Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
POLITIKE

Beteja për Kuçovën nesër në KAS, Maliqi: Hajdari po mbyll mandatin në shkelje flagrante të ligjit

P
Piranjat26 August 2026, 15:00 · 3 min lexim
Beteja për Kuçovën nesër në KAS, Maliqi: Hajdari po

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në prag të seancës së 27 gushtit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku pritet të shqyrtohet çështja që lidhet me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Maliqi shkruan se pret një vendim përfundimtar nga KAS, ndërsa akuzon Hajdarin se po e mbyll mandatin në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit. Ai e krahason rastin me atë të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, mandati i të cilit u shpall i pavlefshëm.

Në reagimin e tij, Maliqi rendit edhe betejën e gjatë ligjore për këtë çështje, duke përmendur ankimimet në KQZ, KAS, Kolegjin Zgjedhor, SPAK dhe gjykata të ndryshme.

Reagimi i plotë:

Gjyq publik! Njoftim! Nesër, më 27, ora 11:00, në KQZ, KAS do të marrë vendimin përfundimtar për çështjen e të dënuarit, të paaftit dhe abuzuesit Hajdari, në krye të Bashkisë së grabitur të Kuçovës.

Megjithëse disa vendime KAS-i i ka marrë të drejta, nuk duhet ta paragjykoj vendimin. Por jam i bindur se do të japin një vendim në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit, ku Hajdari po mbyll mandatin në shkelje flagrante të ligjit. Rasti i tij është i njëjtë me atë të Kajmakut të Bashkisë Vorë, ku mandati i tij si kryetar bashkie u shpall i pavlefshëm.

U bënë pothuajse 4 vjet me ankime, kallëzime, padi kudo: në KQZ, KAS, Kolegjin Zgjedhor, SPAK, GJKKO, Gjykatën Administrative, Gjykatën e Beratit, Gjykatën e Lartë, me disa rikthime: 5 herë në KAS, 4 herë në KQZ, 3 herë në Kolegjin Zgjedhor etj.

Dhe Hajdari, me mbështetje politike, oligarkike, lobime, me taksat e qytetarëve, me ish-Prokurorin e Përgjithshëm si mbrojtës etj., vazhdon detyrën; mbrohet për tenderat korruptivë, për interesat klienteliste të Rilindjes dhe firmave të ndërtimit.

Pavarësisht vendimit të nesërm në KAS, ju siguroj se betejën ligjore, morale dhe politike do ta vazhdoj deri në fund.

Bashkinë e grabitur të Kuçovës do ta fitojmë, do t’ua kthejmë qytetarëve dhe do ta kthejmë në një kantier ndërtimi, shembull në vend.

Hajdari, si të bjerë nga detyra, do të përgjigjet dhe, sa të bjerë, të gjithë do ta shohin dhe do të dalin në pah abuzimet dhe zhvatjet. Leku i popullit, herët apo vonë, të del nga hundët!

Karrigia e dhuruar dhe e grabitur nuk gëzohet; pasojat e rënda vijnë pas!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.