Biznesmeni në kërkim nga SPAK u arrestua në Francë/ Berisha për Ermal Beqirin: A u lëshua urdhër-arresti? Apo u pengua nga policia e Ramës?!

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, që ishte në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Ai hodhi dyshime për këtë urdhër-arrest, nëse ishte bërë vërtetë apo jo njoftimi për vendet e BE, ndërsa hodhi dyshime për policinë.
“Ai ka bërë veprime me avionët e tij në Austri dhe Slloveni. Nëse do të ishte me mandat arrest ndërkombëtar, ai nuk bënte dot asnjë veprim. Atë mandat arrest ose nuk e lëshuan me urdhër të Ramës, ose e lëshuan dhe e bllokoi policia e Edi Ramës. Unë mendoj se transparenca është e domosdoshme. Mund të ketë dokumente, por autoritetet franceze e arrestuan krejtësisht rastësisht, pasi fluturonte në një lartësi që nuk mund ta bënte. Ermal Beqri kush ishte? Ishte Edi dhe Linda Rama. Ishte familja Rama. Ai ishte një njeri që grabiste mln në emër të tyre.”, tha Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Si u shit me 26 mln euro brenda 60 ditësh toka ku u bë “Air Albania”

Denoncimi i Vangjelit: Qytetari pagoi detyrimin, por Bashkia e Tiranës i bllokoi llogaritë dhe i mori paratë edhe një herë

“Socialistët po djegin teserat e partisë së krimit”/ Berisha: Kërcënimet e Ramës dhe as temperaturat e larta s’i ndalin protestat...

“Bashkë me diasporën, do t’i bashkohemi protestës”/ Fushë-Arrëzi kundër bashkimit me Pukën, kryebashkiaku: Referendum nga populli!...

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës bëhet bashkë, miraton projektvendimin kundër shkrirjes me Kavajën: Interesi i qytetarëve, mbi çdo bindje ...

“Edhe Rinasi i takon Tiranës?”, ironia e Lutfi Dervishit: Banorët të mbajnë zhurmën, të ardhurat diku tjetër

FOTOLAJM/ Balla poston foto me AI për të treguar numër të ulët protestuesish, por “e tradhton” shkrimi në pankarta

“Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit të qeverisë”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive...





