Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari
POLITIKE

“Bido feston, qytetarët nuk kanë ujë e drita”/ Aktivistja “shpërthen” në protestë: Ramën s’e duan as socialistët

P
Piranjat18 August 2026, 21:07 · 2 min lexim
“Bido feston, qytetarët nuk kanë ujë e drita”/

Aktivistja Etleva Merko, në fjalën e saj nga protesta e 80 që po mbahet para Kryeministrisë, është shprehur se kryeministrin Edi Rama tashmë nuk e duan më as socialistët, dhe sipas saj kreu i qeverisë nuk do të arrijë të marrë më as votat e tyre.

Ajo ka shtuar se problemet me të cilat përballen qytetarët janë të shumta dhe të pa imagjinueshme për vitin 2026, ku banorët e Sarandës nuk kanë drita dhe ujë.

“Më lejoni që t’u falenderoj që pavarësisht ditëve të nxehta, ju ia keni dalë. Ne do vazhdojmë të bashkuar deri sa Rama të largohet.

M’u desh të shkoja në qytetin tim Delvinë, u ndesha me dy realitete të kundërta. Ndërkohë që Bido festonte në qendër, një lagje tjetër e Delvinës ishte pa drita.
Pas dy ditësh në fshatin e Vanës, në 2024-tën, kjo ura është rindertuar me taksa publike dhe dje ura ishte prishur. Se ku shkojnë këto taksa, nuk dihet. Pak më larg është Saranda, qyteti bregdetar që pret çdo vit turistë.

Qytetarët e Sarandës nuk kanë drita, as ujë. Para këtij mandate, Rama në Sarandë premtoi 24 orë ujë, tha se depozitat nuk do jenë në taracatat e ndërtesave. Jemi në 2026 dhe Saranda vuan për ujë. Kushdo që e ka vizituar Sarandën, i ka parë problematikat. Këta nuk duan arsim dhe dije, por duan vetëm të ndërtojnë. Ky është pushteti i krimit. Ti që mendon që vjen në pushtet me votat e socialistëve, mendon se të duan sërish. Unë të them se ata nuk iu duan më”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.