Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me tone të forta pas urdhër-arrestit për shefen e shëbimit të inteligjencës, Vlora Hyseni.
Duke akuzuar qeverinë dhe strukturat shtetërore për atë që ai e cilëson si “kapje të shtetit nga mafia”, Blushi shprehet se “shteti ka rënë” dhe se siguria kombëtare është cenuar, ndërsa ngre akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe qeverisë. Sipas tij, struktura të rëndësishme të shtetit janë vendosur nën kontrollin e grupeve kriminale, ndërsa përgjegjësinë politike për këtë situatë ia atribuon kryeministrit Edi Rama.
Blushi e cilëson situatën si një “betejë për vetë ekzistencën e Republikës” dhe u bën thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit të reagojnë në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit të së drejtës, lirisë dhe sovranitetit. Në fund të deklaratës, ai e përmbledh qëndrimin e tij me formulimin: “Republika ose mafia. Shqipëria ose Kapoja i Kapove”.
Sot, më shumë se kurrë, çlirimi i shtetit nga mafia dhe rikthimi i Republikës në duart e shqiptarëve është një detyrë kombëtare!
Deklarata e plotë:
Sot nuk kemi të bëjmë me një paralajmërim politik, me një dyshim apo me një iluzion.
Sot u faktua se kapja e shtetit nga mafia është një realitet!
Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë!
Mafia nuk është më përballë shtetit. Mafia është në themelet e shtetit, është vetë shteti!
Mafia ka kapur të gjitha strukturat që duhet të garantojnë sigurinë kombëtare, ligjin, Kushtetutën dhe mbrojtjen e Republikës.
Shërbimi Informativ i Shtetit në duart e Ergys Agasit.
Policia e Shtetit në duart e Ergys Agasit.
Ministria e Mbrojtjes në duart e Ron Yeffet.
Pronat dhe pasuritë publike, bregdeti dhe malet janë nën kontrollin e karteve të drogëve.
Financat publike janë në duart e trafikantëve të drogës.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që duhet të ishte këshilli i mbrojtjes së sigurisë, është shndërruar në tryezën ku mblidhen krerët e familjeve mafioze, në një lloj takimi të “Cosa Nostra”-s shqiptare.
Dhe mbi të gjithë qëndron Kapoja i Kapove, Edi Rama, ai që ka ngritur, mban në këmbë dhe drejton shtetin e mafias.
Shqipëria ndodhet përballë një prej betejave më të mëdha të histories.
Sot është koha për reagim të fuqishëm mbarëkombëtar!
Është koha që shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të ngrihen në mbrojtje të Republikës, të Kushtetutës, të lirisë dhe të sovranitetit të tyre.
Sot është koha për ta çliruar shtetin nga mafia!
Sot është koha për ta rikthyer Republikën tek shqiptarët!
Detyra për ta çliruar shtetin nuk është më vetëm politike.
Nga sot, beteja për Republikën duhet të jetë një betejë e çdo shqiptari patriot që beson se Shqipëria duhet t’u përkasë shqiptarëve dhe jo mafias.
Koha për ta marrë në duar fatin e Republikës është sot!
Koha për ta çliruar shtetin është sot!
Koha për t’ua rikthyer Shqipërinë shqiptarëve është sot!
Shqipëria ose Kapoja i Kapove.
Shteti i mafies duhet hedhur në humnerë dhe dhe bashke me te edhe Edi Rama.
Historia ka treguar se asnjë organizatë kriminale, sado e fuqishme të jetë, nuk mund të jetë kurrë më e fortë se kur punonjësit e ndershëm të policisë, ushtarakët patriotë dhe qytetarët e ndershëm bashkohen në luftë kundër saj.
Kolumbia e viteve të luftës kundër Pablo Escobarit është një prej shembujve më të forte se si policë të ndershëm, familje viktimash dhe qytetarë u bashkuan përballë një banditi që kishte sfiduar vetë shtetin dhe ia tregoi vendin.
Të bashkohemi të gjithë, për ta shporrur me çdo çmim Edi Ramën!
Shqipëria sot ndodhet përpara një prove historike.
Kjo nuk është më vetëm një betejë politike. Është beteja për vetë ekzistencën e Republikës.
Është koha që shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të ngrihen në këmbë në mbrojtje të shtetit të së drejtës, Kushtetutës, lirisë, sovranitetit të tyre dhe në emër të së ardhmes së fëmijëve të tyre.
O do të ekzistojë Republika, ose do të ekzistojë shteti i mafias.
O do t’u përkasë Shqipëria shqiptarëve, ose do të mbahet peng i mafias.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Vlora Hyseni u bëri presion gjyqtarëve të Kushtetueses në çështjen e Belinda Ballukut!

Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në javë te një lokal poshtë shtëpisë sime

Shembet përfundimisht në humnerë shteti i Ramës!

GJKKO ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin/ Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve...

“Kriza më e rëndë kombëtare për dekada”/ BIRN: Shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni në “arrest shtëpie” për aferën e AKSHI...





