Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Blushi nga GJKKO: Procesi ndaj Metës pa transparencë, seancat duhet të transmetohen drejtpërdrejt

P
Piranjat 5 June 2026, 17:51 · 3 min lexim
Blushi nga GJKKO: Procesi ndaj Metës pa transparencë, seancat duhet

Pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj Ilir Metës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kritikoi vendimin e gjykatës për të mos lejuar praninë e mediave në sallë, duke e cilësuar atë një cenim të transparencës së procesit.

Blushi tha se argumenti i gjykatës, sipas të cilit publiciteti i procesit garantohet përmes pjesëmarrjes së publikut, nuk qëndron, duke qenë se kapaciteti i sallës është i kufizuar.

“Si mund të garantohet transparenca e një procesi me vetëm 30 vende në sallë, kur një pjesë e tyre janë të zëna nga gazetarët? Në fund mbeten rreth 15 persona, të cilët nuk mund të përfaqësojnë interesin e gjerë publik”, deklaroi ai.

Sipas Blushit, gjykata ka përdorur standarde të ndryshme për të argumentuar vendimet e saj. Ai pretendoi se për moslejimin e mediave në sallë janë cituar praktika të drejtësisë amerikane, ndërsa për përdorimin e të ashtuquajturit “kafaz xhami” për Ilir Metën janë marrë si referencë raste nga Rusia dhe Ukraina.

“Ka vetëm një standard që duhet të zbatohet dhe ai është Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Blushi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ngriti gjithashtu akuza ndaj SPAK-ut, duke pretenduar se prokurorët kanë fshehur prova dhe dokumente që, sipas tij, hedhin poshtë akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Ai iu referua dëshmisë së Jozef Hejsek dhe dokumenteve që lidhen me çështjen e kompanisë “McKeon Group”, duke pretenduar se këto materiale rrëzojnë një pjesë të akuzave të paraqitura nga organi i akuzës.

Blushi kërkoi që procesi gjyqësor të jetë plotësisht i hapur për publikun dhe mediat, duke argumentuar se transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave do të ishte mënyra më e mirë për të garantuar transparencën.

“E vetmja zgjidhje mbetet që seancat të transmetohen live nga sekonda e parë deri në sekondën e fundit”, u shpreh ai.

Seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës është caktuar të mbahet më 18 qershor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.