PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...
Në një postim veçanërisht të fortë në X, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i bëri një paral...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se Operatori i Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi e miratuar pak d...
Banorët e Lagjes nr. 15 në Spitallë të Durrësit janë ngritur mëngjesin e sotëm në protestë, duke kundër...
Një qytetar nga Durrësi ka dërguar një denoncim në redaksinë e Piranjat News, ku përshkruan situatën e rëndë...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimit të Bashkisë Maliq me Bashkinë e Korçës, duke e cilësuar si një tjetër goditje ndaj banorëve dhe një projekt që synon shpopullimin e zonës.
Në një intervistë për Syri TV nga Maliqi, Blushi akuzoi qeverinë se po tenton t’u imponojë banorëve një vendim pa i pyetur dhe pa zhvilluar konsultime publike. Ai e cilësoi projektin si “ogurzi, shpopullues dhe shkombëtarizues”, duke u shprehur se synimi është dobësimi i një prej zonave më të rëndësishme bujqësore të vendit.
Blushi ngriti akuza të forta ndaj kryetarit të qarkut Korçë, Niko Peleshi, duke u shprehur se ndaj këshilltarëve socialistë është ushtruar presion dhe shantazh për të mbështetur projektin. Sipas tij, Maliqi është përballur me një situatë tensioni dhe presioni politik përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
“Qeveria në vend t’u ofrojë shërbimet banorëve, ua largon edhe më shumë”, deklaroi Blushi, duke sjellë si shembull banorët e zonave të thella, të cilët, sipas tij, do të detyrohen të përshkojnë dhjetëra kilometra për shërbime bazë nëse bashkia bashkohet me Korçën.
Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për braktisjen e fermerëve dhe blegtorëve të Maliqit, duke përmendur mungesën e financimeve dhe problemet me fondet IPARD. Sipas Blushit, ndërsa fermerët luftojnë për të mbajtur gjallë tokat e tyre, qeveria po ndërmerr një reformë që rrezikon ta zbrazë edhe më tej zonën.
Blushi e lidhi projektin edhe me të ashtuquajturën “Paketë e Maleve”, duke akuzuar qeverinë se po përgatit terrenin për interesa ekonomike mbi tokat dhe pasuritë e zonës.
Ai kritikoi edhe Bashkinë e Korçës, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e saj për të përballuar shërbimet në një territor edhe më të madh. Sipas tij, nëse bashkimi realizohet, zonat e thella të Maliqit do të mbeten edhe më të izoluara dhe të pambështetura.
Në fund, Blushi paralajmëroi reagim të fortë qytetar nëse qeveria vijon me projektin pa marrë miratimin e banorëve. Ai deklaroi se opozita do të qëndrojë në krah të tyre dhe akuzoi mazhorancën se po tenton të fshijë nga harta një zonë me rëndësi historike, bujqësore dhe demografike.
Blushi:
Së pari dua të denoncoj sjelljen kriminale të kryetarit të qarkut të qarkut, Niko Peleshi, i cili, u informova që mbrëmë në darkë, ka mbledhur një pjesë të strukturave, edhe personazhe të njohur të botës së krimit të Korçës, të cilët mbrëmë kanë ushtruar terror në Bashkinë e Maliqit, në veçanti ndaj këshilltarëve socialistë për të mos pranuar që... refuzonin në fakt dhe refuzojnë me bindje shkrirjen e Bashkisë Maliq me Bashkinë e Korçës, por që nën presion, nën shantazh, janë kërcënuar mbrëmë natën, në orët e vona të natës, kur Maliqi ka qenë nën terror. Nga vetë Niko Peleshi ka kryesuar këtë operacion kriminal për të detyruar këshilltarët për të bërë atë akt të turpshëm që bën sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Maliq. Së pari, dua të theksoj që në Bashkinë Maliq nuk është zhvilluar kurrë asnjë dëgjesë publike nga komisioni i reformës territoriale. Ardian Mazniku nuk ka qenë kurrë në Maliq. Ardian Mazniku nuk ka dëgjuar kurrë zërin e banorëve të Maliqit nëse ata janë apo jo dakord me projektin ogurzi, shpopullues, shkombëtarizues të Edi Ramës për shkrirjen e një bashkie e cila është hambari i Shqipërisë. Them hambari sepse është një bashki që aktualisht ka rreth 40 mijë banorë që jetojnë në këtë rezidencë... komunitet më punëtor, duarartë. Mjafton kushdo që bën rrugën Tiranë-Korçë, sheh fushat e Maliqit të cilat ende vijojnë të punohen, edhe pse në kushte shumë të vështira.
Fermerët e Bashkisë së Maliqit janë të braktisur nga qeveria, janë të nënfinancuar, tani u janë mohuar prej më shumë se tre vitesh edhe fondet e IPARD, e megjithatë, pavarësisht këtyre kushteve shumë të vështira, kësaj braktisjeje kriminale nga ana e qeverisë, ata vijojnë të qëndrojnë në vatrat e tyre, të punojnë tokat e tyre, dhe të kontribuojnë jo pak për PBB-në e përgjithshme të vendit. Dhe është pikërisht kjo arsyeja pse Maliqi vijon të ketë ende banorë, pse vijon të ketë ende fermerë që punojnë, që Edi Rama dhe Niko Peleshi kërkojnë ta fshijnë nga harta e Shqipërisë. Boll halle ka Bashkia e Korçës, e cila nuk menaxhon dot zgjidhjet në këtë bashki. Do të menaxhojë tani zgjidhjet në Bashkinë e Maliqit? Një banor nga Dushari, në kufi të Maliqit me Skraparin, janë 75 kilometra për të shkuar deri në Bashkinë e Korçës. I cili merr një ndihmë ekonomike prej 35 mijë lekë të vjetra. Pra, për të bërë disa llogari shumë të thjeshta, i duhen të paktën 40 mijë lekë të vjetra vetëm transport dhe torturë, për të marrë qoftë një leje të zakonshme, apo një shërbim, apo një dokument bazik. Çfarë taksirati kanë këta banorë që qeveria në vend t'u ofrojë shërbimet, ua largon edhe më shumë? Arsyeja e vetme pse Edi Rama e theksoi do ta shkrijë Bashkinë e Maliqit është sepse ai i urren njerëzit që ende me shumë sakrifica vijojnë të qëndrojnë në vatrat e tyre. Dhe për më tepër, urren faktin që Maliqi, edhe pse i braktisur, edhe pse në fakt ka votuar Partinë Socialiste, tani Partia Socialiste, Edi Rama, Niko Peleshi u nguli thikën pas shpine të gjithë banorëve të Maliqit, fermerëve, blegtorëve të kësaj zone, të cilët vijojnë të qëndrojnë me sakrifica në vatrat e tyre, thjesht dhe vetëm pse Edi Rama do të aplikojë dhe në Bashkinë e Maliqit të ashtuquajturin paketë të maleve.
Pra, pasi gllabëroi, pasi betonizoi bregdetin, tani u është turrur maleve për të pastruar paratë e krimit të organizuar, sikundër po ndodh edhe në zonat veriore të vendit. Unë dua të përgëzoj të gjithë këshilltarët opozitarë të Partisë së Lirisë, në veçanti të Partisë Demokratike, të cilët në mënyrë shumë dinjitoze mbrojtën sot interesin publik, mbrojtën sot interesin e të gjithë banorëve të Maliqit, sepse kjo është një betejë, nuk është një betejë politike, është një betejë për të mbrojtur tokat e banorëve të Maliqit, është për të mbrojtur historinë, kulturën, identitetin e një zone e cila nuk mund të fshihet dot nga harta e Shqipërisë, për më tepër që në Maliq janë zbuluar edhe vendbanimet e para historike në trojet shqiptare. Pra, një vendbanim i lashtë, i cili tani me firmë të Edi Ramës dhe të Niko Peleshit synohet të fshihet nga harta e Shqipërisë. Dua kam një pyetje për të gjithë deputetët e Partisë Socialiste, për Niko Peleshin, për Ilir Pendavinjen, për Romina Kukon, edhe të gjithë kukullat e Edi Ramës në qarkun e Korçës: Dilni përballuni me banorët e Maliqit dhe mos guxoni të vini në jetë një projekt që synon të shfarosë blegtorinë në Maliq, të shfarosë bujqësinë në Maliq, dhe mbi të gjitha të godasë çdo familje në Maliq, të cilat jam i bindur që do të reagojnë, ashtu siç di të reagojë ky popull patriot, dhe mbi të gjitha pundashës, për të mos lejuar të marrë jetë ky projekt.
Unë e kam theksuar e vetmja rrugë, dhe ne si forcë politike, si Partia e Lirisë e kemi theksuar, e vetmja rrugë është referendumi. Por në kushtet kur Edi Rama kërkon që me banditë, me autoritetin që e shpërdoron në mënyrë barbare Niko Peleshi, t'u imponohet këtyre banorëve, nuk janë interesat e Gëzim Topçiut, i cili ka shtatë vjet kryetar bashkie dhe për të cilin... ka mbi tre mandate kryetar bashkie, të cilit i është premtuar një post drejtori, nuk është posti i Gëzim Topçiut nuk mund të prevalojë mbi interesat e banorëve të Maliqit, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Dhe ata banorë që kanë votuar Partinë Socialiste në Maliq duhet ta dinë që interesat e tyre prevalojnë mbi interesin e një kryetari bashkie i cili bën tregti me postin, thjesht dhe vetëm për të bërë këtë ngjarje sot të turpshme, skandaloze, që ndodhi sot në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Maliq, ku i gjithë këshilli bashkiak në fakt ka shprehur vullnetin e tij për të mos pranuar shkrirjen me Bashkinë e Korçës. Një term i cili nuk ekziston as në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore. Nuk ekziston termi shkrirje në bashkimin europian. Ka vetëm bashkim, por dhe ky bashkim ndodh vetëm kur shprehen vetë banorët me referendum. Ndaj dhe ne kemi theksuar që referendumi është e vetmja zgjidhje kushtetuese, demokratike, ligjore, por edhe morale, sepse është shumë e turpshme, pabesi e madhe për ata deputetë të Partisë Socialiste në qarkun të Korçës që kur dolën në fushatë, nuk u thanë të vërtetën këtyre banorëve, të cilët kanë që nga viti 91 që votojnë Partinë Socialiste, dhe ja si i shpërblen Partia Socialiste.
U ngul thikën pas shpine, i shkrin sepse nuk e duron dot faktin që këtu ka ende njerëz që edhe pse në kushte të vështira punojnë tokën, mbjellin, korrin. Por kjo nuk shkon dhe nuk përputhet aspak me agjendën antikombëtare dhe shpopulluese të Edi Ramës. Ka rënë zjarr, pak ditë më parë në Bashkinë e Korçës... Në kurorën e gjelbër të Bashkisë Korçës. Dhe zjarri ka 40 e ca orë, nuk shuhet dot. Tani si mund të shuajë zjarrfikëset në Korçë, largqoftë në qoftë se bie zjarr sot në Dushar? A mund të ma thoni dot? Si mund të ndodhi dot kur të paktën shërbimi i zjarrfikës duhet të paktën të jetë gjysmë ore afër vendit të ngjarjes? Po i shohim sesi po përvëlohen malet në Pukë. Isha vetëm pak javë më parë në Pukë dhe në Fushë-Arrëz. E ngrita këtë shqetësim. Bashkia e Pukës nuk menaxhonte dot situatën, tha largqoftë na bie zjarr nuk e menaxhojmë dot. Si mund të mbulojmë ne të gjithë ato masive pyjore?Më fal po si do ta shuajnë dot zjarrin Bashkia e Korçës, fjala vjen në Lozhan? Apo në Strelcë? Në zona të thella të Bashkisë së Maliqit, të cilat edhe pse sot e kanë një bashki prapë nuk kanë ato shërbime të cilat duhet të... duhet t'i kenë këta qytetarë.
Ndaj unë u bëj thirrje të gjithë banorëve të Maliqit, tanimë është e qartë se kush është qëndrimi i Partisë Socialiste, se kush është qëndrimi i Edi Ramës. Dua të denoncoj dhe i ftoj të mos tremben nga banditët që Niko Peleshi ka sjellë që ditën e djeshme në këtë bashki. Ftoj dhe operatorët tuaj të shohin sesi po terrorizohet sot Maliqi me forca të shtuara policie, e kundërta banditët qarkullojnë të lirshëm në mbarë vendin, kundërta krimi po vret edhe turistë të huaj, dhe policia nuk ekziston. Sot prej 24 orësh Maliqi është nën terror sepse kërkohet t'u imponohet Këshillit Bashkiak me dhunë të pranohet një projekt për të asgjësuar familjet e tyre. Po si mund ta pranojë këtë një banor i Maliqit? Si mund ta pranojë këtë fermeri i Maliqit? Si mund ta pranojë këtë blegtori i Maliqit? Thjesht dhe vetëm pse Edi Rama dhe Niko Peleshi bëjnë pazar me Gëzim Topçiun, i premtojnë një post drejtori, kur dihet që në Bashkinë Maliq, vetëm një muaj më parë, u kap një person i cili edhe kur u arrestua vrau një punonjës policisë së shtetit dhe rezultoi që ai përfitonte fonde nga AZHBR-ja, ndërkohë këta fermerë kanë tre vjet pa asnjë asnjë fond nga IPARD, se nuk i mjaftoi Edi Ramës të vjedhë buxhetin e shtetit, po vjedh edhe ndihmën e Bashkimit Europian. Ndaj thirrja është të mbështetet fort kërkesa e banorëve të Maliqit, referendum ose në raste se Edi Rama kërkon me forcë të shtyjë para këtë projekt ogurzi, atëherë jam i bindur që fjalën do ta kenë banorët patriotë të kësaj bashkie, të cilët jam i bindur që nuk do të pranojnë shpopullimin e këtyre trevave dhe nuk do të pranojnë që tokat e tyre, pyjet e tyre, të grabiten nga bandat e Edi Ramës dhe Niko Peleshit të cilët nuk mund ta bëjnë dot zap Maliqin. Nuk mund ta bëjnë dot zap këtë trevë, nuk mund ta bëjnë dot zap as Dusharin, as Libonikun, as Strelcën, as Lozhanin, e as të gjithë ato treva, ato fshatra, të cilat ende sot vijojnë apo jo të kontribuojnë në mënyrë sa më shumë mund të me shumë sakrifica për PBB-në e përgjithshme. Nuk mund të ketë shkrirje kur vetë banorët nuk e duan shkrirjen.
Dhe për më tepër, nuk mund të ketë bashkim me një institucion si Bashkia e Korçës, e cila është institucioni i cili e ka mendjen vetëm si të bëjë festë lakrori, festë birre, ama kur vjen puna te fermerët e që ndodhen në Bashkinë Korçë, janë të braktisur, kur vjen puna te pyjet e Korçës i lënë të digjen. Tani kjo bashki që e ka mendjen vetëm te lakrori e te birra do mendojë për fermerët që e hedhin në kanal, edhe këtë vit fermerët e Bashkisë Maliqit i kanë hedhur në kanal se i ka përmbytur importi. Sepse detyrohen me dhunë edhe këta fermerë që punojnë nga mëngjesi në darkë me shumë sakrifica, të ushqehen edhe këta me produkte importi.Ka vetëm një synim. Shkrirja e Bashkisë së Maliqit nuk do të pranohet. Referendumi është e vetmja rrugë, por në raste se Edi Rama nuk do që të pyesë popullin e Maliqit, sepse nëse do të donte ta pyeste do të vinte Ardian Mazniku këtu t'i konsultohej me ta dhe t'i dëgjonte se çfarë mendojnë banorët e Maliqit, unë jam i bindur që fjalën do ta marrin vetë banorët e Maliqit me protesta shumë të fuqishme, sepse në fakt është, nuk është vetëm thjesht mbrojtje e institucionit. Është mbrojtja e tokave të tyre, është mbrojtja e vatrave të tyre, është mbrojtja e shtëpive të tyre që kërkojnë të shemben, të shkatërrohen, të shpopullohen, të boshatisen nga Edi Rama. Një projekt që kurrë, kurrë nuk do ta lejojmë dhe unë e garantoj dhe këshilltarët e Bashkisë së Maliqit, banorët e Bashkisë së Maliqit, unë do të jem këtu dhe e gjithë opozita do të jetë këtu në këmbë, për të penguar këtë projekt që synon të fshijë nga harta e Shqipërisë Bashkinë e Maliqit. Bashki e cila ka hyrë dhe në historinë e Shqipërisë se i ka vendbanimet më të lashta dhe mbi të gjitha nuk mund të lejojmë kurrë që sakrifica e të gjithë atyre intelektualëve... Këtu ka qenë Këneta e Maliqit, këtu ka qenë TEC-i i Korçës, këtu ka qenë Fabrika e Sheqerit, janë derdhur djersë e gjak, kanë shkrirë kockat, vazhdojnë të bëjnë mijëra sakrifica për të mbajtur gjallë këtë trevë, nuk do ta lejojmë kurrë që sakrificat e këtyre banorëve të shkelen...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar ndaj protestës së socialistëve të Patosit kundër shkrirjes së bashkisë....
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se Operatori i Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi e miratuar pak d...
Një nga emrat e rinj të biznesit në Shqipëri është Sani Sanilevich, një shtetas izraelito-shqiptar, i cili brenda një ...
Lëvizja qytetare antiqeveritare në Tiranë, e njohur gjerësisht si “Revolucioni Flamingo”, shënoi më 18 gusht dit&eum...
Qytetaret do të mblidhen sërish pasditen e kësaj të enjteje përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 82-të t&...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka demaskuar propagandën qeveritare, lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Teksa socialisti Taulant Bal...
Nga Kreshnik Çollaku Projekti i Edi Ramës për një “shtet sovran” bektashi në Tiranë mund të krijojë nj&e...
Qytetarët janë mbledhur në ditën e 81-të të protestës, ndërsa të vendosur vijojnë me kërkesën e tyre...
Një qytetar ka deklaruar se është kërcënuar me mesazhe pëe shkak të pranisë së tij në protesta. Gjatë nj&...