Biznesmeni po fluturonte me avion pranë një centrali bërthamor/ Detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit në Francë

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i biznesmenit Ermal Beqiri në Francë. Sipas mediave franceze, Beqiri u ndalua pas një incidenti ajror pranë centralit bërthamor të Penly, në Seine-Maritime. Lejdd.fr shkruan se avioni i vogël që ai drejtonte kaloi mbi zonën e mbrojtur të centralit, duke bërë që autoritetet franceze ta shoqëronin me një mjet të Forcave Ajrore deri në aeroportin e Albertit.
Pas uljes, piloti u ndalua nga policia. Mediat franceze shkruajnë me tej se Ermal B. ishte i njohur më herët nga drejtësia franceze dhe shqiptare për çështje që lidhen me mashtrime financiare, mashtrim të organizuar dhe aktivitete të paligjshme kibernetike.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti tre pajisje gjurmimi “AirTag” të fshehura në veshje, ndërsa hetuesit po verifikojnë rrethanat e incidentit dhe nëse ai mund të ketë vepruar nën ndikimin e një personi tjetër. Beqiri pretendoi se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën.
Ai u gjobit me 7 mijë euro për shkeljen e hapësirës së ndaluar dhe iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejshme, përfshirë ekstradimin drejt Shqipërisë.
Lexo edhe
POLITIKE
Shkreli mohon akuzën për korrupsion zgjedhor: Kërkoja vetëm pjesëmarrje në miting

Këlliçi: Me Edi Ramën, Olsi dhe shokët e tij kanë gjetur parajsën në Shqipëri

Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!

Denoncimi i Zhupës: Punimet në bypassin Sarandë–Himarë pa masa sigurie, rrezik për kalimtarët

Agron Shehaj: Balla merret me pronat e mia, por vetë jeton në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

“Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën...

“Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”/ Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për…...






