Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Bie ligji për investimet strategjike, Rama: S’na duhet më, po punojmë me BE për ligj të ri

P
Piranjat 9 June 2026, 18:43 · 2 min lexim
Bie ligji për investimet strategjike, Rama: S’na duhet më, po

Ligji për investimet strategjike nuk do të ekzistojë më. Lajmin e dha kryeministri Rama, gjatë një konference me gazetarë nga Bashkimi Europian, kur u pyet nëse do të respektojë kushtet e vendosura në raportin IBAR për këtë çështje.

Ai bëri me dije se po punojnë me BE-në për të krijuar një ligj të ri për investimet strategjike.

“Ligji për investimet strategjike nuk ka qenë kurrë i padrejtë. Shumë njerëz që flasin për të as nuk e dinë për ç’flasin po gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë se e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk ka rëndësi. Nuk është se po luftojmë për të, thjesht do ta lëmë jashtë. Ligji për investimet strategjike na kanë ndihmuar të sjellim në këtë vend më në fund disa investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur.  Tani nuk na duhet më në ligj për investimet strategjike se kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë. Në fakt nuk duan t’ia dinë për lehtësira. Duan natyrisht status të mbrojtur por nuk kemi probleme me këtë. Është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë për një ligj të ri për investimet, po punojmë me BE. Çdo gjë që bëjmë mbështetet te standardet e BE”, tha Rama.

Duke iu referuar investimit në Zvërnec, Kryeministri nguli këmbë se bota ka plot shembuj të bashkëjetesës mes natyrës dhe zhvillimit.

Për Edi Ramën, çështja u fry për shkak të emrit të Donald Trump.

I pyetur për Sazanin, Rama pohoi se po negocion prej dy vjetësh me investitorët, por përjashtoi idenë e shitjes së ishullit.

Kryeministri shpjegoi se nuk do të heqë dorë nga vizioni i tij për të thithur kapital dhe investime madhore që do të ndihmojnë zhvillimin e vendit, por nënvizoi bindjen se nuk mund të konkurrojë duke shpërfillur natyrën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.