FOTO-EMRI/ Zbardhet dinamika e atentatit të dështuar në Elbasan. Autori dhe shënjestra bashkë në një tavolinë
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri të regjistruar mesditën e kësaj të...
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri të regjistruar mesditën e kësaj të...
Një organizatë kriminale transnacionale, anëtarët e së cilës ishin të përfshirë në transportimin e sasive t&eu...
Një ngjarje e rëndë, e cila për pak mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike, është regjistruar në një lok...
Sali Berisha deklaron se masat e marra për përballimin e zjarreve që kanë përfshirë vendin, nuk janë të mjaftueshme.&n...
Në një deklaratë për mediat, Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, u shpreh se rikthi...
Më 20 gusht, një grup aktivistësh do të niset nga Brindisi drejt ishullit Sazan në Shqipëri. Ata do të udhëtojnë ...
Banorët e Pallatit "FI 2009" në Vlorë, i cili ndodhet përballë ish-Parkut të Tregtisë, denoncojnë një situatë...
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh janë krijuar këtë të enjte në hyrje të Elbasanit, në aksin Tir...
Zbulimi i skemës korruptive “5D” dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, u shoqëruan me lëvizje tektonike në Bashkinë...
I pyetur mbi koncesionin e hemodializës dhe akuzat për abuzim me fondet publike, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi rastin si një ...

Sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi, akuzon qeverinë Rama se ka orientuar ekonominë shqiptare drejt ndërtimit, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve, në dëm të prodhimit dhe industrisë.
Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, ai pretendon se prodhimi industrial në Shqipëri ka rënë nga 100 pikë në vitin 2021 në 84.7 pikë në vitin 2025, duke e cilësuar këtë si shenjë të deindustrializimit dhe të një modeli ekonomik që po nxit shpopullimin.
Blushi e lidh këtë model me atë që e quan “narkoekonomi” dhe “ekonomi të betonit”, duke akuzuar qeverinë se favorizon kullat, resortet dhe importet, ndërsa lë pas dore industrinë përpunuese, bujqësinë dhe eksportet.
Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të modelit ekonomik, me fokus te prodhimi vendas, eksportet, investimet në industri dhe krijimi i vendeve të punës, duke e paraqitur këtë si një nga prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.
Deklarata:
Shqipëria po prodhon gjithnjë e më pak dhe po përballet me një dështim të rëndë ekonomik, duke u deindustrializuar pa ndalim, si pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik të gabuar, të orientuar me vetëdije drejt ndërtimit, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve.
Do të mjaftonte tatëpjeta e pandalshme e zhvlerësimit të euros dhe dollarit me lekun, për të kuptuar se narkoekonomia është vetë Narkoshteti.
Të dhënat zyrtare të Eurostat janë alarmante: prodhimi industrial në Shqipëri ka rënë nga 100 pikë në vitin 2021 në vetëm 84.7 pikë në vitin 2025.
Pra, në vetëm katër vite, Shqipëria ka humbur 15.3% të prodhimit industrial.
Nga 35 ekonomi europiane të përfshira në të dhëna, vetëm Ukraina, e përfshirë në luftë, ka një performancë më të keqe se Shqipëria.
Ky deindustrializim ndodh për shkak se Edi Rama shton lejet për kulla dhe mbyll fabrika, shton betonin dhe frenon zhvillimin, nxit qarkullimin dhe legalizimin e parasë së pisët dhe godet prodhimin dhe ngatërron propagandën turistike me ekonominë e qëndrueshme.
Është pikërisht ky model ekonomik që ka nxitur shpopullimin.
Ndërkohë që Serbia e ka rritur prodhimin industrial me 8.8%, Turqia me 9.9%, Greqia me 12.7%, Polonia me 12.5% dhe Danimarka me 28.8%, Shqipëria ka bërë të kundërtën: ka shkatërruar kapacitetin e saj prodhues.
Sepse Edi Rama nuk ka një strategji serioze për industrializimin e vendit, për zhvillimin e industrisë përpunuese, për industrinë nxjerrëse minerare dhe hidrokarburet.
Nuk ka asnjë politikë për rritjen e eksporteve, por vetëm për nxitjen e importeve.
Narkoekonomia është vetë themeli i Narkoshtetit, të mbështetur mbi ekonominë e betonit, kullave, resorteve, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve.
Ky është modeli ekonomik i Edi Ramës, që po shpopullon masivisht Shqipërinë në kohë paqeje, sepse kur nuk krijon industri, vende pune produktive dhe eksporte konkurruese, ekonomia bëhet gjithnjë e më e varur nga pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, konsumi dhe flukset e parave nga jashtë.
Një i ri shqiptar nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke punuar në një ekonomi që i ofron kryesisht punë me produktivitet të ulët, ndërkohë që fabrikat mbyllen, industria tkurret dhe investimet orientohen drejt betonit dhe pasurive të paluajtshme.
Kompanitë përpunuese shqiptare po përballen njëkohësisht me mbiçmimin e lekut, rritjen e kostove të punës dhe prodhimit dhe konkurrencën ndërkombëtare.
Rënia e lartë e eksporteve të vendit nuk mund të kompensojë përfitimet e “fryra” propagandistike nga turizmi dhe as të mbulojë krizën që po kalon ekonomia e vendit si rezultat i politikave të papërgjegjshme të Qeverisë kundrejt sipërmarrjes dhe klimës armiqësore ndaj biznesit.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë sektorin e bujqësisë me synimin e rritjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe rritjen e eksporteve.
Përkundrazi, që nga viti 2017, kur “Rilindja” e mori vetë timonin dhe tepsinë dhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, është përgjysmuar numri i gjedhëve e të imtave dhe braktisja e bujqësisë ka rënduar më tej gjendjen ekonomike të fermerëve dhe ka rritur më shumë importet bujqësore për konsum.
Shqipëria mbetet e varur në masën më të madhe nga importet për produktet ushqimore bazë dhe ato bujqësore, pavarësisht nga potenciali i lartë dhe i pakrahasueshëm që ka sektori i bujqësisë në vendin tonë, me Maqedoninë e Veriut fqinje dhe vendet e tjera.
“????????????????????????????????” ????????̈???????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????̈ ????????????????????????????????????????̈ ???????????????????????????? ???????? ???????????????????????????????????? ????????????????????????????????????????̈ ???? ????????̈???????????????????????????????? ????????̈ ????????̈????????̈???????? ???????????? ????????̈ ????????????̧???????????????? ????????̈ ????????̈???????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????????????????????????????, ???????? ???????????????????????????? ???? ???????????????????????????? ????????̈ ????????????????????̈???? ????????̈ ???????????????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????????.
Mosmbështetja e ndërmarrjeve eksportuese, rritja e çmimeve, zhvlerësimi i euros dhe barra e lartë fiskale dhe administrative kanë ndikuar në uljen e eksporteve.
“Rilindja” ka ofruar modelin e një ekonomie të betonit. Ekonomia e vendit është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit në ndërtim. Qeveria ka hapur dyert për dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe dhe, me bekimin e saj, janë hapur kufijtë e dyndjes së parave të pista.
Ndaj, rritja ekonomike jo vetëm bazohet në faktorë të paqëndrueshëm dhe risk të lartë, por ajo kurrsesi nuk mund të vlerësohet as e shëndetshme për aq kohë sa nuk është e bazuar te prodhimi dhe eksportet dhe te rritja e konkurrueshmërisë.
Për më tepër, ajo thellon polarizimin shoqëror dhe jo vetëm që nuk është përfshirëse, por rezulton qartë përjashtuese për shtresat më në nevojë.
???????????????? ???????????????????????????????? ???? ????????????????????????????̈ ????????̈ ????????????????????????̈, ???? ???????????????????????????????????????? ????????̈???? ???? ???????????????????????? ????????????????????????????????????̈ ????????????????, ???????????????????? ????????????̈ ????????̈???????????????????????????? ????????̈ ????????????????????̈ ???? ????????̈ ????????????????????????????̈ ????????̈ ???????????????????????????? ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????, ???????????? ????????????̈ ???????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????? ????????̈ ????????????̈ ???????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????? ????????̈ ????????????̈???????????????????????????????? ???????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????????? ????????????????????????, ???????????????????????????????????????? ???????????? ????????????̈???????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????????????????????? ????????̈ ????????̈ ???????????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????̈ ???????????????????? ???????????????? ????????̈ ????????????????̈???????????????????????????? ????????̈???? ????????̈ ???????????????????????????? ???????????????????????????????? ???? ????????̈ ???????????????????????? ???????????? ????????????????????????????????????????̈ ???? ????????????????????????????????????????????????.
Sot Edi Rama mund të inaugurojë edhe njëqind kulla të tjera. Por një kullë nuk është fabrikë. Një resort nuk është industri. Një import nuk është prodhim. Dhe një statistikë turistësh nuk është zhvillim ekonomik i qëndrueshëm.
Shqipëria ka nevojë të prodhojë, jo vetëm të ndërtojë. Të eksportojë, jo vetëm të importojë. Të krijojë vende pune, jo të eksportojë të rinjtë.
Ky është ndryshimi thelbësor mes modelit të Narkoekonomisë së betonit dhe modelit të zhvillimit kombëtar të Partisë së Lirisë.
Shqipëria duhet të bëhet vend prodhues dhe eksportues. Dhe për këtë nevojitet një përmbysje e plotë e modelit ekonomik që Edi Rama i ka imponuar vendit.
Në një deklaratë për mediat, Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, u shpreh se rikthi...
Më 20 gusht, një grup aktivistësh do të niset nga Brindisi drejt ishullit Sazan në Shqipëri. Ata do të udhëtojnë ...
I pyetur mbi koncesionin e hemodializës dhe akuzat për abuzim me fondet publike, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi rastin si një ...
I pyetur mbi dyshimet se zjarret mund të jenë të qëllimshme dhe të lidhura me interesa klienteliste, kreu i PD-së, Sali Berisha,...
Çdo pasdite marshojnë drejt ndërtesave të qeverisë, të mbyllura për pushimet verore. Në Tiranë, protesta vazhdo...
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka folur për median e njohur britanike, ‘UnHerd’, e cila ka publikuar një shkrim të gjat&eu...
Qindra shqiptarë nga diaspora janë bashkuar në Tiranë, duke iu bashkuar protestës kundër qeverisë. Me flamuj kuqezi dhe pank...
Një i ri ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë protestës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama dhe duke krit...
Qytetarët e Rrogozhinës kanë vijuar edhe këtë mbrëmje protestat kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së R...
Aktivisti Edison Lika iu drejtua protestuesve dhe diasporës së mbledhur në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. &ld...