Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
POLITIKE

Berisha udhëton në fundjavë në SHBA/ Detaje: Në takimin në New Jersey të pranishëm mbi 1500 shqiptaro-amerikanë

P
Piranjat 2 September 2026, 20:23 · 5 min lexim
Berisha udhëton në fundjavë në SHBA/ Detaje: Në takimin

Lideri i opozitës Sali Berisha udhëton këtë fundjavë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme politike, si dhe foltore me diasporën në disa shtete të ndryshme të SHBA.  

I ftuar në studion e lajmeve të Syri Tv, Henri Ceno sekretari Ndërkombëtar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, dhe një nga pjesëtarët e delegacionit që do shoqërojnë kreun e PD-së në vizitën e tij në Amerikë zbulon rëndësinë e kësaj vizite.

“Për ne ka mjaft rëndësi që ky udhëtim, në radhë të parë ka një impakt qoftë për aspektin e votuesve të së djathtës, për përfaqësuesit e Partisë sonë, por nga ana tjetër edhe për të patur një lloj ndërlidhje me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për ne, pjesa më e rëndësishme e këtij udhëtimi, të paktën mënyra se si unë e perceptoj dhe analizoj në këtë moment, është ndërlidhja që bëhet me diasporën dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar. Sepse ne kemi parë që gjatë këtyre 13 viteve të qeverisjes së Rilindjes, pra të Edi Ramës, Shqipëria është zbrazur. Nga njëra anë kemi qeverinë që nëpërmjet propagandës thotë se po eksportojmë produkt, por eksporti kryesor që Shqipëria ka patur këto 12 vite janë njerëzit.

Pra Shqipëria po zbrazet nga burimet e saj njerëzore dhe një nga pikat kyçe të programit tonë të ardhshëm për zgjedhjet që do vijojnë, është diaspora dhe një pjesë mjaft e rëndësishme jo vetëm e strukturës, pra e përfshirjes së njerëzve të diasporës, përfaqësuesve të diasporës tonë qoftë në SHBA po edhe në Europë, që të bëhen pjesë integrale e Partisë Demokratike në mënyrë që të ofrohet një alternativë sa më e mirë e mundshme jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe në aspektin e ideve dhe mendimeve dhe mënyrës se si perceptohet politika dhe çfarë ky komunitet mund të bëjë për Shqipërinë”

Takimin e parë, Berisha do ta zhvillojë të djelën në orën 11:00 me shqiptarët në Neë Yersey, ndërsa të martën e 8 shtatorit, do të ketë një tjetër takim të hapur qëndren e komunitetit shqiptarë në Dallas, që Teksas.  

Cenko thotë se në takimin që do të mbahet në New Jersey priten të jenë mbi 1500 shqiptaro amerikanë

“Të premten fluturojmë për në Nju York. Të dielën kemi takimin e madh, foltoren ku priten mbi 1500 shqiptaro amerikanë dhe më pas do të fluturojmë për në Dallas ku kemi takime të tjera me komunitetin shqiptarë e politikanë të rëndësishëm amerikanë”

Cenko falenderoi ambasadën amerikane për gadishmërinë për të dhënë vizën kreut të PD-së Sali Berisha.

Unë kam qenë pika e kontaktit ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe Partisë Demokratike edhe për të ndjekur procesin e marrjes së vizës nga doktor Berisha. Dua të jap dhe një falënderim publik edhe përfaqësuesve të ambasadës për gjithë facilitetin dhe për gjithë ndihmën që na kanë dhënë që kjo gjë të realizohet në një kohë rekord dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me datat 9 dhe 10 shtator, Berisha do të marrë pjesë në Konferencën e Partisë Republikane amerikane. Delegacioni që do të shoqërojë liderin e opozitës në SHBA, përbehet nga nënkryetari i PD, Belind Këllici, deputetja Albana Vokshi, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Henri Ceno.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.