Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
POLITIKE

Blushi në Parlamentin Europian: Rama po shpopullon Shqipërinë, drejtësia është kthyer në armë politike

P
Piranjat29 June 2026, 17:41 · 2 min lexim
Blushi në Parlamentin Europian: Rama po shpopullon Shqipërinë,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi takime në Parlamentin Europian me kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian, Marco Tarquinio, si dhe me raporterin për Shtetin e së Drejtës, Konstantinos Arvanitis.

Gjatë këtyre takimeve, Blushi ngriti shqetësimet që, sipas tij, lidhen me situatën politike, sundimin e ligjit dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas Blushit, pasojat e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama kanë sjellë shpopullimin e vendit, veçanërisht përmes largimit masiv të të rinjve.

"Pasojat dramatike të keqqeverisjes së Edi Ramës kanë shpopulluar vendin nga të rinjtë. Korrupsioni dhe kriminalizimi i shtetit e kanë shpopulluar Shqipërinë si asnjë vend tjetër në rajon. Kjo është arsyeja pse të rinjtë janë ngritur në protesta masive për largimin e panegociueshëm të Edi Ramës", u shpreh Blushi.

Ai deklaroi gjithashtu se korrupsioni ka dëmtuar rëndë shtetin ligjor dhe se reforma në drejtësi nuk ka arritur të japë rezultatet e pritshme në luftën kundër korrupsionit.

"Korrupsioni ka shkallmuar shtetin ligjor. Reforma në drejtësi dështoi të luftojë korrupsionin. Tregues është raporti i Transparency International, që e rendit Shqipërinë 11 vende më poshtë se një vit më parë. Progresivisht, me rritjen e numrit të arrestimeve është rritur edhe korrupsioni. Pandëshkueshmëria është kthyer në sistem", tha ai.

Në vijim, Blushi akuzoi institucionet e drejtësisë për përdorim politik, duke iu referuar edhe çështjes së Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

"Drejtësia e re po përdoret politikisht. Presidenti Meta është rrëmbyer prej dy vitesh, në një skenë që të kujton rrëmbimin e Aldo Moros. Meta mbahet në paraburgim pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt penal kundër tij. Nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian pa një shtet të së drejtës që respekton Konventën Europiane", deklaroi Blushi.

Takimet u zhvilluan në kuadër të vizitës së delegacionit të Partisë së Lirisë në Parlamentin Europian, ku në fokus ishin zhvillimet politike në Shqipëri, funksionimi i shtetit ligjor dhe procesi i integrimit europian të vendit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.