POLITIKE

Blushi-Ramës: Simbolet Kombëtare nuk janë kuaj sa për të kaluar lumin dhe që të jesh patriot nuk duhet të jesh hajdut

Piranjat Përditësimi i fundit 17 September 2026, 19:02
Blushi-Ramës: Simbolet Kombëtare nuk janë kuaj sa për

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e lidhur debatin për patriotizmin dhe Kosovën me protestat e zhvilluara ditët e fundit në Shqipëri.

Blushi tha se, sipas tij, mazhoranca po përdor çështjen e nacionalizmit për të larguar vëmendjen nga problematikat e brendshme dhe nga protestat kundër qeverisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë akuzoi deputetët e mazhorancës për përdorim  politik të simboleve kombëtare dhe të çështjes së Kosovës.

‘Simbolet Kombëtare nuk janë kuaj sa për të kaluar lumin dhe që të jesh patriot nuk duhet të jesh hajdut’, u shpreh ai.

Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij Blushi ia kushtoi edhe politikave ekonomike të qeverisë. Ai akuzoi mazhorancën për rritje të kostos së jetesës, probleme me pensionet dhe politikat ndaj fermerëve, ndërsa hodhi akuza edhe për importin e produkteve ushqimore nga Serbia.

Blushi e krahasoi mazhorancën me personazhet e veprës ‘Ferma e kafshëve’ të George Orëell, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë dhe deputetëve socialistë.

Fjala në Kuvend e Tedi Blushit:

Edhe në këtë seancë, Edi Rama vërtetoi se kur nuk ka më alibi se çfarë t'u thotë shqiptarëve, se çfarë t'u thotë atyre protestuesve që janë mbushur sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, ka gjetur dhe gjeti në fakt, strehën e fundit për tu fshehur, aty ku fshihen të gjithë maskarenjtë nacionalizmin.

E megjithatë, dua t'u kujtoj të gjithë atyre deputetëve të tij që parakaluan në këtë foltore, që folën në emër të nacionalizmit, që folën për patriotizmin se Simbolet Kombëtare nuk janë kuaj sa për të kaluar lumin dhe që të jesh patriot nuk duhet të jesh hajdut.

Që të jesh patriot nuk duhet të jesh trafikant dhe sigurisht që as ju nuk mund të jeni patriot.

Sepse në qoftë se liria në Kosovë ka emër, më Shqipëri tradhëtia ka emër, hajnia ka emër, poshtërsia ka emër, shitja e interesit kombëtar ka emër dhe ai është Edi Rama, i cili pa votat tuaja nuk do të bënte të mundur që mielli i kontaminuar Serb që ka përmbytur sot Shqipërinë, të përdoret si plaçkë tregu për të blerë votat e shqiptarëve.

Se nëse nuk do ishit ju, Edi Rama nuk do përmbyste Shqipërinë me qumështin e kontaminuar  pluhur nga Serbia për të falimentuar fermerët shqiptarë.

Ndaj këto 6 apo 7 orë në këtë seancë përveçse kanë dashur një durim të madh, për fat të keq, duan edhe një stomak të fortë për të degjuar të gjithë çetën e hajdutëve, trafikantëve, përfaqësuesve të krimit të organizuar të na japin moral për patriotizmin dhe se sa shumë e duan Kosovën.

Në fakt, kush e ka lexuar librin ‘Ferma e kofshëve’ të George Orëell dhe kush nuk e ka lexuar i ftoj ta lexojne, do kuptojnë fare qartë se derrat e majmur të kësaj mazhorance janë ata që ju kanë marrë shqiptarëve jo vetëm kumbullat dhe mollët, por po u vjedhin pensionet, po i taksojnë vezët, po i taksojnë qumështin, miellin, vajin, sheqerin edhe më shumë se Serbia, të cilën sot e anatemojnë pikërisht ata të cilët kanë duartrokitur kur Edi Rama tregëtonte kufijtë e Kosovës me Aleksandër Vuçiçin.

Jeni pikërisht ju që duartrokitët ‘Ballkanin e Hapur’ për të asgjesuar Kosovën dhe që sot na flisni për Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Kur në fakt me luftën ju keni vetëm një rraport, rraportin me trafikun ndërkombëtar të armëve sikundër u faktua edhe jëto javë me audio-përgjimin e famshëm të Ron Yeffet.

Ndaj për tu rikthyer edhe njëherë tek ‘Ferma e kafshëve’, patriotizmi i vërtetë sot është të çlirohet nga këta derra të majmur, të çlirohet nga derrllëqet tuaja, nga fakti se po pasuroheni në kurrizin e popullit më të varfër të Kontimentit.

Nga fakti se po pasuroheni duke vjedhur pensionistët, duke vjedhur me çmimin e naftës, duke vjedhur edhe me shportën e bukës.

Jeni ju që po vidhni edhe ilaçet duke detyruar sot dhjetra e dhjetra shqiptarë të shkojnë jo drejt shërimit tek Onkologjiku, por drejt vdekjes së sigurt.

E si mund t'ju durosh ju të flisni sot këtu për Kosovën, e sigurisht që gjetet një alibi për të spostuar vëmendjen pasi  debati për gjoja pagat e gjyqtarëve që ju dhimben aq shumë, nuk arriti dot të shuajë protestën, tani gjetët alibinë për të na folur dhe për të na dhënë leksione për Kosovën.

Por theksoj se patriotizmi i vërtetë sot është se çfarë do të bëjnë shqiptarët për të hequr qafe një orë e më parë këtë klasë derrash ashtu siç George Orëell e shkruante te libri i tij ‘ Ferma e kafshëve’ në mënyrë që jo vetëm ju të hani mollët dhe kumbullat, ti vidhni shqiptarët nga mëngjesi në darkë dhe të detyrohen të largohen nga vendi, të shpopullohet e të shkombëtarizohet një shqipëri e tër, thjesht dhe vetëm për faktin se ju jeni këtu, si kartona e jo si njerëz që kanë ndërgjegje, që kanë dhembshuri dhe që kanë përgjegjësi për popullin e tyre.

Unë nuk mund të pranoj leksione nga hajdut votash që keni blerë vota me miellin e Serbisë.

Unë nuk mund të pranoj dot leksione patriotizmi nga ju që i vidhni pesonistët nga mëngjesi në darkë, aq sa edhe sot, ato vezë që ju gjuajtën ata protestues të nderuar në fakt ju bëjnë nder, se ju e ndotni vezën që ju zgërlqi kostumin.

A mund të quheni ju patriotë që fshiheni si minj, që keni rrethuar kuvendin me bodyguardë dhe polici.

Çfarë patriotësh jeni ju? Për kë patriotizëm po flasim?

Nuk është patriotizëm të postosh në rrjetet sociale fotot e katër udhëheqësve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk të bën patriot as cilësia e fjalimeve, as madhështia e pushtetit. Patriotët të bëjnë akti,  vendimi, ligjet. Dhe ju jeni, në fakt, tradhtarët e kombit, sepse keni miratuar ligjet më antikombëtare që kjo tokë ka njohur. Sepse janë ligjet tuaja që kanë detyruar 1.5 milion shqiptarë sot të braktisin vendin. Janë ligjet tuaja që detyrojnë shqiptarët të paguajnë skemën kriminale KAJO që Edi Rama të mbushi xhepat me Roni Yeffet.

Jeni ju që e keni votuar kokëulur të gjithë dhe fshiheni si minj para shqiptarëve që protestojnë.

Mos i ndotni vezët. Ndoshta pelenat e fëmijëve mund t’i ishin mjeti i duhur.

Sepse edhe vezën e ndotni, sepse edhe vezë që përdorin për të goditur ndaj jush, ju i vidhni 20%.

Na bëni ju moral për patriotizëm. Ju që për pak sa nuk hapët konsullatën serbe në Shkodër, ju që duartrokitët Edi Ramën me ish-ministrin e Slobodan Milosheviqit, ju  që duartrokitët Edi Ramën, kur ishte gati të ndante kufiri i Kosovës.

Ju që i vidhni shqiptarët nga mëngjesi në darkë,  keni mes jush nga ata që janë pasuruar duke importuar produkte serbe.

Edhe ata na thonë se sa shumë e duan Kosovën.

Ju që i vutë traun Kosovën, ju që detyruat çdo kosovar të paguajë pesë euro për të ardhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të protestuar kundër atij vendimi skandaloz të Hagës.

Ju që nuk doni vëllezrit, motrat tuaja.

Ju që keni përdorur gazin lotsjellës për të dëbuar gratë shtatzana nga shtepitë e tyre, për tju rrëmbyer pronat, tokat, për tu përgjysmuar bagëtitë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?