhër-arrestit për shefen ...
POLITIKE
22 Shtator12:55
Berisha: Vlora Hyseni u bëri presion gjyqtarëve të Kushtetueses në çështjen e Belinda Ballukut!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur nga G...
POLITIKE
22 Shtator12:42
Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në javë te një lokal poshtë shtëpisë sime
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që...
Nga Petrit Vasili
POLITIKE
22 Shtator12:33
Shembet përfundimisht në humnerë shteti i Ramës!
Me arrestimin për herë të parë të Drejtores së Shërbimit Sekret të Shqipërisë shembet përfundimisht sht...