
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, deklaroi se pakënaqësia ndaj qeverisë dhe Edi Ramës është rritur ndjeshëm. Ai tha se protestat kundër reformës territoriale dhe bashkimit të bashkive po zhvillohen në disa qytete të vendit.
Berisha kritikoi gjithashtu situatën e sigurisë, duke përmendur vrasjen e turistit portugez në Ksamil dhe përplasjen e parandaluar mes adoleshentëve në Kombinat. Sipas tij, këto ngjarje dëshmojnë shkallën e lartë të kriminalizimit dhe sundimit të krimit në Shqipëri.
Fjala e plotë:
Dëshiroj të theksoj se këtë javë, më të larta se sa temperaturat e këtij gushti, kanë qenë temperaturat e pakënaqësisë së madhe ndaj Edi Ramës, padrinos së Shqipërisë dhe organizatës së tij kriminale që quhet qeveri.
Krahas protestës më të fuqishme në 35 vitet e fundit të dhjetëra mijëra qytetarëve dhe të rinjve në rrugët e Tiranës, prej 15-20 ditësh në një seri qytetesh të vendit, qytetarët protestojnë kundër zhdukjes arbitrare, tiranike të bashkive të tyre nga njeriu që do të fusë në pëllëmbë të dorës të gjithë Shqipërinë.
Njeriu që kërkon të vendosë një centralizëm të tillë në këtë vend që nuk ka ekzistuar as në kulmin e diktaturës komuniste.
Njeriu që po përdor reformën territoriale jo për ripopullimin e Shqipërisë dhe afrimin e shërbimeve me qytetarin, por përkundrazi për shpopullimin e Shqipërisë, largimin e shërbimeve nga qytetarët dhe indirekt dëbimin e tyre të butë nga Shqipëria.
Temperaturat e pakënaqësisë ndaj padrinos dhe qeverisë së tij shprehen kudo.
Por krahas këtyre, ka pasur edhe shfaqje shumë të rënda, dëshmi të mjediseve kriminale që janë krijuar në këtë vend si pasojë e mungesës së shtetit ligjor, zëvendësimit të tij me narkoshtetin.
Përveç ngjarjes tragjike, e them edhe njëherë, të vrasjes shtetërore të 20-vjeçarit portugez që erdhi të kalonte pushimet në Ksamil dhe kthehet në familjen e tij në arkivol, e them shtetërore sepse ishin tre uniforma policie, të cilat në vend që të mbronin turistin, të mbronin 20-vjeçarin, morën anën e vrasësit, fshehën krimin, duke dëshmuar se rojet e sigurisë në lokalet tona, në tërësi, jo të gjitha sigurisht, janë pjesë e krimit të organizuar, i cili kontrollon jetën ekonomike të vendit.
Por, tmerrësisht shqetësuese ishte ngjarja në Kombinat, ku sipas policisë dhjetëra adoleshentë kishin mprehur thikat, revolet për një përleshje, e cila do kishte marrë përmasat e një masakre.
Natyrisht parandalimi i saj meriton dhe ka vlerësim, por fakti që në Shqipëri janë krijuar mjedise të tilla të inkriminuara, ku mund të ndodhin përleshje me armë të ftohta dhe armë zjarri mes dhjetëra qytetarëve, dëshmon edhe njëherë shkallën e lartë të inkriminimit, të sundimit të krimit në këtë vend.
De facto, Shqipëria dominohet tërësisht nga krimi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
22 Gusht11:06
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës
Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me deklaratën e arkitektëve, urbanistë...
POLITIKE
22 Gusht08:45
BIRN: Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Qeveria shqiptare planifikon ta reduktojë numrin e bashkive nga 61 në 46, por kritikët druhen se reforma do të thellojë izolimin e ko...
POLITIKE
22 Gusht08:21
84 protesta antiqeveritare, qytetarët do të “zbresin” sërish në shesh për largimin e Ramës: Jep dorëheqjen!
Zhvillohet mbahet sot protesta e 84-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët pritet të mblidhen sërish përpara ...
POLITIKE
21 Gusht22:43
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella dhe Meloni/ Mbështet kuqezinjtë në “Taranto 2026”
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Itali për ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”,...
POLITIKE
21 Gusht22:39
Protesta e 22-të në Divjakë, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Mazniku non grata
Protesta kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë me Bashkinë e Lushnjës ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qyt...
POLITIKE
21 Gusht21:26
Dita e 83-të e protestës/ Aktivistja ripërsërit kërkesat: Kërkojmë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë
Protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre në ditën e 83-të të protestës. Një aktiviste gjatë fjal&eu...
POLITIKE
21 Gusht21:25
‘Duan të na presin shpresën’/ Aktivisti nga Milano: Duam qeveri teknike
Përshëndetje të gjithëve, jam një aktivist nga Milano.
Kemi marrë pjesë çdo fundjavë e tutje në grupin e Mi...
POLITIKE
21 Gusht20:37
“Shkrirja e bashkive është shpopullim”, mesazhi i fortë i biznesmenit: SPAK ku je? Kë ke arrestuar?
Protesta e 83-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është zhvilluar me pjesëmarrjen e qytetarëve që u shpreh&eum...
POLITIKE
21 Gusht20:02
Ethet e Gushtit në PS, Rama 2 ditë ‘provim’ me ministrat dhe drejtuesit e komisioneve të Kuvendit para mbledhjes së Asamblesë
Ditët e Gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë ethet e këtij muaji për Partinë Socialiste e cila qeveris vendin në ma...