Bylykbashi akuzon SPAK-un: Heshti për dhunën ndaj protestuesve, po mban në këmbë qeverinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theks...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theks...
Policia e Tiranës ka vendosur gjoba ndaj 16 protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë...
Studentët në protestën e 22 kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë protestës, në...
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave p...
Një alarm kritik për sigurinë ushqimore ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas sinjalizimit emer...
Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel Alameda. K...
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku ...
Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak t&eu...
Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas të dh&...
Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierë...

Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjobat dhe kontrollet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi duke analizuar mënyrën se si administrata shtetërore ushtron presion mbi bizneset.
Sipas Tabakut, gjobat nuk po përdoren për të luftuar informalitetin apo për të përmirësuar klimën ekonomike, por janë kthyer në një instrument presioni që ushqen korrupsionin dhe godet kryesisht bizneset që respektojnë ligjin.
Deputetja solli në vëmendje shifra që, sipas saj, tregojnë përmasat e problemit. Vetëm gjatë viteve 2022 dhe 2023, administrata tatimore ka vendosur rreth 4,6 miliardë lekë penalitete.
“Biznesi nuk vuan vetëm barrën e taksave të padrejta, por edhe zyrtarët e shtetit që trokasin në derën e biznesit korrekt me ligjin, ndërkohë që ndaj evazorëve mbyllin njërin sy dhe i falin”, deklaroi Tabaku.
Ajo theksoi se ankesat e qytetarëve dhe sipërmarrësve ndaj administratës janë shtuar. Sipas saj, gjoba po përdoret si mjet shantazhi për të mbledhur atë që e cilësoi si “taksa e korrupsionit”.
Tabaku vuri në dukje se, ndërkohë që ekonomia informale përbën rreth 40 për qind të ekonomisë së vendit dhe mbetet ndër më të lartat në rajon, presioni i institucioneve përqendrohet mbi bizneset e rregullta dhe të ndershme.
Duke iu referuar të dhënave për vitin 2024, ajo deklaroi se në Shqipëri janë vendosur rreth 28 milionë euro penalitete, kundrejt 4,6 milionë eurove në Serbi dhe 1,4 milionë eurove në Malin e Zi.
“Ky është një krahasim i thjeshtë për të treguar se si gjoba po kthehet në mjet presioni”, u shpreh deputetja demokrate.
Një tjetër rast i evidentuar prej saj është ai i IKMT-së. Sipas Tabakut, vetëm gjatë vitit 2024 ky institucion vendosi 447 gjoba, me një vlerë prej rreth 1,2 miliardë lekësh, ndërsa arriti të arkëtonte vetëm rreth 2 për qind të tyre.
Tabaku ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e transparencës mbi numrin e gjobave të vendosura, shumën e arkëtuar, penalitetet e rrëzuara nga ankimet ose gjykatat dhe rastet në të cilat gjobat janë falur.
Ajo nënvizoi se Regjistri i Unifikuar i Gjobave u krijua vetëm në vitin 2026, pas më shumë se një dekade mosrakordimi dhe mungese informacioni.
Sipas Tabakut, administrata tatimore është shndërruar në një strukturë ku inspektorët veprojnë “si kaubojsa” ndaj sipërmarrjes, si pasojë e një sistemi që synon të kontrollojë ekonominë nëpërmjet gjobave.
“Është një sistem socialist që kërkon të komandojë gjithçka nëpërmjet një autokracie gjobash dhe taksës së korrupsionit. Ky sistem duhet rrëzuar, sepse sa më shumë zgjat, aq më shumë shtohen gjobat, penalitetet dhe presioni ndaj biznesit”, përfundoi Tabaku.
Biznesi nuk vuan vetëm barrën e taksave të padrejta, por edhe zyrtarët e shtetit që trokasin në derën e biznesit që është korrekt me ligjin dhe jo tek evazorët, të cilëve u shkelin syrin dhe i falin.
Vetëm gjatë viteve 2022 dhe 2023, administrata tatimore ka vendosur 4,6 miliardë lekë penalitete.
Përditë e më shumë, jo vetëm në telefon, por edhe gjatë takimeve me qytetarët, kam dëgjuar ankesa ndaj një administrate që e përdor gjobën si mjet shantazhi për taksën e korrupsionit.
Në vend që qeveria të merret me ekonominë informale, e cila përbën rreth 40 për qind të ekonomisë dhe është ndër më të lartat në rajon, ajo merret me biznesin e rregullt dhe të ndershëm.
Në Shqipëri, gjatë vitit 2024, janë vendosur 28 milionë euro penalitete. Në Serbi janë vendosur 4,6 milionë euro, ndërsa në Malin e Zi 1,4 milionë euro. Ky është një krahasim i thjeshtë për të treguar se si gjoba po kthehet në mjet presioni.
Një tjetër shembull është IKMT-ja. Vetëm gjatë vitit 2024, ky institucion vendosi 447 gjoba me vlerë rreth 1,2 miliardë lekë. Por nga gjobat e atij viti u arkëtua vetëm rreth 2 për qind.
Së dyti, ne ende nuk kemi një pasqyrë të plotë dhe transparente: sa gjoba vendosen, sa prej tyre arkëtohen, sa rrëzohen pas ankimeve ose nga gjykatat dhe, në fund, kujt i falen.
Kemi dëgjuar për krijimin e bordeve dhe agjencive për gjithçka, por nuk kemi pasur transparencë reale mbi sistemin e gjobave. Regjistri i Unifikuar i Gjobave u krijua vetëm në vitin 2026, pas më shumë se një dekade gjobash, mosrakordimi dhe mungese informacioni.
Ka një arsye pse Shqipëria është kthyer në vendin ku gjoba përdoret kaq shpesh. Ka një arsye pse tatimorët sillen si kaubojsa që trokasin në dyert e bizneseve. Dhe ka një arsye pse qytetarët nuk e dinë sa gjoba vendos qeveria, sa prej tyre mbledh dhe sa fal.
Është sistemi i ndërtuar gjatë këtyre viteve.
Një sistem socialist që kërkon të komandojë gjithçka nëpërmjet një autokracie gjobash dhe taksës së korrupsionit.
Ky sistem duhet rrëzuar, sepse sa më shumë zgjat, aq më shumë shtohen gjobat, aq më të larta bëhen penalitetet dhe aq më shumë rritet presioni ndaj biznesit.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlament...
Kryeministri Edi Rama ka ashp[ërsuar retorikën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyq&eu...
Deklaratat qesharake të liderit shqiptar nuk kanë fund! Sot, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve dhe përfaqësuesve të Par...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara ministrave të PS-së dhe anëtarët e grupit parlamentar u justifikua p&eum...
Një analizë e thellë e zhvillimeve të fundit politike zbulon një prapaskenë të errët që përfshin nivelet m&e...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
Dorëheqja e ministres së Shëndetësisë Evis Sala ka ngritur dyshimet mbi arsyet të cilat sipas gazetarit Bledian Koka qarkullojn&eu...
Thashethem të javës e cilësoi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, dorëheqjen e ministres së shëndetësisë Evis Sala, e ci...
Protestuesit e mbledhur në ditën e 95-të të aksionit qytetar kanë lënë hapësirën e sheshit para kryeministrisë...