POLITIKE

Berisha: Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme përballë regjimit

Piranjat Përditësimi i fundit 18 January 2026, 20:02

Berisha: Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi foltoren e radhës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ai theksoi se shqiptarët më 24 janar do të përballen me “regjimin më të urryer pas Enver Hoxhës”.

Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe vjedhje, duke përmendur dosjet e Lubisë Ballukut, projektet e aeroportit të Vlorës dhe Tunelit të Llogarasë.

Ai denoncoi gjithashtu aktivitetet e Armand Frangut dhe lidhjet e tij me kryeministrin, si shembuj të keqpërdorimeve shtetërore. Kreu i PD-së u bëri thirrje demokratëve për një “kryengritje paqësore të pandërprerë” për të rikthyer dinjitetin dhe zhvillimin në vend.

Ai ftoi qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që të bashkohen më 24 janar në këtë “provë të fuqishme” kundër qeverisë aktuale.

Berisha: Dhe ju ua rikujtoj këtu. Kujtoni pak ato shprehjet e mia për Ina Ramën, ia kam thënë me të drejtë, nuk heq asnjë fjalë, por Ina Rama kërkoi prapa 3 imunitete, zv.kryeministri, dy ministra. Absolutisht, ua them juve miq, as për të qindtën e sekondit nuk i kishte shkuar kujt ndërmend që kryeministri Sali Berisha mund të bllokonte heqjen e imunitetit.

Dhe këtë e dinin dhe ministrat. Dhe ministrat, as që pritej t’u kërkohej, por e dorëzuan vet imunitetin. Ishte çështja e pëgjegjësisë para jush, para qytetarëve.
Kurse ky, hajdut i kombit i erdhi mandati për Saimir Tahirin nga Italia nuk i hoqi imunitetin.

Vjen kërkesa Lubi Ballukun, nuk heq imunitetin. A e dini pse? Sepse në mënyrë absolute, në dosjen e Lubisë, në 3 rreshta, 2 flasin për Ramën. Sepse në Ankara nuk e mori Lubia Ramën me vete, e mori Rama Lubinë me vete për Tunelin e Llogarasë. Sepse, për aeroportin e Vlorës, nuk ishte ide e Lubise, ishte ide për vejdhje e Edi Ramës dhe këto janë me dokumente.

Po AKSHI, sa herë e kisha denoncuar unë publikisht, Armand Frangun, baxhanakun e tij? I cili, në një vit ka 800 transaksione nga paratë tuaja, nga baxhanaku kryeministër. I cili ka qindra kontrata sekrete në kundërshtim flagrant me ligjin, i cili aksioner kryesor i të gjitha vjedhjeve, bashkë me baxhanakun kryeministër dhe sipërmarrjen që na e shet si model, merreshin njerëzit peng. Agjenci shtetërore ajo, që merrte njerëz peng.

U ndala në këtë moment, për të deklaruar se, këta që kemi para, këta janë armiq të shpërfytyruar, janë armiq të egër. Këta nuk meritojnë asnjë orë në pushtet, dhe ne do t’u tregojmë këtyre vendin që meritojnë.

Demokratët, sot më shumë se kurrë, në emër të të vërtetave që besojnë, në emër të idealeve të tyre, dinjitetit njerëzor, janë të ftuar dhe të detyruar me një kryengritje paqësore të pandërprerë, të largojmë nga pushteti dhe të përmbushim misionin tonë. Ne jemi parti misioni. Të përmbushim misionin tonë, qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, opozita në mënyrë absolute fiton zgjedhjet dhe Shqipëria rikthehet në rrugën e dinjitetit, në rrugën e zhvillimit.

Edhe njëherë, ju ftoj ju, ftoj të gjithë qytetarët e Kombinatit, Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, më 24 janar, në provën tonë të fuqishme përballë regjimit më të urryer që shqiptarët kanë patur pas Enver Hoxhës gjer sot.
Faleminderit!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?