POLITIKE

Berisha: Unë Altin Dumanin e kam denoncuar që kur fshehu krimin elektoral, s'ka hetuar asnjë dosje që ka lidhje me Ramën

Piranjat Përditësimi i fundit 14 January 2026, 14:25

Berisha: Unë Altin Dumanin e kam denoncuar që kur fshehu krimin

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve në konferencën javore, kryetari i PD, Sali Berisha rikonfirmoi edhe njëherë denoncimin për Altin Dumanin, që sipas liderit demokrat fshehu krimin elektoral.

Sipas Berishës, ishte Dumani, ai që nuk hetoi asnjë dosje që të Ramës dhe lidhjet e tij me bandat kriminale, me qëllim blerjen e votave.

‘Që në momentin që unë i fsheh këto, nuk jam më Sali Berisha. Nuk mbroj më interesin publik. Nuk kam unë interesa personale në këtë rast. Por kam interesin publik që nuk më lejon mua të fsheh asgjë që është në dëm të tij’, u shpreh Berisha.

Fjala e Berishës

E vërteta absolute është se Altin Dumani ka bërë gjithçka që ka patur në dorë që asnjë çështje e lidhur me Edi Ramën të mos hetohet. Altin Dumani, meqenëse hyri këtu. Ose armiqësia ime me Altin Dumanin është absolute për qëndrimin e tij ndaj krimit elektoral. Dhe ajo daton që ditën kur është emëruar. Po kështu me paraardhësin e tij.

Amnistia që këta të dy u bënë dosjeve elektorale i rreshton ata si armiq të egër të pluralizmit. E kam thënë këtë. Është e vërtetë apo jo, ata kanë amnistuar dosje që bënë jehonë botërore, dosjet e Bild, ku fillonte me Edi Ramën dhe përfundonte me drejtonin e policisë. Me ministra, dhe me tjerë. Është reale kjo.

A nuk është krim ky? Ky është krim madhor, ky është përdorim i drejtësisë për të shtypur pluralizmin.

E dyta. Altin Dumani ka patur një dosje dhe kjo dosje ka qenë e djegësit të Tiranës dhe Altin Dumani ka lëshuar urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, në një kohë kur një prokuror tjetër e ka patur atë dosje dhe ka deklaruar se, nuk ka vepër penale për Arben Ahmetaj.

Altin Zelltari, Altin Mercenari ka marrë dosjen dhe ka lëshuar urdhër arresti për njeriun që e kishte kundërshtuar 4 herë projektin e djegësit të Tiranës, i vetmi. Dhe ka përdorur si argument se punonjësja e tij, një nga anëtarët e KVO ka votuar pro kompanisë të cilës Edi Rama i kishte dhënë 8 pikë. Dhe sot e kësaj dite djegësi i Tiranës është një varr i hapur, nuk e mbyll dot kush atë se janë 130 mln.

Ata që u morën me dosjen e thanë, pse nuk e bëre ti. Ti e pate, ti as nuk thirre Erion Veliajn dhe as Edi Ramën, por një njeri që ishte liruar nga detyra dhe një njeri, që për hir të së vërtetës, me një urrejtje patologjike e persekutonte edhe Linda Rama.

Arben Ahmetaj deklaroi dhe nuk e ka kundërshtuar kush, se është Linda Rama ajo që i dha gjobëvënësit Doçi, i keqpërdorur nga Altin Dumani dhe tjerë me radhë, faturat e hotelit. Shkojmë më tutje. Pse duhet të sulmoj unë një njeri të ligjit. Kurrë, kurrë nuk mund ta bëj atë, përveç respektit. Shkojmë më tutje.

Unë kam lexuar dhe ju keni lexuar për ‘Toyota Yaris’. ‘Toyota Yaris’ janë të paktën jo një por disa prokurorë të Skapit, kriminelë që marrin para nga Çelajt. Vazhdojnë detyrën, pse vazhdojnë detyrën. Ta them unë këtu. Kur Dumani thirri njërin prej tyre, i tha çfarë, ke thënë këto e këto. Por ti tha, kur more në pyetje Ymer Lalën, në 19 pyetje nuk i bëre një pyetje për vrasjen. Ymer Lala ishte vetëm për vrasjen se Luftar Reçi e akuzoi se ka vra. I penduari i drejtësisë Luftar Reçi akuzoi Ymer Lalën për vrasje. Dhe ky e merr në pyetje dhe se pyet për vrasjen. Mund ti besosh ti këtij njeriu. Prandaj ky qepi gojën.

Tjetër. Të gjitha këto që ju shifni. Ky spostoi çdo gjë pas zgjedhjeve. A nuk kam denoncuar këtu para jush njëherë në dy ditë, Ergys Agasin që mblidhej te ‘Kodra e Kuajve’ me Suel Çelën dhe Troplinët gjatë zgjedhjeve. Ky në atë kohë, kur e denoncoja kishte në xhep urdhërin e arrestit të Elvis Doçit dhe e nxorri pasi i thanë atij ik.

E ka të lehtë të akuzojë policinë dhe unë nuk them se, policia nuk dekonspiron. Por në fakt në një rast në Kosovë, një nga këta Çopjat tha, nga BKH-ja më kanë thënë. Pra nuk ishte policia në atë rast. Unë nuk them se, ky kryepolici është bashkëpunëtor i ngushtë i tyre, kriminel.

Tjetër. A nuk kam denoncuar unë në mënyrë të përsëritur disa herë Kreshnik Farrukun, që i ka paguar 5 milionë. Këta flasin me shumë milionë o zotëri. Nga e nxora unë këtë. Nga prokuroria, prokurorë ma thanë mua këtë, prokurorë ma thanë mua këtë.

Se unë jam para kësaj tani, a duhet ti mbaj të fshehta unë këto? Që në momentin që unë i fsheh këto, nuk jam më Sali Berisha. Nuk mbroj më interesin publik. Nuk kam unë interesa personale në këtë rast. Por kam interesin publik që nuk më lejon mua të fsheh asgjë që është në dëm të tij.

Ky është Altin Troplini.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?