Berisha: Zjarret i dikton betoni, edhe te godina e televizionit publik ra zjarr, duket se edhe aty do të ndërtohet ndonjë kullë

I pyetur mbi dyshimet se zjarret mund të jenë të qëllimshme dhe të lidhura me interesa klienteliste, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se, ato po diktohen nga interesat e ndërtimit.
Berisha deklaroi se zjarret kanë si synim hapjen e trojeve për beton dhe investime të reja.
Ai iu referua edhe zjarrit të rënë në godinën e televizionit publik, duke theksuar se edhe aty mund të ndërtohet një kullë. Kreu i PD-së e cilësoi situatën si “barbari” dhe tha se nuk ka dyshim se zjarret janë të diktuara nga betoni.
Shkëlzen Mustafa: Doktor, a mendoni se zjarret janë të qëllimshme për interesa klienteliste të Ramës, për t’i hapur rrugë investimeve për resorte?
Berisha:Në fakt, në tërësi zjarret po i shkakton betoni dhe padyshim që ato kanë vetëm një synim të hapin troje për beton.
Nuk e di, a e morët vesh apo jo, por dy-tre net zjarri ra edhe te televizioni shtetëror, duket se edhe aty do ndërtohet ndonjë kullë dhe ajo ndërtesë duhet të zhduket.Barbari.Nuk ka dyshim se zjarret janë të diktuara nga betoni.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestat kundër Ramës/ Gazeta italiane: Roma nuk duhet të heshtë për shkak të kampeve të refugjatëve

Berisha flet për median britanike: Kauza e protestës është edhe kauza jonë, Rama sillet si një sulltan

FOTOLAJM/ “Zemra e Shqipërisë” në protestë, diaspora mbush Tiranën

“Përqafon Soros, i puth duart Vuçiçit! Tirana dhe Kruja digjen, ti në plazh!”/ Protestuesi mesazh Ramës: Kjo rini në shesh ka për ta sjel...

Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë





