POLITIKE

Bllokimi i integrimit/ Tabaku: Qeveria bën propagandë dhe ka komplikuar seriozisht rrugën e Shqipërisë drejt BE

Piranjat Përditësimi i fundit 12 May 2026, 09:08
Bllokimi i integrimit/ Tabaku: Qeveria bën propagandë dhe ka

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian ka miratuar raportin vjetor për Shqipërinë, një dokument që vë në dukje problematika serioze në rrugën e vendit drejt integrimit dhe që qëndron në kontrast të plotë me narrativën optimiste të qeverisë. Sipas deputetes së opozitës, Jorida Tabaku e cila ishte e ftura në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, raporti reflekton realitete për të cilat opozita ka paralajmëruar prej vitesh, ndërkohë që mazhoranca qeverisëse ka refuzuar ta diskutojë atë.

Raporti, i cili është miratuar nga të gjitha forcat politike në komision, nuk kufizohet vetëm tek çështjet politike si bllokimi i imunitetit të ish-zëvendëskryeministres apo liria e medias, por shtrin analizën e tij edhe në situatën ekonomike, korrupsion, varfëri dhe mjedis. Ai shërben si një “skaner” i realiteteve me të cilat qytetarët përballen çdo ditë, duke e kthyer procesin e integrimit nga një listë ligjesh të miratuara në një nevojë urgjente për standarde dhe institucione funksionale.

Një nga pikat më kritike të raportit është fusha e prokurimeve publike, e cila konsiderohet si një ndër sektorët më të korruptuar në vend. Kjo gjetje bie ndesh me deklaratat e drejtuesve të agjencive shtetërore, të cilët pretendojnë se Shqipëria performon më mirë se 17 vende anëtare të Bashkimit Europian në këtë fushë. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, deputetja Tabaku tha se këto statistika janë mashtruese, pasi fshehin një realitet ku nuk ekziston më garë e ndershme. “Një pjesë e madhe e kompanive dhe operatorëve garojnë të vetëm. Operatori i dytë që futet në garë është thjesht për të mbajtur hapur garën,” shpjegoi ajo, duke theksuar se këto krahasime nuk marrin parasysh tenderat specifikë apo ligjet speciale që anashkalojnë procedurat standarde.

Realiteti i paraqitur në raportin e BE-së është dramatik. Sipas Tabakut, nga 2.2 miliardë euro koncesione të dhëna, plot 1 miliardë janë aktualisht nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ky fakt dëshmon se korrupsioni në prokurimet publike mbetet një sfidë madhore, duke hedhur hije të rënda dyshimi mbi propagandën qeveritare dhe duke komplikuar seriozisht rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Flavio Qarri: Zonmja Tabaku, Tani ju e keni ndjekur këtë çështje në, vijimësi. Gjithmonë sa herë vjen një raport i ri themi ky ka qenë i zi, ky më i zi, ky më i zi. E kapëm rekordin apo mund të gërmojmë tani?

Jorida Tabaku: Shiko, ti e kape shumë mirë që kur e nise diskutimin. Mazhoranca ka refuzuar të flasë. Po t'i pyesësh për përmbajtjen, tani ka dy gjëra, ose nuk e kanë lexuar, ose kanë lexuar dhe bëjnë sikur nuk e kuptojnë. Mua më vjen keq dhe asnjëherë nuk ndjek kënaqësi që në një moment kur Shqipëria duhet të kishte shfrytëzuar çdo hapësirë për procesin e integrimit, ne ndodhemi në një raport i cili është miratuar nga të gjitha forcat politike në komisionin e jashtëm dhe shfaq disa realitete që opozita ka vite që i thotë. Askush nuk ndjen kënaqësi kur Shqipëria nuk përflitet për mirë. Askush nuk ndjen kënaqësi kur lexon që për shembull bllokimi i imunitetit të zëvendëskryeministres, ish-zëvendëskryeministres tashmë, ka qenë një problematikë, një bllokim në rrugën dhe në procesin e integrimit. Unë ndërkohë që po vija këtu, po dëgjoja dhe telefonatat që ti po zhvilloje me qytetarët. E kanë kthyer procesin e integrimit në një propagandë të zbardhur, të tjerrur, te një diskutim që qytetarët më as nuk e perceptojnë se çfarë është integrimi. Integrimi nuk është një listë miratimi ligjesh. Është formim institucionesh, është standarte në praktikë, që fatkeqësisht njerëzit nuk po i shohin. Atë thotë edhe raporti dhe i merr fushat të gjitha me radhë. Ndoshta ne të politikës tentojmë të flasim pak edhe për temat më politike, fokusohemi tek zgjedhjet, fokusohemi tek liria e medias dhe e shtypit, por raporti flet dhe për situatën ekonomike, po flet për korrupsionin, flet për varfërinë, për fëmijët, për mjedisin, flet për realitete që njerëzit përballen e përplasen çdo ditë. Është një skaner.

Flavio Qarri: Flet dhe për tenderat?

Jorida Tabaku: Për tenderat flet nga fillimi në fund, por prokurimet publike i konsideron si një nga sektorët më kyç dhe më të korruptuar. Shfaq problematikat, me gjithë teknologjinë e informacionit të përfshirë fuqimisht në tendera, Shqipëria fatkeqësisht ka një njollë të zezë për prokurimet publike që nuk ja heq asnjë lloj konference për shtyp dhe asnjë lloj propagande...

Flavio Qarri: Drejtoresha e prokurimeve thotë që ne jemi  më mirë se 17 vende të BE-së.

Jorida Tabaku: Për prokurimet publike, sepse është një paragraf i tërë që i referohet prokurimeve publike tek raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Fatkeqësisht sot nuk ka më garë në treg, sepse një pjesë e madhe e kompanive dhe operatorëve atje garojnë të vetëm. Dhe operatori i dytë që futet në garë është thjesht për të mbajtur hapur garën. Dhe sigurisht që kur ke, kur ke këto të dhëna do jesh jashtëzakonisht më mirë se gjithë të tjerët sepse krahasimi bëhet mbi bazë të numrit të aplikimeve, të tenderave. Jo vetëm pa nuanca, por përjashton edhe të gjitha ato tenderat që vijnë në mënyrë specifike ose ligje speciale që vijnë në parlament. Tani çfarë thotë për prokurimin publik Komisioni Europian, që unë i kam nisur një shkresë përsa i përket ligjit të koncesionit të porteve. Ju besoj që ju kujtohet që kush merr një investim strategjik i japim dhe një port, siç janë këto në jug. Ndryshimet, thotë, të ligjit të koncesionit të porteve nuk janë konsultuar me Komisionin Europian dhe kanë nevojë që të shihen për përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian, në mënyrë të veçantë në zonën dhe në fushën e prokurimeve publike, duke qenë se nuk janë procedura transparente, konkuruese dhe ka nevojë që të analizohen. Këto bien në kundërshtim dhe me angazhimet që qeveria shqiptare ka marrë për kapitullin përkatës, për detyrimet përmbyllëse dhe vendos në rrezik mbylljen e kapitullit pesë dhe 27. Tani, realiteti i atyre prezentimeve, asaj propagande, me këtë realitetin që ka komisioni është jashtëzakonisht shumë larg. Po thënë kjo, sot prokurimet publike janë fusha me korrupsionin më të lartë. 2.2 miliardë koncesione, 1 miliardë janë në hetim nga SPAK-u. Tani unë nuk besoj që po të bëjnë ndonjë grafik dhe ta krahasojmë me vendet e Bashkimit Europian, ka një normë kaq të lartë. Është 50 me 50 norma e korrupsionit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?